Pilo Zyba
SHKRIMTARI TEMA
DHE KOHA
Një vështrim mbi librin “ Trebeshina një jete para gjyqit” të shkrimtarit Nuri Dragoj
Shkrimtari, si pjesë e pa ndarë e shoqërisë ku jeton, studjon e punon, duke e marrë shoqërinë si një trup të vetëm,nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një qelizë e shoqërisë.Por, pare nga këndvështrimi tjetër, atij të shkrimtarit, të veçantit, ai dallon nga miljona qelizat për veçoritë që mbart në vetvete. Të gjitha këto veçori të marra së bashku, përbëjnë të tërën, atë që ai paraqet përpara lexuesit, përpara kombit apo kombeve.Fjalët e sipër përmëndura nuk përbëjnë një teori, por një praktikë të thjeshtë.Të para të gjitha këto nga një këndvështrim i veçantë dhe të analizuar në laboratorin artistik të krijuesit, shkrimtari nuk krijon, në kuptimin e një lindjeje të re të veprës së tij. Ai temën e ka të marrë nga jeta, kur flasim për realizmin. At’herë ku qëndron e veçanta e tij? Ajo qëndron te tema që zgjedh, në kohën kur ndodh kjo ngjarje, dramë, komedi, rrethanat në të cilat ndodh, dhe qëllimi për të cilën shkruhet. Mesazhi që ajo bie te lexuesi, si e bie, dhe këndvështrimi me të cilin e shikon autori për t’ua dhënë lexuesve të tij. Nisur nga këto që përmëndëm më lart, do bëjmë një analizë të thjeshtë të veprës së shkrimtarit Nuri Dragoj me titull “ Trebeshina një jetë para gjyqit”.
Përpara se të filloj këtë analize, më duhet t’u kujtoj se, Dragoj është autori, i cili e ka për zëmër monografinë, si gjini të veçantë në tregun e madh të penës së artit të shkruar.Këto vepra janë shkruar brënda pesë vjetësh, dhe nuk janë pak, por shtatë monografi ( mendoj se duhet zëvëndësuar ky emërtim) jetëshkrim.
Për të dale te analiza e librit të tij të fundit, pa tjetër që do të na duhet të ngjitemi nëpër shkallët e këtij pallati artistik, i cili i ka kushtuar autorit shumë punë, kohë, por që në të njëjtën kohë, e ka pasuruar në përvojë e cilësi të reja në rritje.Vlen të përmëndet se, ai i ka për zëmër jetëshkrimet e figurave kombëtare, apo ndoshta duhet thënë se, ka gjetur vetveten te kjo gjini e vështirë.
TEMA
Tema, është subjekti mbi të cilën autori do ndërtojë artin e tij të mendimit. Ajo, tema, ka të bëjë me përzgjedhjen e lire që autori bën në pyllin e madh të jetës, cilësitë e luleve që ai përzgjedh, bukurinë e jashtme, aromën, ambjentin ku rritet, cilësitë e tokës e të bimëve që e rrethojnë. Në lëmin e bukurisë jetësore, autori, i kushton këngën e tij lules së përveçme që zgjedh, e i këndon me zërin e tij, po të veçantë. Zëri i tij ndryshon nga kënga e shpendëve të tjerë artiste. Kjo ndodh, nga forca e frymëzimit përballë subjektit,( temës ), i cili e nxit të hedhë në letër botën e tij të brëndshme, atë të pa dukshme. Burimin e një mendimi, i cili rrjedh luginave të shpirtit, e kërkon të dale e të fluturojë i lire në hapësirën e mendimeve të autorit. Tema, është foleja, nga e cila do fluturojnë për në shpirtin e lexuesve, për të çuar aty këngën e autorit.
Për të bërë këtë fole të besushme, të thjeshtë e jetësore, autorit i duhet shumë punë, i duhet mjeshtëria e ndërtimit dhe materialet për këtë ndërtim. Si dhe në rastin e mësipërm, Dragoj, temën dhe jetëshkrimet i zgjedh duke i marrë materialet nga jeta e personazheve të tij. Por mund të ndërtohet ajo vetëm me këto materiale, pa skelat, mjeshtrat dhe në radhë të pare arkitektin artist? Këtu qëndron kryesorja, mbi të cilën duhet bërë dhe analiza. Kisha e Shën Sofisë në Stamboll u ndërtua në kohën e Justinianit, por ëmrin e tij nuk e përmënd njeri. Në pllakatën që mban dhe në historinë e ndërtuesve, vizitorëve u shpjegohet se, atë e projektoi dhe e ndërtoi arkitekt Sinani nga Elbasani.
KOHA
A ka rëndësi koha dhe vepra për artistin dhe veprën e tij? Mendej se jo! Ngjarja e një drame mund të ndërtohet në shekujt e kaluar, por kjo nuk do të thotë se, ngjarja i përket asaj kohe. Subjekti i ndërtuar një shekull më pare, është thjeshtë një skenë, mbi të cilën luhet drama, komedia apo tragjedia e kohës në të cilën jetojmë. Hamleti, ka të bëjë me njeriun, me botën dhe botkuptimin e tij mbi jetën. Në të gjitha kohërat ai do të mbetet i ditës, i freskët, një mesazh që nuk do vdesë asnjëherë.
Nisur nga këto tre këndvështrime, do hedhim dritë mbi analizën e z.Dragoj në veprën
“ Trebeshina një jetë para gjyqit”.
Në radhë të pare duhet të përmënd se; shumë figura kombëtare në rrethin e Përmetit, që Dragoj e njeh shumë mirë, kanë marrë si mbiemër, fshatrat, malet, apo lumënjtë e vëndlindjes. Përmëndim vëllezrit Frashri, Sejfulla Malshovën, apo Kasëm Trebeshinën. Trebeshina është një vargmal shkëmbor që fillon nga gryka e Këlcyrës e deri në Tepelenë. Bashkë me malin Bisej ata krijojnë rrjedhën e Vjosës. Këta heronj të kombit, marrin emrat e maleve si për të thënë se, dhe vepra e tyre mbetet një mal në jetën e kombit. Mbi Trebeshinë fryjnë gjithnjë erëra të të gjitha stinëve, dimrat mbulojnë me bardhësinë e tyre të ftohtë kreshtën e tij, por Trebeshina, në shekuj qëndron po ajo, kryelartë. Ajo vjen e shkon nëpër shekuj, pa përfillur stinët ( jo ato natyrore ) dhe ikën drejt shekujve që vijnë me po atë madhështi. Ja pse fisi i Vinokashit mori për mbiemër emrin e malit të Trebeshinës.Në lindjen e tij ka marrë pjesë dhe Xhiko Zyba, mamia e nderuar e visit të Zybajve nga Përmeti. Por ne, nuk kemi për qëllim të analizojmë jetën dhe veprën e Kasëm Trebeshinës, atë e ka bërë me kaq art e vërtetësi z. Dragoj. Qëllimi i shkrimit në fjalë është, të bëjmë një analizë mbi punën e autorit të librit.
Nisur nga puna e tij voluminoze në projektin dhe zbatimin e librit në fjalë, unë them se:
Autori, e njeh shumë mirë artin e të shkruarit të kësaj gjinie të vështirë, dhe veçoritë e saj. Ai di të ndërtojë mirë artin skenik, dramatik e butaforik, si dhe lojën e personazheve që marrin pjesë në dramën që ai përgatit.
Jetën dhe veprën e Trebeshinës e njohim të gjithë.Ka shumë bashkëkohës që e kanë njohur nga afër, por përse nuk e morën penën për të bërë një jetëshkrim të tillë ? Ka shumë poetë e shkrimtarë që e vlerësojnë veprën e tij, por nuk morën përsipër një përgjegjësi të tillë. Pse? Nuk do mërremi me shpiegime. Atë që nuk e bënë një mori studjuesish e bëri z.Dragoj. Unë pyes, Pse?
Në radhë të parë mendoj se, ai pa tek vetja aftësitë e realizimit të kësaj drame.
Pasi mblodhi materialin e duhur, si lëndë të parë, përgatiti skenografinë dhe ftoi në të aktorët. Deri këtu e thjeshtë. Më pas, me aftësitë e artistit, bëri skalitjen e cilësive të tyre. Pruri në duart tona botën e tyre të brëndshme, mendimet dhe qëllimet, të gërshetuara këto me lëvizjet dhe grimacat.
Dialogët e tij, janë të thjeshtë në pamje, por të ngarkuar me një analizë psikologjike. Ai zbërthen dhe i jep lexuesit atë që nuk duket, atë që fshihet thellë në shpirtin e tyre dhe qëllimet që ata kanë.
Loja e tyre në majën e penës së autorit është fallso, e shtirur, shpesh herë për të ardhur keq. Pena e tij i lexon lehtë veprimet dhe mendimet që shprehin. Në të kundërt, në dramën e krijuar, skalitja e aktorit kryesor është e kujdesshme, ai nuk di të shtiret. Loja e tij është e thjeshtë pa prapaskena. Ai, atë që ka e thotë, apo e hedh si bombë kundër atyre, që i bëhen pengesë në rrugën e krijimit, të ngjitjes sasiore e cilësore.
Shpesh bie në sy ndërhyrja e shkrimtarit në episode. Kjo ndërhyrje i rrit vlerat e cilësinë e të shkruarit e të menduarit. Ky rol është shpesh i përkryer në skenat dramatike. Këto ndërhyrje janë të shumta, por ne po përmëndim disa prej tyre.
Kur doli nga takimi me Manush Myftiun. Faqe.153
Ai dalloi në rrëketë e ujrave të Lanës një ngjyrë të kuqe, që ngjante me ngjyrën e gjakut. “ Ndoshta në agim, dikush mund të jetë pushkatuar në kodrat përtej Tiranës”, tha ngadalë. Më tutje, pa disa fëmijë që luanin përgjatë bregut të Lanës, duke hedhur në garë varka prej letre në një garë fëmijënore, për të çuar ndoshta sa më larg varkën e tyre të shpëtimit.
Sa artistik aq dhe filozofik ky përshkrim i botës së brëndshme të aktorit është për tu admiruar. Pena e z. Dragoj është një bisturi që çan thellë të kalbëzuarën, për të parë të ardhmen e largët të fëmijëve. Këtë vështrim e bën vetëm një analist i hollë i shpirtrave njerëzorë. Në këtë rast ndërhyrja e autorit është e rrallë për të mos thënë e shkëlqyer.
Trebeshina në burg. Faqe. 191
Dukej se natyra, pa dashur, kishte zgjedhur stinën më të ftohtë për Kasëmin, i cili mbulohej me batanien e burgut pa e ndjerë temperaturën e ulët. Sepse shkrimtarët kanë ftohtë vetëm kur plevitosen nga shpirti e jo nga trupi.
Besoj se është e tepërt të bëjmë analizë.
Kasëmi dënohet tre vjet burg. Faqe. 213
Dëshmitarët shtrojnë një banket. Kokat e qëngjave shqyhen dhunshëm nga duart e bardha të poetëve. Njëri nga fëmijët e shkrimtarëve, ndërsa hante kokën e një qëngji të pjekur, pyeti babanë e tij:
- Babi, a hahen sytë e qëngjit?
- Po të keqen babi, ato janë shumë të shijshëm, - u përgjigj shkrimtari.
- Unë nuk i ha dot se ai më shikon, i ka sytë hapur, - tha fëmija.
Atëherë shkrimtari zgjati duart e tij dhe rrëmbeu nga pjata e fëmijës pjesët e syve të qëngjit, duke i futur menjëherë në gojën e vet. Dhe pastaj qeshi sikur të thoshte:
“ Mos u trëmb nga sytë paqësorë të qëngjit”.
Qëngji është i pafajshmi, të cilit i shkon në fyt thika, thjeshtë për një darkë apo drekë sipas oreksit të një grupi të caktuar. Kjo përsëritet disa herë në faqet 326, 327, etj. Këto ndërhyrje janë një përshkrim alegorik ku lexuesi shikon nga afër të vërtetën.
Mënyra e të shkruarit është e thjeshtë, ajo i ngjan një burimi, i pastër. Herë – herë nën dritën e diellit të së vërtetës mërr ngjyra të kaltra në të ylberta, si të pikturuara me dorë. Fjala, ura lidhse ndërmjet lexuesit e shkrimtarit, është e thjeshtë e bindëse. Jo e tjerrur nëpër labirinthe të vështira të pa shpiegushme, pa ligjërata e fjalë të mëdha, me peshë jo në emër të fjalës, por në emër të veprimit e mendimit të thellë.
Pena e tij i ngjan shpesh herë një peneli, i cili bën portretet e Mhmetit, Fiqeretes, Feçorit apo Manushit. Këtë e vë re dhe te disa personazhe, të cilët i kam njohur vetë që në rininë time të hershme. Kolë Jakovën e kam pasur komshi, Spiro Xhain mësues, apo Dalan Shapllon të cilin e quanim Dailan, e që e kam takuar nëpërmjet të tretëve disa herë. Peneli artistik i z.Dragoj, bën portrete, që shpalosin thellë botën dhe botkuptimin e tyre.
Njëri ndër veçoritë që e bën librin voluminoz të këndshëm gjatë leximit, është ndarja e tabllove dhe e kpitujve. Mendoj se këtë, ai e bën për të analizuar më lehtë e më mirë punën e tij, me aktorët, skenaristët, ndriçimin e ngjarjeve, lëvizjet etj.Por kjo i jep kohë e mundësi lexuesit të qetësohet, të freskohet e të vazhdojë më tej leximin.
Në faqen 391 ka një dialog, që mendoj se duhet analizuar. Pyesin Kasëm Trebeshinën.
- Shpresoni në botimin e veprës suaj ?
- Jo. Në Shqipëri, jo. Unë e kam thënë edhe në Francë, në vitin 1992, kur më pyetën në shpresoj të më botojnë. Kam thënë: “ Jo, nuk shpresoj, se në shqipëri vazhdon akoma regjimi komunist”.
Unë si krijues nuk jam i të njëjtit mendim me Trebeshinën. Në botimin e veprave të tij nuk hyn më komunizmi, por diçka më e thellë. Në Demokraci gjithçka është e lirë. Për të ngritur vetvehten duhet shumë punë e luftë. Brezi që ka ardhur, kërkon afirmim. Ai lufton për këtë e shfrytëzon të gjitha mundësitë e rrugët për ngjitje të menjëhershme. Ata janë në qënder të luftës për zhvillim e njohje. Të moshuarit kanë punuar por, koha kërkon forcë oreks e vrull që atyre u mungon.
Kritikët rendin pas të interesuarve e veprave të tyre. Koha lë prapa çdo lëvizje për zhvillim të së kaluarës. Plus, në kohën tonë kjo luftë nuk ka një nisje dhe një finish. Të gjithë krijojnë e botojnë, dhe është e vështirë të vlerësohet i talentuari dhe i veçanti. Kontraditat e reja ndërmjet shtetit dhe krijuesit janë të njëjta me ato të kohës së Trebeshinës. Kjo luftë do mbetet e përjetshme.
Përsa i përket Lidhjes së Shkrimtarëve, shkrimtarët e asaj kohe, ende nuk e kanë kuptuar peshën dhe emrin e fjalës. Krijimi i Lidhjes së Shkrimtarëve, nuk ishte gjë tjetër veçse, lidhja e mendimeve që binte ndesh me politikën e shtetit diktatorial. Ndaj të gjithë ata që nuk u lidhën në strumbullarin e mendimeve të saj, përfunduan burgjeve. Politikës së tij për artistin i shkon për shtat thënia e Edward R. Morrowell (1908 – 1968)
“Hapi i parë në likujdimin e kulturës së një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, historinë e tij. Atherë vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojë një kulturë të re. Para se të kalojnë shumë kohë kombi do do të harrojë se çfar është dhe çfar qe”.
Këtë u mundua të bënte dhe diktatura komuniste në shqipëri. Nuk mund të them se arrti, por mund të them, që e dëmtoi thellë artin dhe artistët e kohës.
Mendoj se libri ka tek, tuk ndonjë pasaktësi në kohë dhe emra, si në faqen 174 – 175 e në ndonjë vënd tjetër, por kjo nuk ka lidhje me vlerat artistike dhe mesazhin që ai i përcjell te lexuesi.
Më tej mund të them pa e tepëruar se libri i z. Dragoj, është libri më i mirë në Shqipëri i të gjitha kohrave në gjininë e jetëshkrimit. Them se, po të paisej me foto të proceseve të ndryshme, libri do mërrte dhe vlera të tjera, vizuale, të cilat do të bënin dhe më të shlodhshëm leximin. Ato do shërbenin si stacione pushimi për një frymëmarrje të mëtejme në leximin e tij.
Nuk më mbete gjë tjetër veçse, ti urojmë autorit punë të mbarë e të suksesshme në rrugën e vështirë e të bukur të artit të shkruar.