Enxhi Krasniqi
MËNGJESPRITJET E MIA
Mëngjespritjet ngjyros me ngjyren e rrezes së parë,
Mbushur elan, brigjet e zemrës shtroj rrugë e urë.
Krahët e një pupëze shtrij të flatroj qiellit rebardhë,
Përtej shtrëngatës mbart vegimin peng mbetur dikur.
Shpirti u lodh duke bredhur ëndrrash si zogu i natës,
Ndaloni ju trokitje të stuhishme pritjeje mes mërzisë.
Shpresa ime, në shtratin foshnjor zbrit erës së valës,
Puhizëtingullin nise të vrasë mallpeshën e largësisë!
VALËT E PRUSHTA
Në diellin e veres shikimin kam tretur,
Dhe shpirtin kam ngulur dëshirë aty,
Më kaplon valëprushi mbi trup hedhur,
Më zhurit malli, që të të kam pranë ty.
Mes valës së detit lundroj parreshtur,
Trishtimin në pritje e prek loti mbytës,
Ndjehem notuese përjetësisht e etur,
Në vështrimin e butë të syve mallpritës.
Mes dallgëve të pashuara të pres, eja...
Dashurinë të largojmë nga blic - rrufeja.
ËNDERRA E BRISHTË
O ëndrra ime e brishtë dhe trishtë ,
Pagjumësive gjakdhembje shkund,
Prek thumbueshëm timin shpirtë,
Si gjethe vjeshte, lëkundem pa fund!...
Përse gjumin ma vjedh çdo natë,
Përse murëve më shfaqesh si hije?
Mëngjeseve syhapur me gjenë prapë,
Dhe prapë aty rrapëllon kur terri bie!
Përse rrahjet e zemrës shpejtojnë,
Përse duart më dridhen si një tel?
Pse frymarrjet e thella më shpojnë,
Përse shpirti nga trupi fluturon e del?
Si perde mendafshi endet hapësirës,
Përlahet me mua,akuzon e bërtet:
“Deshe të njohësh ç’është dashuria,
Në këtë moshë,ku floku i thinjur flet” ?!
DITË VJESHTE
Nata derdh mbi trupat tanë hijet e pemëve
Të zdeshura nga vjeshta qëndrojnë heshtur,
Nuk na ndaloi fëshfërima orkestrike e fletëve
Nuk përfillëm fare misterin e stinës që ka reshtur.
Unë rend pas trugut të tyre të gjerë e lekurëtrash
Fshihem bëje loje ngazellyese mes gjethesh tutje,
Ti më ndjek ,kot fshihem,ndjekja bartë plot afsh
Ti, edhe mes pemeve më rrëmben me ethje-puthje.
Flokëspërkatur nga gjethet e rëna,vesë mëngjesore
Drithërima të tejskajshme vibrojnë trupin e djesitur,
Të gjitha së bashku i thonë një ritmi e melodi gazmore
Ëndërr dashurie , çerdhe e zjarrtë çdo ditë duke u rritur!...
Edhe pse vjeshtë,pranvere jemi NE,bulëzojmë papritur!...
RRUGËZEMRA
Shpirtthirrjen e ndjek parreshtur si ëndërr,
Rrugëtoj përgjumshëm,symbyllur, pa frikë,
Pa e ndjerë e prek erën e të ftohtit të vërbër,
Pa mbrojtje dalim e lozim në të fortën dritë .
Drita vërbuese e mëngjeseve që agojnë,
Udhëndjekje e artë e shpirtit të dashuruar,
Fluska të qeta ajri nga thellësia pluskojnë,
Pa turbulluar kaltërsinë e qiellit të pasqyruar.
Shpirtrat lënë linjat e kristalta mbi pasqyrë,
Perla të ndritshme rrjedhin ujin e ngrohtë,
Me mijra fjalëzili hidhen përmbi fytyrë,
Buste të pathyer bëhemi, nga syri rrjedhin lot.
Por loti, shpirtin e dashuruar nuk e mposht dot!...
LËKUNDJE RITMIKE
Gjithë trupi im ka shkundje harmonike,
Është lule trëndafili që luan mes erës,
Lëkundet hovshëm nën tinguj muzike,
Shpërndan erëngrohtën si dielli i verës.
Në buzëmbrëmje gjethet fëshfërijnë,
Gjuhë flaka vibron zërin e një kënge,
Varem krahut tënd, dashuri këmbejmë,
Akordet e shpirtit shtrihen me ëndje.
Çdo tingull, fëshfërimë, gëzim i gjithësisë,
Është malli, dëshira dhe ëndrra ku kam hy,
Luan nën krahët e erës, këngen e lumturisë,
Flladfreskun e nisur mbi gishta, buzë dhe sy.
Dashuria ime, bohçe petal trëndafilash për ty!...
ERË TË ACARTA
Me duar të akullta sot thurë streh vargjesh
Fletën e ujisin pikat nga të shkrirat e shpirtit
Të ftohtit është ndryrë në terrin që ngjesh
Ja kalojnë ngricës , akullit e acarit të dimrit .
Bëjnë gara njëra e tjetrA,ngrica me erërëndën
Dhembjen ta ngrejnë në pidestalin e të keqës,
Fërshfëllejnë erëftohtën,marazin errtas endën
Me akullin thikë ,shpojnë e ngulin zemërdrejtës.
Hejjjjjj acar,që nuk njef rreze të ngrohta e dritë,
Do vijë prap koha e diellit,të shkrijë tënden thikë!...
NJË DRITË PARAJSE
S'dua të mbetëm pjesë e pasqyrës së thyer,
Me qelqin e njollosur që koha e gërryen,
Dua xhama të fiksuar, të bronzta korniza,
Dhe pjesë të thesarit të psalmuar si shtiza.
S'dua çelës para portës së madhe të shpirtit,
Thirrja e saj është më e fort se loja e prillit,
E cytur nga besimi në formulen e shenjtë,
Dashurinë e entimemuar e kërkoj të denjë.
Si t'i gjejmë ngjyrat vezulluese të shpirt
Sidomos atë blunë e kthjellët që ndritë,
Dhe dielli të shikojë nga lart pa bërë naze
T'u hedhë trupave tanë një dritë parajse.
PORTRETI IM
Një rreze shfaqet mbi horizontin e purpurt,
Rëshqet ngazëllyeshëm nga një dorëlehtë,
Është portreti im i dlirë, që të flet gojëurtë
Shkrin akullin, të ftohtit që bart këndi i errët.
Atëherë kur dielli fsheh hënën, rrezon dritë,
Perdet e ndjenjës valvisin shkëlqim mbi sy,
Gjurmët e drithërimave vijëzojnë pa frikë
Rrezengrohtën lëshoj afshpërqafim mbi ty.
Edhe atëherë kur hëna lart qëndron harkuar,
Të ëmblat ninulla në krahtë harrimit përkund,
Është thirrja e shpirti, në këngë e shëndrruar,
Pluhurin e kohës, me zëlutjen lëkund e shkund.
Kur qiellin e mbulon një hije që frikë bart,
Çarçafin e shyqejnë krisma të egra, rrufe.
Shiu i ndjenjësë i kulluar pikon nga lart,
Shpërlan retë e zymta, ndrisin të bardhat re.
Nga lart buzëqshja thërret, mes heshtjes
Ylber me ngjyra të arta harkohet praruar,
Fytyrëbuta, nga peneli i artë i vjeshtës
Të flet mes diellit, hënës, shiut, ngazëlluar.
Fjala ime, ninullë e dashuris' së panjollëzuar.
BUZËLAGIA
Me tingullin e buzëputhjes akordoj ritmin
Nën efektin e mirazhit të zërit të harpës,
Hidhem mes fije-fijesh drite, vallëzoj himnin
Dridhem nën dritën e ultësuar të pragnatës.
Më erdhi dhe drodhi e ëmbla këmbanë puthje,
Lule qumshtore qeli dhe më buzeqeshi në buzë,
Hija e fluturës krahlehtë ceromoninë e solli si lutje
Guackat e porcelanta të zemrës i ktheu në muzë.
Buzëlagia me shkëlqim sysh,të ftohtit e përbuzë!...
BUZËFJETURA
Hodha vështrimin mëngjesor mbi shtratin me diell,
Fytyra skeptike më mori ngjyrën e shëndritshmërisë,
Më pickojë si bletë, buzëfjeturën me ëmbëlsinë, shijen,
E ngazëllyer, të sotmen e nisa në krahët e lumturisë.
Eja ...eja..shuaje etjen në burimet e mia si dritë e agimit,
Me puthjet e lehta, të buta, me krahët e tu të fluturimit.
TINGËLLIMË E FILDISHTË
Ti erdhe në degën që lëkundej nga fortuna
Kujdesshëm me majën e gishtërinjëve çukite,
Shpërveshe ndërgjegjën time jashtë e mbrënda
Shkunde shtresat mbrenda shpirtit ,nuk prite.
Më gjete të papërgatitur si lule qumështi
Të djersitur nën dritën e bardhë si në ëndërr,
Rrënqethje të rrezikshme më rrëmbyen
Nga gota e mbushur me zërin tënd të ëmbël.
Tingëllite me delikates përkedheljet e fildishta
Me kujdes hape librin e frymarrjes së lehtë.
Eja të shfletojmë ëndrrën tone fletë për fletë!...
PLUSKOJ ME BUTËSI
Pa brerje të ndërgjegjës do vetëshërbej me duar,
Me mendim të hollësuar, nga guri do gdhënd fjalën.
Me kujdes do zgjedh ngjyrat, me vargun për të flirtuar,
Hiret e vibruara do hijëzojnë, do shtrihen në të shpirtit, arën.
Fjalëshpirti dhe ëmbëlfjala do rrjedhë në burimin - shtrat,
Thelbi im në përrua, edhe muzgon që aty do të shëndritë.
Do pluskojë butësi, të përzier me ëmbëltinguj që do bart,
Do vesojnë dhe ngrihen nga lugina gjelbëroshe dashuritë!
Qëndroj aty e fshehur, në rrjedhën e vargut të pikturuar,
Freskinë që mbush ndjenja, për ju e bëj dritë të pa shuar...
SHTRIJ KRAHËT E VALERIZOJ
Sot lëkurën time kam kostum dashurie,
Qumështore me të ngrohtat valë e me vesë.
Hidhem e arabeskoj në fluturim të virgjër,
Mëngjeset e bukura sërish i përshëndes.
Mos më vëzhgoni ju sy të shqyer e të inatosur,
Që gjoksin me këmishë të zezë keni ngjeshur.
E gurëzuar kënga juaj resht e thëngjillosur,
Errësirën përshkon, posi drurë të zhveshur.
Unë,shtrij krahët , qetë dhe lehtë fluturoj.
Mes fijeve të diellit të fshehur u rivalëzoj!...
ERDHA TË TË SJELLË PRANVERËN
Vrapon gjogu i mendimeve të bardha
Bashkë me erën e shiut dhe lutjeve,
Në trupin e shtegëtuar si në pranverë dardha,
U lëshuan shpirtrat në ishullin e zbutjeve.
Tingulli vinte i kapitur nga dihama e pritjes,
Me melodinë e erës së malit,me shushurimën,
Me flakën e ndezur si pishtarë rrugëdrejtues,
Me rrufepritësin,që lufton me vetëtimën.
Shpirtrat u bashkuan vetëtimthi sërish,
Të heshtur u derdhën në njëra - tjetrën.
I ulëm fletët si gjithmonë brishtësisht,
Puthja e sotme kerkon me të vjetrin.
Të zgjohemi në mbretërinë e qirinjve,
Të ngarendim me fytyrën e hyjnisë.
Shenjat e lëna nga nje rreshqitje stuhije,
T’i ngjyrosim me tingujt e melodisë.
Të mos mekatnojmë,t’i vëmi nje shtup gojës,
Të nemitur të mos heqim dorë, të hapim sy,
Ta përulim egon,të ulet serish mbi ne besimi,
Mbi gjithçka të ngadhnjejë qëllimi, që kemi të dy.
Erdha i dashur me gjogun, që erdhi me hingëllimë,
Erdha që qirinjtë e shpirtit ti mbajmë ndezur- pishë.
Drita e saj të jenë mëngjese që sjell lumturinë,
Së bashku të ruajmë mbreterinë e dashurisë.
Të dehemi nga jehonat e zërit të lumturuar,
Ta jetojmë jetës sikur është vetëm një ditë,
Gjethet e ndjenjës të lulëzojnë si pema,
Edhe pse është vjeshtë,mbi ne kemi perenditë.
Erdha hipur mbi gjogun e bardhë dhe të mbarë,
Aromën e pranveres sjell dhe në vjeshtë.
Me flladin e malit, me buzën e mjalit ngjyrë - ar,
Vargun e fjalës tënde mbi trup e mbaj vesh.
Andaj dhe ndjehem e vargut mbretëreshë.
I DHUROVA VETES –VETEN TIME
Me dritë e dashamirësi të palëkundur
Vështroj e buzëqesh me vërtetësi.
Ulem dhe eci lirshëm pajtuar këndshëm,
Kaq fshehurazi e kaq hapur,
Kaq fëmijërisht e kaq misteshëm.
Kaq vërtetësisht vështron dhe ecën
Vetëm njeriu që ka depërtuar
Në më të madhen thellësi të vetvetës.
Aty ku prehet uni,
Dhe preket aroma e etjes.
Unë e bëra një rrugë të tillë,
Me moton e urtësuar,
Me të vetmin përballim,
Të ulja sytë para vetës.
Udhën e shpëtimit mbi mua ,
Të shoh të kthjelltësuar.
U bëmë një, unë dhe hija ime,
Mësova se fitova shpërblime,
I dhruova vetës – VETËN TIME!...
DASHURIA NUK ËSHTË GARË VRAPIMI
Dashuria nuk është predikim pa skaj,
Është e pashqiptueshmja, e pamësueshmja,
Ajo, që përjetohet në orën e ndiçimit të saj.
Përmes syve rrëshqasin ëmbël dritë dhe hije,
Përmes zemres vrapojnë lehtë hënë edhe yje.
Nuk është garë vrapimi për të arritur në zenith,
Është ndjenjë, lumturinë harmonizon, shpirtin e zgjidh.
Është thellësia e parrënueshme që secili bart?!...
Është mish e trup,mendim e ide që ngritet lart?!...
Jo!...Jo pra!...Dashuria është ndjenjë që nuk mësohet,
Është koncert, që nga shpirti i dashuruar dirigjohet!...
KUPTO
KUPTO se çdo gjë e shijoj ne erën e verës, dhe të qetë,
Nuri im i zbehur mërr një vezullim të artë, e të lehtë.
Çifliku i shpirtit ëmbësohet nga shijet, që sjell pranvera,
Fjolla e tymit ngrihet nga oxhaku, pa u trazuar nga era.
Të KALUAREN time mos e vri, errëso, mos e pushto,
Si grusht fytyrës me lëndon fluturimi i saj në këtë kohë.
Isha zogu që cicëroja lart qiellit, me diellin në duar,
Sot bredh ëndërrash duke kerkuar, lumturinë e praruar!
BESO ti i kohës sime,po-po,ti ,që mua më ndjen,
Atëherë kur trishtimi e deshperimi - thikë më pren.
Më mbështjell me krahët e dashuris' së ngrohtë,
U godita, por ti zgjove nga gjumi kurajon e fortë.
TEK e ARDHMJA mbështetem si në kraharorin e ëndërruar,
Bart vendosmërinë,dëshirën dhe këtë dashuri të yllësuar.
Lidha shpirtin tim te porta e anijes plot shënd e verë,
Të lundrojmë së bashku në detin, që quhet jetë me vlerë.

DHIMBJE ÇFAR KËRKON NGA
UNË
Dhimbje!..C'kerkon nga une?...
Të pyes e qetë dhe pa ndonje mrrolim,
Thua nuk e kam parë altarin e lumturisë,
Dhe lulëzimin jetëplotë që kam në vazhdim!?...
Të lëshoj një britmë shprese nga një e vdekur,
Apo të përpiqem ti rindërtoj skiletet e mbetur?
Ti ngris si piramidë, të mos kenë pamje të lemeritshme
Buzëgazin fytyrës t'i'a vizatoj ,te mos jem e mërzitëshme?
Pse s'thua dhimbje,që shpirti ka qeshur dikur,
Më ndihmo mëndja ime,ta ndëgjoj atë ciatur,
Për të pas përshtypjem kam diçka të gjallë,
Të kthej boshtin e jetës në një rrugë të mbarë!
Dhimbjes nuk i dorëzohem edhe pse e mbaj në gjinj,
Nata ikën dhe diellin s'mund ta pengojë askush të rilindë.
Të lutem dritë e jetës,largoje dhimbjen dhe më bind,
Shpirtit tim përkundja fuqinë,të mposht terrin e zinë.
Të ringjallet përsëri bashkë me qetësinë,
Ndritësoje ecjen time në ditet që vijnë!
Të ndiejë trupi i ngrirë sado pak ngrohtësinë,
Të atërojë me rrezet, dhe ta ruaj lumturinë.
NJË DRITË PARAJSE
S'dua të mbetëm pjesë e pasqyrës së thyer,
Me qelqin e njollosur që koha e gërryen,
Dua xhama të fiksuar, të bronzta korniza,
Dhe pjesë të thesarit të psalmuar si shtiza.
Nuk dua çelës para portës së shpirtit,
Thirrja e saj është më e fort se loja e prillit,
E cytur nga besimi në formulen e shenjtë,
Dashurinë entimemuar e kërkoj të denjë.
Si t'i gjejmë ngjyrat vezulluese,
Sidomos atë blunë e kthjellët,
Dhe dielli të shikojë nga lart pa bërë naze
Dhe T'u hedhë trupave tanë një dritë parajse.
E PADENJE PER MEKATIN
Pse ngul këmbë për të nxitur kobe,
Pse i thyen ligjet e familjes hyjnore
Me vepra makabre,tronditëse e mizore?
Përmes veprimeve të mundimeve dhe ferrit
Për lavde të frymëzuara nga dhembja e tjetrit,
Eshtë historia jote që bëri gjëra pa vënd
Shqelmove jetën që ishte plot shënd.
S'arrija të kuptoja i kujt ishte faji,
Isha unë e mjegulluar nga një frymë familjare,
Apo e pa forcë të gjykoja si grua shqiptare?...
Apo ti,që fryeje ne dy kampe kundërshtare?
Si shenjetor që predikon pendesën,
Dhe nga mëkatari që cyte lojen hiliqare
Në kurriz të tjetrit duke e thyer besen!
Sot fytyra jote është pasqyrë e njeriut pendues,
Apo është një vegim i ruajtjes së gjakut?...
Unë!..jam e padenjë me një tmerr dëshprues,
E inatosur, nuk hyj në mëkatin e djallit e të hakut
ARKA E URTËSISË
Eja i dashur!..Eja!...
Të ndërtojmë e ndezim fitilin e llampës,
Që drita e saj të na japë vegime
Nga flaka e saj, shpirtrat të vezullojnë,
Të kthehen, të kërkojnë mbretërinë e tyre.
Të zgjohemi në mbretërinë e qirinjeve,
Të ngarendim me fytyrën e hyjnisë;
Shenjat e lena nga një rreshqitje stuhije,
Ti ngjyrosim me tingujt e melodisë.
Të mos mëkatojmë, t'i vëmë një shtupë gojës
Dhe të nemitur të mos heqim dorë nga vetja,
Ta përulim egon edhe për gjera të drejta,
Që mbi gjithçka të mbreterojë heshtja.
Për të shmangur fajin e mekatit,
Për të mposhtur fortunën e stuhinë,
Si armë të perdorim buzëqeshjen,
Të shenjeterojmë shpirtin dhe dashurinë.
Çerdhen tonë, si tempull ta lartësojmë,
Ta shëndrojmë në streh shenjtorësh,
Tryezë të virtytit,relikuar të dijes,
Arkë të maturisë,fortesë të urtësisë,
Rrugë të mirësjelljes,valë të harmonisë,
Bastion të qëndresës,ujëvarë të shpirtmadhësisë.

BILBIL PA ZE
Shqiponjë me thonj të mprehtë,
Zemër të gjërë bjeshke,të fortë guri,
Shetisja Kosovën me krahët të lehtë,
Si flutur me ngjyra të bukura Flamuri.
Mëmëligjet kisha ushqim të ngrohtë,
Me gjithçka të miat nuk kisha ftohtë.
Kisha mendje të qartë,
Shpirt që godet si tupani,
Durim,gjakftohtësi e forcë luani.
Kisha besën-besë, betim të prerë,
Bujari kombëtare plot me vlere.
Nga inati ngulcoja e flamurosur,
Nga urrejtja sytë shkrepetinin të vrerosur.
Kisha zjarrin ku kalisja veten si hekur,
Por kurrë nuk u shndrrova në një vjedull.
Ravijëzoja me krahë një hark si degë shelgu,
Shigjetoja qëllimet e bishës që sillte tregu.
Isha zë bilbili me gjuhë të ëmbël,
Zë i lumtur,i pafaj pranë farefisit,
Zë i pastër si Burimi i Pejës,
Në rrënjë e fortë të Trungut të Lisit...
Këtu, në parrajsen e ferrit,
Më mungon ngrohtësia e prehrit.
#Edhe ditën me diell ma mbulon terri,
Mbetem një bilbil që në fyt mu pre zëri!...

MALLI I VËNDLINDJES
Një zë i mekur, i trazuar në mendjen time,
I këndon të bukurave që lashë në vendlindje.
Pas hapave të gjyshit ecja për te i vjetri bli,
Fjalët e urta,i merrja me vete si një kuti.
Pastaj, ktheheshim te kulla,te i gdhënduri oxhak,
Që ngrohte jo vetem shpirtin,por dhe dejet me gjak.
Gjyshja, një qilar kishte nën mullirin me erë,
Mbante qumeshtin që zinte kajmak në vlerë.
Aroma e flisë në çerep, nën saçin plot gaca,
Thërrisnin shijen time,që nuk shuhej, si flaka!
Mulliri përshkëndiste krahët e tij në diell
Sikur një heliograf i largët që freski sjell.
Aromë e ëmbël, e nxehtë, e butë e blerimeve,
Aroma e rëshirtë e freskët e lëndinave.
Kënga e pandërprerë e gjinkallave zëlarta,
Shelgjishte të praruara veshur me prralla të arta.
Vreshtat, arat, kopshtet me pemë frutore
Lugina,kodra, burime që më ndjekin prore.
Një freski që s'e përshkruaj dot me fjalë,
Më marrin me vete,me shkrehin në mall.
Edhe burimi që më freskonte çdo ditë
Me kristalet që lëshonte, pikë-pikë,pikë -pikë...
Shpirti më ngulçon për çdo pëllëmbë toke,
Qëndro shpirt,qendro ti mendje e sime koke.

KËSHILLAT E NËNËN
Nëna më vuri në vesh një thes me këshilla:
- T'i kesh me vete bijë për raste të vështira!
Mos gjuaj kurrë me të thepisurin gur,
Dhe vlerësoje gjithmonë të tjetrit udhë.
Mos u merakos për një fjalë të thënë
Ki durim,gjakftoftësi për një premtim të dhënë!
Mos u trondit nga kurthi dhe pabesia,
Shpërndaj rreze që vijnë nga dashurija.
Mos u plandos nga fjalët, tradhetia
E vërteta gjithmonë ulet tek çatia.
Kurrë mos lakmo kafshatën e djallit,
Por fito gjithmonë me djersën e ballit.
Mendohu kur të bësh hapin e parë,
Ta matësh tjetrin që vjen në radhë.
Kur dikujt i thyhet krahu e lëndohet,
Mos lësho zërin melodik që këndohet.
Kur shirat pikojnë në shpirtin e tjetrit,
Me rreze dielli thaje lotin e dertit,
Kur dikush ëndërron për një bark të ngopur,
Zgjat dorën e ndihmës mos e lerë të vorfër...
Kur dikush ndihet i lidhur në pranga, zinxhirë
Zogj lirie shpërndaj për shpirtin e dlirë.
Por dhe atë që digjet nga dielli,
Mbuloje me kujdes,ruaje nga tmerri.
Ndihmoje atë që rrota i zë bishtin
Me fjalën e butë TI shëroja shpirtin .
Kur miu në mustaqe ecën me rrëmbim,
Kujdes, syhapur të qëndrosh pambarim.
Kur tjetri ka vuajtje, jetë në degdisje
Afroja krahun mos e lerë në përmbysje.
Shfryj deri sa të të dalë germazi
Nëse ajrin të shesin e shpirtin ta ngasin!...
Gellënkën që është mbledhur në fyt,
Shnderroje në zë mbi rrugën që mbyt.
Shfryje dhe tymin e fundit që fishkëllon
Çaj terrin në drejtim që jeta të ndriçon.
Me zhurmën e marrsheve ngri zërin e duhur
Që botën e madhe ta shikosh të lumtur!
Me shpresë të plote durimmadhe
Keshtu i mëson femijet nëna Dardane !

DEGJOJE THIRRJEN E VALIXHES
Nuse!Në kurbet!..Si të jem në lëvizje të vagullt
pranë statujave,që ti ngulin sytë,e të shikojnë akullt,
midis një tufë njerëzish me sy të errët e të kërcyer,
të panjohurit në gjoks filluan për të gërryer.
Në këtë agim u zgjua dëshira bashkë me shpresen,
dua të hapëroj me dritën e të freskohem me vesën ,
por më kaplojnë goditjet,të vdekshmet segmente,
me përkëdhelje apo forcë kapercej krizën në vetvehe.
Mengjesin tjetër dridhem e zderhallem,
dëgjoj thirrjen e valixhes, dhe daullen në natë
teksa ai buzeqeshte me fjalën :
"Gruaja ka mëndje të shkurtër dhe flokë të gjatë!"
Me thonj gervisht gjymtyrë dhe bukurinë
bukurinë e shurdhër,të shëmtuar, të verbër, dua të iki!
Të iki nga budallallepsjet e mendjes së shkretë,
Të shndrrohem në cipëplasur, kam frikë !..
Si të iki nga fjalët e merzitshme dhe të pa gdhëndura ?!...
Të vesh rrobat e leshit?...që fjalët të mos më ngjiten në lekurë!
Të hesht, dhe të ruaj gjakftohtesin?! Të ruaj të nënës mësimet!...
Të pastroj fytyrën me ujë të pastër, të largoj baltinën e fjalës ?..
Apo të saldoj dyer dhe dritare, per te ikur nga atakimet?!...
Godas fluturimthi këngë popullore vajtuese,
të përzier bashkë me balandën e ngrohte mikluese.
Marr formën e përkryer për të fituar dëshira,
pavarësisht sa e ngathët dhe e pazonja jam.
Asgjë të keqe apo mashtruese në frymën time
zbuloj pafajësi, sinqeritet, miresi dhe durime!...

RREMBIM PA TREMBJE
Dhembje si një sëmundje me kërkesa,
Që kthehet sapo hiqet ilaci e shpresa.
Të therura të ngurta më ndjekin në cdo hap,
Si shtazë e neveritshme hyn mbrenda prap.
Me një përvuajtje ku mbizotëron frikë,
Si nje magji në një zonë të harresës së ligë...
Mbaj zemrën të mos ndrydhet, të pëlcas
Ndrydhë zërin në fyt, të mos bërtas.
Tryezën e boshatisur e trondita thellë
Nuk kisha keqardhje për dashurinë e mjerë....
Nuk e di, jam e çmendur apo e turbulluar
Që nuk çaj kokën për këtë çast të pikëlluar?
Gjëja me e keqe per mua do jetë
Kur trembja nga vetja, rrënjë të ketë...
Udhetova në të të zezat kthesa
Gjymtyrët e trupit mbetën të pa shpresa.
Variant rrugor, zgjodha nje qilim magjik
mirazhin mirë e llogarita si matematikë...
Një trumcak zbriti me një thërrim të ëmbël buke
Por atë ia rrëmbeu një tjetër, që kishte më shumë frute...

Angjelina Bardhaj
HYRE NE BOTEN TIME
Hyre ne boten time te murme
te mbuluar me dallge te perbaltuar
ne shpirtin e nje mbretereshe te ftofte
dhe te nje buzeqeshje te trishtuar.
Mes plazhesh ne gji
te grumbulluara shtaze helmuese,
e perndjekur mes ererave te stuhishme,
mes pemeve te kalbura,
mjegulla me mbulonte si nje batanije e laget,
dhe buka ishte e ashper -
nga lojrat qe beja mes kercitjes se dhembeve
dhe mishit mbuluar mornica.
Bimet helmuese djegin faqezet anemike,
insektet e paemer me pickojne,
shkopinjet e mprehte te tabanit shpojne gjunjet e mi,
dhe ngado rreth e rrotull
ka nje feshfellime gjarperinjsh.
Une rroj per tu zhytur ne parajsen e zgjedhur
qe vete e zgjodha...
nje parajse,
ku qiejte jane te mbuluar
me ngjyren e flaken e dashurise.
Mirazhi i ujvarave te shpirtit,
mbreteria e shpirtit si nje riviere e fisnikeruar,
udhetim i nje trilli te paster si engjejt ...
çfare mund ti shtohej me teper magjise se qarte,
rastit te safirte,
dhe romances se trendafilt te simes reviere,
ku qendron foleja e magjise,pertej lumturise?
Ti,
zbulove nje cop bregdeti diku
ne nje verande te mjere,
si nje loje te sajuar- jo hiliqare,
por ,teper e kendesheme !...
Teksa e kategorizoj historine time
me nje shprehje te rrezikut dhe frikes,
qe rrjedh neper haren time.
Keto ndjesi jane te bukura
deri ne zemer shqyerje.
Nje cilesi dorezimi syçelet,
te padegjuar e te pafajshem,
te ndritshem si Albet e lavderuara.
Shtrenguar dhe e puthur
nen lisat me gdhendje inicialesh,
ne livadhet e pasterta te shpateve te shpirtit.
Pas nje krize te damarit te lig,
apo te nje stuhije ngasherimi ,
une -qaje ne krahet e tij,
dhe prap nga ti
une dhe meria ime admirohemi !...
Nuk jam me e vetme
per te gezuar naten e pafajshme...
as e paafte te merresha me lotet e mi!
Si nje premtim me vjen dora pergedhelese,
dhe sheron çdo plage shpirti...
Dashnori i ajrit te paster,
i artit te bukur,
do gjeje lehte te kenaq veten dhe mua
me te gjitha krimet e argetimit,
qe mbesin si nje amshim lithofanik...
RRAPËLLIMË SHPIRTI
Me fantazinë time udhetoja nëpër jetë:
Më dalin fusha të ndezura zjarrë,
burime t'pashterrshme ku freskohet dhëmbja,
shkëmbinjë të gdhendur në fjalë .
Drita të para të mëngjesëve,
nga flaka e diellit shkëndija
që shpërndahëshin në mes lindjës
e flakëronin nëpër fijet e dritës.
Emocione të shumta
me bukurinë e mardhënjëve shpirtërore,
e që ishin të mvaruara nga ajo kohore!...
E ngacmuar dhe plotë kurreshtje,
më cyste dëshira të kërkoja
në rropullit e labirintit
të degjoja rrapëllimen e valëve të shpirtit...
Përpiqësha ti kapja ...ti mbrija
me hapa në të fluturuar
sepse e di,
si do ti shifte -
nje shpirte i dashurur.
DUA TE DASHUROHEM NE LUMTURINE
Isha në kërkim!...
Të vetmin ushqim kam mik- librin...
e frymën- kam si ndëgjim,
mëshire kërkoj-dritën të mos e fikin...
Krijova një dashuri-artë
që të ik prej emocionit vetjak!...
Luftë e vështirë kundër të tillit emocinon,
është sikur të bësh një expozitë në mal,
por shumë të shijosh ,kuptosh...
dhe të falë...
Që të mos ndalëm në një vend
mbaja hapa të sigurtë,
frymosja sipas veshit, sipash mpirjës
sipas tik-takut kohorë të klithjës!...
Unë jam në kërkim !..
Jo të dashurisë!...
Jo të mëshirës...
Jo të virtytit...
Jo të besnikërisë!...
Këto të gjithat i kam prekur
me të ndieshmin shpirtin tim...
Kërkojë lumturin!ë...
të shërojë shpirtin dhe hyjninë...
Ah !...Sa do të doja
të dashurohëm në lumturinë!...
Sa e shëndritshme...sa e ëmbël...
të rrish në vetmi dhe të heshtësh
të ndëgjosh me frymarrje
të kuvendosh me perendin ...
Atij që zemra i dorëzohet
bashkë me lumturinë!...
MOS IK
Edhe nëse të them ik!...
Nëse jam ëndërr e përmbysur,
nëse jam borë e akullt,
nëse jam një egërsirë e natyrës,
një llavë si lum i marrë,
një erë e thatë që të përplaset fytyrës...
Edhe nëse është e madhe mëria ime!...
Unë!...Të them ik!..
Eshtë egërsia ime në dërmim,
egërsia e një të plagosure,
dhe së fundi e lënduar në dashuri,
por mbi të gjithat e thyer në krenari...
Edhe atëherë kur cmendëm!..
Edhe kur rebelohëm!...
Edhe kur të rëndoj dhe gjuaj...
Gjithë c'beje- nuk e bejë!...
C'farë them- nuk e them!...
Pikërisht të gjitha i bëj se të dua!...
Edhe pse në TY lëshojë dhëmbjen time!...
Unë prap të them ik!...
Por TI mosssss ik!...

Angjelina Krasniqi, Bardhaj
Emri i vertet imi eshte Angjelina KRASNIQI Bardhaj...(shkaku pse nuk e perdori emrin tim
eshte sepse Angjelina Krasniqi nese e perdori e ka vajza e tezes qe jemi
gjenerat me te dhe qe edhe ajo jeton ne Peje...nderkaq Angjelina Bardhaj nuk
mund ta perdori sepse e ka motra e bashkeshortit qe edhe ajo jeton ne
Peje)keshtu qe si zgjidhje kam zgjedh emrin Enxhi Krasniqi Bardhaj sepse
shoqeija ime me njofin ma shume me kete emer pra Enxhi.
Jam e lindur ne Pejen e bukur ne vitin 1968.U shkollova ne gjimnazin Bedri Pejani drejtimi matematikor ...ku dy vite jam shpallir nje nder nxaneset me te mira te gjimnazit...regjistrova Fakuletitn Teknik ku pas dy vitesh (per shkak te situates se asaj kohe,per shkak te marteses dhe largimit nga vendelindja )behet nderprerja...Sot jetoj dhe punoj ne gjermani dhe perpiqem te jeme nene dhe bashkeshorte e mire...
TINGULLI MALLËNGJYES
Violina notat lartë kishte kapur,
qëndronte vajtueshëm e hapur,
sikur diqka të priste,
...sikur diqka më mbyste,
ajo pritje si vegim,
shkaktoj vuajtje dhe mallëngjim.
Koha kur isha e lumturë!...
ngulim e shumë lot avulluës,
zgjuarsia atje kishte mbetur,
e unë kështu e treturë...
Cdo gjë më doli para sysh,
si nje film i bukur,...
petullat borë të bardhë e të përdredhura
të lulëvjeshtës
që unë i kisha prekur me buzë,
atë gurgullimë uji te Bistricës,
që tingëllon melodi të bukurë muzë.
Shirat e stuhishme të pranverës,
e unë duar-duarsh kapur në vallëzim,
lagëje për herë të parë buzësh
tretur në përqafim,
ajo borë shkëlqyese e bardhë
që nusëronte qytetin tim...
Ajo rrugë e gjatë,
aq shumë nga unë e shkelurë
që vaja cdo dite,
dijeni për të vjelurë.
Lokale të ngjeshura njëra pas tjetrës
ku gëzohesha me shoqëri,
ajo sofër e madhe mikëpritëse
që kisha në shtëpi.
Ato Bjeshkë madhështore të Rugovës
që puthnin qiellin,
atë Gurin e Kuq,Liqenatin,
që madhëronin
lindjen dhe përendimin e diellit.
Atë puhizë mëngjesi,
që më ledhantonte në ballkon
atë ngrohje-dashuri familjare
që asgjë se zëvendëson...
Po shijoja,freskinë e një metamorfoze,
në atë vërbëri që më kishte mbërthyer,
ku hy e dalë,për të shkëlqyer disa caste,
në garderobën e kujtesës që më kishin shpërthyer.
Unë do të vdes një ditë, skam si për të ikur,
do të mbajë peng këto robinja hyjnore.
Ah!... Te vdesësh bashkë me to...
është më pak e hidhur....
EDHE PSE NUK FLAS
Më thua që jam dashuri që vret
thua se skam mëshire
më thua se jam magjija që ti pret
thua pa mua është vështirë.
Dëshiron të mbytësh në oqeanin
e syve të mi,
buzët e mija të mos mbesin të thara...
nga zjarri i tyre dëshiron të digjesh
të shkrumohesh,të flijohesh...
të dy të lozim me barin
të shijojm lumturi të papara...
Une nuk jam magji
s jam plumb,breshër,s jam rrufe
nuk jam mëkatare
por jam drita që sundon mbi ne...
Tek une ti ndeze qiriun e fikur
bëre dhomen time të zdritur
rrënjen e lisit e shërove
kurorë të tij më vëndose...
Të kam shumë lumturi
do ngjitesha shumë bjeshkë me ty
në livadhe do të pushonim
e me barin do të loznim...
Mbules do të kemi qiellin
e qiri do të kemi djellin
trupat tone të bashkuar
fjalën TE DUA do ta shkruajnë...
TI KEPUS ZINGJIRET
Shpirti po më bredh
dhe ndjehëm e mundur
e penguar dhe e pafatë,
koha gjithkah më hedh...
Dua t më shërohen
plagët mendore,
dua të asgjësoj frikën
dua të nderprej vuajtjen
dhe të penguarit shpirtëror të ikën.
Dua të shëroj mendjën e trazuar
dhe zemrën e plasur
ti këpus zingjirët
që jan palosur...
Dua të kam një ditë të re ,
një forcë të re,
dua të jam e vendosur dhe
përplot hare...
Dua....Dua...që edhe në jetën time
të ndodhin qudira dhe befasira...
CILET DO ISHIM NE
Ëndrrojë zgjimin me puthjet tua,
ëndrrojë këngën me zërin tënd,
ëndrrojë dëshirën në mua,
ëndrrojë ty në cdo kënd.
Endrrat ma vjedhin gjumin,
ma vjedhin helmin,
ma vjedhin fjalën.
ma vjedhin tmerrin.
Nuk shof ëndrra të trishta,
nuk shof ty të mjerë,
nuk shof vetën të vënitur,
as të dy në humner...
Cilët do ishim në këtë kërkim,
cilët do ishim në këtë rrënkim,
cilët do ishim NE në këtë ëndërr.
cilët do ishim ne në zgjim.
Jo-pjesë e jetës së fjetur,
jo-shkëndi e sekondës,
jo-harres e së djeshmës,
por e sotmja e të sotmës....
Dëshirë dhe nevëri që kall,
fluturim shpirti dhe zë i zemrës
që ringjallë...
GERMIM NE MENDJE
Dje isha e lumturë,krenare,
një gëzim më i vogël
dhe fytyra ndriqonte...
Nuk e kisha të ftoft buzëqeshjën
nuk e urreja edhe vetën...
syri im nuk kishte lotë,
kohen nuk shikoja kot.
I kisha afër të gjitha...
prehërin,dheun ,varrin,
bjeshkët,livadhet
burimin dhe flamurin...
E sot një piktur e brishtë,
larg atdheut...
një jetë tronditëse e shëmtuar,
i mosperfillti mendim
një botë e fëlliqtë në syrin tim.
Jetë në luhatje,
fyese e pistë,
ulje poshtë e vlerave të larta
mirësisë e besnikërisë.
Gërmim në mendje,
edhe më thellë...
frika,realiteti,zakonet,
veprimet,mendimet,
shendeti,gjumi,
jeta...e vetës..
madje edhe ate-
cka dëshiroj pas vdekjës.
Gërmim i sëmur,
por e obligueshm
mendja ime s është më
e operushme...
mbet prap në gërmim...
MOS MË LARGONI PREJ TRUNGUT
Sa netë të gjata
në gjumë numëroj,
që ditët të ikin shpejt
në vendlindje të shkoj.
Një vjet të tërë
e pres këtë pushim,
të lumturohem,
shpirti të ketë gëzim.
Secilës ardhje i gëzohëm,
flas pa rezerva
e nuk keqkuptohëm,
ky shpirt i imi
mbyllur në kuti,
ka nevojë të shpërthejë,
të shprehet në liri.
C qetësi, c lehtsim,
c guxim ndiej ,reflektojë,
ju lutem mos e ngacmoni
lejoni tek une të sundoj.
Mos thuani na erdhen të huajt
apo te jashtit...
mos më largoni
prej TRUNGUT E ASHTIT...
Nëna me zë të mekur,
thërret nga pragu,
mirë se erdhe bijë,
tek lisi ,kulla e oxhaku...
Nese për ju jam e huaj
Kuptoni!...
vendlindjen dhe nënën,
s mund t ma ndaloni.
Por as token e Kosovës,
mos ma mohoni,
kur na thërret vdekja,
me të njetin DHE do t mbulohemi....