ZHULJETA ÇAUSHI FIERI
NDONJERE
Ndonjehere dhe qiejt bien ne toke,
Peshen e tyre askush se mban dot.
Sado qe veten ta mbash te forte,
Te syte te mblidhen stuhi me lot.
NDODH
Ndodh qe zemra te thyhet si qelq,
Dhe te rreshket loti përmbi faqe.
Ndihesh ne zemer aq bosh,aq keq,
Sa nuk beson as ne Zot, as ne Dreq.
LOTET
Nje lot i pastervlen teper
Nga nje zemer e dashuruar.
Mijra lot krokodili gënjeshtër,
Jane thjeshtë të fallsifikuar.
KUR
Kur koken pas te kthesh, dhe te kerkosh,
Nje dite te bukur te gjesh,
Apo te kujtosh, mos u trishto!
Dhe nese ndihesh bosh,
Buzeqesh, e mundohu te jetosh!
UJKU
Ujku fort le te çirret,
“ E harrova zakonë”!
S’ka faj ai qe shtiret,
Ka faj kush e beson!
PAK
Pak ngjyra, pak diell dhe pak tokë,
Pak trishtim,pak gezim dhe pak lot.
Pak fjale te ngrohta, pak dashuri,
Keto mjaftojne per t’u ndjere njeri.
MBREMJET E VJESHTES QAJNE
Troket era mbi xham
Ne mbremjet monotone vjeshtore.
Mbi fusha mjegulla shtrihet ngadale,
Në pelgjet e turbullta.
Pikat e shiut renkojne dhimbshem
Nga lotet e qiellit qe mbajne…
Ndaj mbremjet e vjeshtes qajne!