Isuf Hoxha...
Isuf Hoxha i lindur ne Therande -Kosove me
12.02.1960.I martuar ,dy vajza e nje djale.I burgosur prej viteve 1983-1986.Kam
studiur ekonomikun dhe metematiken ,per shkak te burgosjes si kam perfunduar.
ME PELQEJN SFIDAT
Mbledh honeve kubet e zemrës
Shkërmoqur ëndrrat ne rrjet merimange
Dashuri platonike ne saçin e ndërgjegjes
I ngushte dhe vargu ne partiturë
Shikimit telat këputen e mekur fëshfërime
Buzëqeshja nen guri pret bulëzimin
Pyes veten është ky mision i pamundur?
Me pëlqejnë sfidat, si ta njoh veten ne çastin
Litarin ne qaf notoj lumit te rrembyeshëm...
Me shumë se kaç...
Dua te jem piktor te ju beje me te ëmbël se Monalizen
Me fal vetëm një buzëqeshje
Po te jem poet s’ju le t’i ngjani Zhulietes
Vazhdojmë ti prekim gishtat
Luadheve te pështillemi me fije sane
Po te jem Dielli do rrezoj vetëm për Ty,
Mi shkrij ëndrrat e varura ne degë
Hënën e zbresë rrugën kah ec fanar te ndrijë
Mos me puth,ledhatomë fytyrën
Trëndafil i rritur ne guri,ruaj aromën vetëm për Ty
Pjalm për kurmin tende
S’mund t’ju shpall Hyjneshe po te kem dhe skeptrin
Ju takon ta meritoni,përpiquni ...
Me lejo t’iu bëhem roje ëndrrave tuaja
Nëse jo, kthehem ne pëllumb s’do lodhem
Te gu-guris për dashurinë e lumturinë tende!
Kërkon te hesht,kur...
Ju që i shpërlani duart ne lotin e fëmijëve
E mbushni barkun në strajcën e skamnorit
Plot djersë,mall,dhimbje e vuajtje ne mërgim
Unë te hesht ,kur
Buzëqeshjen me blozë e ndytë në maternitet
Ushtarit patericën ne ankande e veni
Shqipërisë si në bahçe te babës frytet i merrni
Si limon e shtrydhni ju hora në fund zgërdhiheni
Shfryheni ne bordele,kazino me gjak populli parfumoheni
Rënkon toka e koha kah ecni e ngisni limuzina
Unë te hesht ...
Me kërkoni
Te përmjerr ardhmërinë t’i gris ëndrrat
Unë te ulem ne sofër te ndaj tortën me ju
Te ma rrjepëni ndërgjegjen te qepni prezervativ
Fantazme te shëtitëm gjirizeve tuaja
Pse mi ofroni prapanicës një stol te bute
Te hesht,mos te shoh mos te këndojë
Pirdhuni ,ore e çast do përleshemi ne arenën e jetës!!!
Nuk kam kohe
Koha dënese pike-pike
Çadrën e fërfëlloi era
Biletën ne xhep te prere
Rrugës plot gropa
Makina s’duket gjëkundi
Te pres ne stacion mëngjesin
Kam frike kohen ,vonohem!
PRIT ...
Prit
Merri me vete ne qese najloni
Kujtimet e shkapërderdhura
Ne degët e thara
Bisht dhelpre varur
Lajthitje a ëndërr çasti
Prit
Merr me vete ngjyrat e brushën
Lere ashtu pikturën fantazme
Te bredh mjegullës se pendimit
Rroba te shpërndara
Ne katet e zemrës
Dhimbja zvarritet fushës t’i mbyllen plagët
Te lundroj drejt oqeanit te prehjes
Tek koka lërma buzëqeshjen shi te pikoj
Pranë eshtrave te shtri imazhin blu
Te ngrohem te ndjej aromën e gjoksit
Ishte dashuri e pamundur...