DASHURIA JOTE
Bukuria jote dhuratë nga zoti,
Mendjen ma ka marrë vërtetë.
Në ëndrra ç'do natë më vjen,
Gjumin se bëj dot të qetë!
Më mungon ti zanë e malit,
Me ata dy sytë e shkruar,
Me buzën si mjalti i bletës,
Flokët përmbi supe lëshuar.
Sa lezet të ka buzëqeshja,
Kur më sheh e lëshon dritë,
Me ty engjëll jam dashuruar,
Se ti më lumturonë ç'do ditë.
Sa her marr frymë të kujtoj ty,
Të kam si një lule plot aromë.
Ti nuk vyshkes asnjëherë,
E freskët në shpirt qëndron.
Kur të shoh më mbush me jetë,
Zemrën ma djeg porsi prushi.
Ti moj hëna që i buzëqesh natës,
Këtë shpirt sa shumë ma mbush.
Të mbledh të gjithë yjet e qiellit,
Asnjë s'të zëvendëson ty dashuri.
Ti je ylli më i bukur,që ndrin ,
Bukuria jote më ka marr gjumin!
Mendjen ma ka marrë vërtetë.
Në ëndrra ç'do natë më vjen,
Gjumin se bëj dot të qetë!
Më mungon ti zanë e malit,
Me ata dy sytë e shkruar,
Me buzën si mjalti i bletës,
Flokët përmbi supe lëshuar.
Sa lezet të ka buzëqeshja,
Kur më sheh e lëshon dritë,
Me ty engjëll jam dashuruar,
Se ti më lumturonë ç'do ditë.
Sa her marr frymë të kujtoj ty,
Të kam si një lule plot aromë.
Ti nuk vyshkes asnjëherë,
E freskët në shpirt qëndron.
Kur të shoh më mbush me jetë,
Zemrën ma djeg porsi prushi.
Ti moj hëna që i buzëqesh natës,
Këtë shpirt sa shumë ma mbush.
Të mbledh të gjithë yjet e qiellit,
Asnjë s'të zëvendëson ty dashuri.
Ti je ylli më i bukur,që ndrin ,
Bukuria jote më ka marr gjumin!