ÇASTET ME TY
Sa nostalgji e sa mall ndjej sa herë
Kur kujtoj castet, e bukura me ty,
Ikin ditët muajt e vitet radhë-radhë,
O dashuria ime e përjetshme si zjarr.
Rrezja e parë,madh, vërtetë i këngës,
Më ngroh në shpirt e në zemër,
Je thesari im i madh sa qielli,
Ti që mban më të bukurin emër.
Pa ty se di si do ishte bota në të vertetë,
Do dukej cdo gjë bosh dhe e shkretë,
Me ty kam gjithë botën para syve të mi,
Se ti je pasuria më emadhe në këtë jetë.
Ti je si bilbili që këngëz ja merr në male,
Me melodin e shpirtit të ëmbël si mjalti,
Më hap dritare malli,
Çastet me ty janë qëndisur me gurë diamanti!