EDISNAJDA XHIHANI
ARKITEKTI I VËRTETË
As unë, as ti, askush nga ne
S’e dimë kurrë, s’e dimë pse
Pse ecim rrugës plot lëmshime
Plot terratisje, honëzime
...Ndaj vrasim mendjen pa pushim
Të gjejmë pikëzën nga vijmë
Ku ditët nisen, qeshjet, ngrysjet
Ku nxin mëngjesi, ndrijnë abyset
Si fantastikë, fantastike
Vrapojmë drejt asaj pike
Ku nuk arrihet, ndaj të brengosur
Vazhdojmë rrugës së pasosur
Dhe si gjenialë, si gjeniale
Kërkojmë zgjidhjen ideale
Të piketojmë orën, kuotën
Kur ylli ynë do ndrisë botën
Askush nga ne, as unë, ti
Nga vjen ku shkon, jo, nuk e di
Ku rruga, vallë, e vërtit
Pa fill ariane në labirint
Se tjetër kush planimetrinë,
simetrinë, asimetrinë
Një tjetërkush që hyjnon
Ka projektuar fatin tonë.
MOS
Përse të çuditesh
Aspak s’është çudi
I fshehur gjithkush
Fshehtësive të tij
...I fshehur sa shumë
I fshehur sa thellë
I fshehur më teper
Se sa në çdo shpellë
Mos u verbëro
Nga fjalët verbërore
Plot vezullime ngjyrash
Engjëlldjallëzore
Tek emblema e bukur
E njeriut të mirë
E maskëzuar maska
E tipit të shtirë
Çdo gjë që shkëlqen
Nuk është flori
Nuk ka në çdo puthje
Gjithnjë flakërimë, dashuri...
VJESHTE
Kaloj mes ahesh te zverdhuar
Ngjyrosur ndjehem per cudi
Si ne nje skenez te mrekulluar
E lare jam krejt ne flori
...Muzike gjethesh, simfonira
Nga Bethoven, List, Moxart, Bah.
Krejt e florinjte si ne cudira
Nga njeri ah ne tjetrin ah.
Here qetesisht, here furtunshem
Akorde ere... gjithe drite
Kumbim i ecjes permes druresh
Muzike Vjeshte e florinjte...
BANKAT E SHKOLLËS
Kur jam në to, kur jam larg tyre
E mbushur jam me melodi
Me zëra pyjesh në stuhira,
Muzikë flladesh, simfoni...
...Nga ç’pyje vijnë këta drurë
Ku rrinë librat, kurmet tanë
Që si harrojmë, kurrë, kurrë
Në të tjera ndenjëse, divanë...
Që si harrojmë asnjëherë
Kur ngjisim shkallët në lartim
Sepse çdo rrënjë buron nga dherat
Dhe lumë s’ka pa një burim.
Sado të ngjitesh majësive
Për to harresë nuk ka kurrë
Plot me sonata thellësive
Mbushur çdokush nga këta drurë
Edhe në rri kolltukesh, fronesh
Një zog diçka të thotë në vesh
Nga bankat nisesh të flatrohesh
Pafundësive përtej resh.
As unë, as ti, askush nga ne
S’e dimë kurrë, s’e dimë pse
Pse ecim rrugës plot lëmshime
Plot terratisje, honëzime
...Ndaj vrasim mendjen pa pushim
Të gjejmë pikëzën nga vijmë
Ku ditët nisen, qeshjet, ngrysjet
Ku nxin mëngjesi, ndrijnë abyset
Si fantastikë, fantastike
Vrapojmë drejt asaj pike
Ku nuk arrihet, ndaj të brengosur
Vazhdojmë rrugës së pasosur
Dhe si gjenialë, si gjeniale
Kërkojmë zgjidhjen ideale
Të piketojmë orën, kuotën
Kur ylli ynë do ndrisë botën
Askush nga ne, as unë, ti
Nga vjen ku shkon, jo, nuk e di
Ku rruga, vallë, e vërtit
Pa fill ariane në labirint
Se tjetër kush planimetrinë,
simetrinë, asimetrinë
Një tjetërkush që hyjnon
Ka projektuar fatin tonë.
MOS
Përse të çuditesh
Aspak s’është çudi
I fshehur gjithkush
Fshehtësive të tij
...I fshehur sa shumë
I fshehur sa thellë
I fshehur më teper
Se sa në çdo shpellë
Mos u verbëro
Nga fjalët verbërore
Plot vezullime ngjyrash
Engjëlldjallëzore
Tek emblema e bukur
E njeriut të mirë
E maskëzuar maska
E tipit të shtirë
Çdo gjë që shkëlqen
Nuk është flori
Nuk ka në çdo puthje
Gjithnjë flakërimë, dashuri...
VJESHTE
Kaloj mes ahesh te zverdhuar
Ngjyrosur ndjehem per cudi
Si ne nje skenez te mrekulluar
E lare jam krejt ne flori
...Muzike gjethesh, simfonira
Nga Bethoven, List, Moxart, Bah.
Krejt e florinjte si ne cudira
Nga njeri ah ne tjetrin ah.
Here qetesisht, here furtunshem
Akorde ere... gjithe drite
Kumbim i ecjes permes druresh
Muzike Vjeshte e florinjte...
BANKAT E SHKOLLËS
Kur jam në to, kur jam larg tyre
E mbushur jam me melodi
Me zëra pyjesh në stuhira,
Muzikë flladesh, simfoni...
...Nga ç’pyje vijnë këta drurë
Ku rrinë librat, kurmet tanë
Që si harrojmë, kurrë, kurrë
Në të tjera ndenjëse, divanë...
Që si harrojmë asnjëherë
Kur ngjisim shkallët në lartim
Sepse çdo rrënjë buron nga dherat
Dhe lumë s’ka pa një burim.
Sado të ngjitesh majësive
Për to harresë nuk ka kurrë
Plot me sonata thellësive
Mbushur çdokush nga këta drurë
Edhe në rri kolltukesh, fronesh
Një zog diçka të thotë në vesh
Nga bankat nisesh të flatrohesh
Pafundësive përtej resh.