ANA KOVE
DASHURI ME CHE GUEVARA-N?
Ca tinguj Lolite
M’i shqyeve buzëve
dhe joshja ndezi flakën me sy;
me duhmë pasioni
përzjeve thëngjijtë e platitur;
dhe gota e verës mbi vatër u drodh;
buzët vure ku unë kisha pirë
pastaj qelqet m’i shkërmoqe ndër duar.
Në oxhakun e pahitur nga dëshira
isha gështenja që hodhe mbi prush
nga gjembat e bohçes qëruar,
zhvoshkur lëkurës që kërcëllet
e mishit që mahiset;
ishe dora që përzjeu shpuzën;
hukamë ishe në përcëllimin e parajsës.
Pranë oxhakut,
eliksiri prej taftit tënd rishmi frymoi,
dhe unë korpit tim të përzhitur
u ringjalla;
nënlëkurë gjakuan
vrundujt e lirisë së puthur.
Në sytë gati të shuar
m’i ndeze iskrat
dhe ajrin e luftës
mes meje dhe... meje
Ç’tu desh, Ernesto?
DERDHESH SI VERE E NXEHTE
Derdhem si verë e nxehtë
mbi ty, bredh i harlisur,
puthja deh me më t’mirën erë
këtë natë lutjesh;
me lëkurë mbështjell flakën,
afshin përvëlues të dëshirës,
dridhem poshtë teje, kambanë fundviti,
fillim-ngjarjesh,
grishjen me fjongo damarësh shtrëngoj,
duardridhur zhvesh padurimin
nën ritme të çmendura zemërrahjesh,
për të prekur dhuratën e parajsës
dhe me sytë drejt qiellit
lëvdoj shpirtin e së vërtetës...
Ç’gjakim magjie, o Zot,
kur trupat gazmojnë si fishekzjarrë!
SI NË ËNDËRR…
Ky shi s’ma vadit dot fjalën
pa lëngështimin e syrit tënd;
ky shi s’ma shuan dot prushin,
pa prekjen e trupit tënd;
ky shi mpikset bashkë me gjakun
në kapilarë heshtjesh,
dhe mall kullon zambaku
për një puthje si atëherë...
si në ëndërr…
KUR TI NUK ME SHEH
Pa pangjyra jam kur ti s’më sheh,
Gri si kjo stinë trishtimi,
gjakmpiksur damarëve dhemb vetmia
dhe frymë e fjalës nxjerr avull
mbi buzët e dëshirës.
Pse je kaq larg?
S'di ta kaloj pa ty këtë prag
mes hirit dhe këngës.
Çliromi zogjtë nga zemër e unshme
dhe diellin e mallit hidhjua akujve!
Ah, për inat të akujve,
puthmë sërish mbi buzë, të lutem!
SI LULEZ E THARE
Si lulëz e tharë pres të çelem
Dritën nga diej kujtimesh grabis
kur terr është në botën tënde.
Brenda meje gjallon
dhe po vdes të të shoh;
të gëlltis sytë e tu bashkë me frymën,
që brenda shpirtit
me qerpik
yllin e dëshirës të puthin
ose krejt të verbohen.
Ca tinguj Lolite
M’i shqyeve buzëve
dhe joshja ndezi flakën me sy;
me duhmë pasioni
përzjeve thëngjijtë e platitur;
dhe gota e verës mbi vatër u drodh;
buzët vure ku unë kisha pirë
pastaj qelqet m’i shkërmoqe ndër duar.
Në oxhakun e pahitur nga dëshira
isha gështenja që hodhe mbi prush
nga gjembat e bohçes qëruar,
zhvoshkur lëkurës që kërcëllet
e mishit që mahiset;
ishe dora që përzjeu shpuzën;
hukamë ishe në përcëllimin e parajsës.
Pranë oxhakut,
eliksiri prej taftit tënd rishmi frymoi,
dhe unë korpit tim të përzhitur
u ringjalla;
nënlëkurë gjakuan
vrundujt e lirisë së puthur.
Në sytë gati të shuar
m’i ndeze iskrat
dhe ajrin e luftës
mes meje dhe... meje
Ç’tu desh, Ernesto?
DERDHESH SI VERE E NXEHTE
Derdhem si verë e nxehtë
mbi ty, bredh i harlisur,
puthja deh me më t’mirën erë
këtë natë lutjesh;
me lëkurë mbështjell flakën,
afshin përvëlues të dëshirës,
dridhem poshtë teje, kambanë fundviti,
fillim-ngjarjesh,
grishjen me fjongo damarësh shtrëngoj,
duardridhur zhvesh padurimin
nën ritme të çmendura zemërrahjesh,
për të prekur dhuratën e parajsës
dhe me sytë drejt qiellit
lëvdoj shpirtin e së vërtetës...
Ç’gjakim magjie, o Zot,
kur trupat gazmojnë si fishekzjarrë!
SI NË ËNDËRR…
Ky shi s’ma vadit dot fjalën
pa lëngështimin e syrit tënd;
ky shi s’ma shuan dot prushin,
pa prekjen e trupit tënd;
ky shi mpikset bashkë me gjakun
në kapilarë heshtjesh,
dhe mall kullon zambaku
për një puthje si atëherë...
si në ëndërr…
KUR TI NUK ME SHEH
Pa pangjyra jam kur ti s’më sheh,
Gri si kjo stinë trishtimi,
gjakmpiksur damarëve dhemb vetmia
dhe frymë e fjalës nxjerr avull
mbi buzët e dëshirës.
Pse je kaq larg?
S'di ta kaloj pa ty këtë prag
mes hirit dhe këngës.
Çliromi zogjtë nga zemër e unshme
dhe diellin e mallit hidhjua akujve!
Ah, për inat të akujve,
puthmë sërish mbi buzë, të lutem!
SI LULEZ E THARE
Si lulëz e tharë pres të çelem
Dritën nga diej kujtimesh grabis
kur terr është në botën tënde.
Brenda meje gjallon
dhe po vdes të të shoh;
të gëlltis sytë e tu bashkë me frymën,
që brenda shpirtit
me qerpik
yllin e dëshirës të puthin
ose krejt të verbohen.