ELISABETTA GOCKAJ
UJI MALLI
Perse kujtime, s'me lini rehat,
po vini, me jepni ujin pa jete,
me lini te pi ne burim te begat,
te shuaj etjen e dites se nxet.
Uji malli, rrjedh burimi juaj,
nen diellin e nxeht, gjendem pa hije
perse, s'me lini ne burimin e bekuar,
te pij, nen deget e rrapit gjith shije.
FOLET S'REZOHEN
Ne kenget e shpirtit tend, dua te gjendem,
aty ku parajsa, portat i mban hap,
ne zerin e birbillit e gjitha te gdhendem,
me jehonen e tij, zemra te pulsoj gjak.
Aty ku lumturia, se takon kur trishtimin,
ne pyllin e blert ,qe se njeh s'tinen vjesht,
ku zogjte se marin, kur shtegetimin,
folete s'rezohen, nga koha qe hesht.
SA MALL KAM
Rruget e qytetit jane krejt te zbrazur,
ajri i ftoht me mbeshtjell perqark,
dielli shkelqimin, se ka te perflakur,
dhe zogjte si te mekur fluturojne lart.
Nje cast, vegimi me sjell qytetin tim,
gjalleruar nga jeta me zerat e femijve,
diellin e ngroht qe me fal dashurin,
pyllin e fresket me arome pishe.
Nje anije ne breg qe pret lundrimin,
mallin ngarkuar, percjell ne dy brigje,
rera qe freskohet nga vala mengjezit,
mbremjes nen neon, romanzat rinisin.
Kurora e thurur nga pema e paqes,
mbi koke stolisur si nje mbreteresh,
qyteti ime sa large je dhe afer,
sa mall kam, sot bregun tend te prek.
NENE E GJITH BOTES
Nje shpirt i madh, ne nje trup imcak,
qe boten, mbajti dhe perkundi ne duar,
mjekoj me melhemin e shpirtit te saj plag,
qe koha mjerane, s'nguroj per ti formuar.
Dy syt te embel, mbushur dashuri,
burim miresie,paqeje dhe besim.
nje zemer e madhe ,ne nje trup femije,
vuajtjet e botes, mbajti per mbi shpin.
Dashuri, kurajo,besimin per jeten,
ushqente, diteve qe mbartnin halle,
dhe gjumin e nates, rembeu prej vetes,
mjekim, botes ne dhimbjet qe hapte.
Respekt dhe nderime per shpirtin human,
qe botes nuk i vjene shpesh,
dhe jam e nderuar qe quhem Shqiptare,
ky shpirt i madh, mban emrin, NENE TEREZ.
MIRMENGJES
Mirmengjes e djel dhe ti diell i ndritur,
qe ndricone mbi boten, nga hallet sfilitur
mirmengjes ti bujk, qe dhe dite pushimi,
plugon token, te mos i degjosh renkimin.
Mirmengjes ti mesues, qe shperndan dije,
te uroj nje dit pushimi, nje dit lumturie,
mirmengjes puntor, qe hallet s'tu hoqen,
pushimin se njohe, s'ndryshove dot boten.
Mirmengjes ti nxenes qe mere dije,
drit per te nesermen, shpres miresie,
mirmengjes ti pensjonist qe loz domino,
dita qofte e bukur, gjith diell kurdo.
Mirmengjes ti mik, qe pret nje mjekim,
zoti te dhente, shendet dhe sherim,
mirmengjes e shtrenjta, Shqiperia ime,
fusha, male, kodra, lumej dhe burime.