ELONA BRAMO ZANA
- PRAGU I SHTËPISË
E mbajta une peshën e mallit, me vite mbi shpinë!
Më lodhi, ma hëngri shpirtin me lënjë!
Dhe për gurin kam mall, për armik, mik gjithë njerëzinë!...
Mall për nënë e babë, mall t'u dëgjoj zënë...!!!
Pragun e shtëpise ta shoh dhe njëherë,
Aty ku u linda, ku qava ku qesha...
Të puth farë e fis të dalë nga ajo derë
Ata që më deshën dhe ata që i desha!!!
- U PUTHEM SONTE
- U puthëm sonte përsëri...
Aty, ku mallin dhe zjarrin, si shuajnë dot as lotët,
Aty, ku dashura jep besën dashuri,
U puthëm...
Aty... ku puthet qielli me tokën!
- TI DHE UNË
Sa e "vogël" jam përkrah teje!
Ti mal gjigand, i patundur!
Unë një zog, të këndoj ndër deje, ...
Në gjirin e ngrohtë të rri strukur!
Unë një lule e pemës tënde të artë,
Që çel cdo stinë, dimër e behar!
Më ndez me ngjyrën e kuqe të zjarrtë,
Aromë nga lulet e botës marrë.
Ti det i kaltër dhe unë një valë,
Që shkoj e vi lozonjare në rërë...
Të vi vërdallë me naze, ngadalë,
Në thellësinë e kaltër zhytem e tërë...
- AKUAREL
- Për Skraparin -
- Nuk e di ç’ mendoi perëndia!
Kur filloi të hidhte ty mbi letër....
Të merrte nga pak nga gjithë gjithësia,
Dhe filloi nga malet mbretër!
Zbriti nga majat në brigje dhe fusha,
me ngjyrat e ylberit i qendisi për merak.
Dhe pak më poshtë ndër gurë e gëmusha,
Lumin akull të ftohtë, me ujë të kristaltë!
Katër stinët veç aty hedhin valle!
Në dimër dëborë, e bardhë, e brishtë,
Pranverë, verë, lozonjare...
Dhe vjeshtë e artë, mbushur me musht!
Diku atje fluturon mendja dhe shpirti!
Të mbaj lulet erëmira kurorë,
Të pi ujë nga burimi i ngrohtë i dimrit,
Dhe të lahem në verë në lumin gjarpëror!
Të isha hëna e artë, do të doja tani.,
Natën të ndriçoja dhe, të ta bëja ditë.
Të të ledhatoja pakëz, të ulësha tek ti.,
Me mall të përqafoja e të puthja sytë!
JU LUTA NATËS
Ju luta natës së errët dhe këtë herë,
Të zgjaste pak me shumë, edhe pak.
Të më mbante në gjirin e saj si at'herë,
Të digjesha dhe nje herë, me të sajat flakë!
I LODHURI
Ditë e netë, i vetëm në vetmi,
Përmes dhimbjesh mbushur lot.
Zemër e mundur, pa fuqi,
Zvarrë terhiqet, por me kot...
Veshtrimi yt i përhumbur,
Në hapësirën gri të horizontit,
Një tjetër enderr, ashtu e zhdukur,
Endur në udhet e ''kot se kotit''...
Sytë e zhubrosur si letër e vjeter,
Të ngrire si statuje hedhur n'argjend,
Kërkojnë të gjejnë një jetë tjetër,
Kërkojnë të prehen në tjetër vënd...
I lodhur nga hipokrizia,
Shpirti i pastër s’mban llumbësirë,
I harruar nga njerëzia,
Të ''ikësh'' do me deshirë!
BIR I NËNËS...
Bir, më mbaj mënd vetëm dy fjalë,
Dy fjalë që nga shpirti rrjedhin valë...
Rrjedhin nga zemra ime e shkretë,
Që me drithërimë malli Ty të pret...
Bir i nënës të më vish,se po të pres,
Sikur njëherë të shoh e le të vdes,
Gjallë po më gjete do të "djeg" në ballë,
Të të pushtoj të tërin e të nxjerr mall...
Bir i nënës gatuar më gjak e jetë,
Mallkuar në shekuj qoftë ai kurbet,
Që të mban larg meje në dhe të huaj,
Që më mban frymën, e më bën të vuaj...
TË PRITA
Te prita...
Ashtu, me mall, vazhdoj të të pres!
U sfilita...
Kam mbetur vetem, pa fuqi e pa shpresë!
Shikoj pulëbardhat që shkojnë dhe vinë,
Të paktën ato dinë, se ku e kanë shtëpinë!
Unë ndër vite të pres, e ashtu dale ngadale,
Jam thinjur e plakur e me rrudha në ballë!
Degjoj nganjëherë peshpërima të erës,
Thonë të gjithë, se ke ikur pa kthim!
Por unë, sytë e perlotur, nuk ja heq derës,
Një jetë të tërë do të të pres ty, ëngjëlli im!
PER BABAIN TIM!!!
E mbaj mënd fare mirë, si mund ta harroj?
Atë buzëqeshje që fshihte të shkretat halle.
Sytë e zinj, të mëdhenj, të përlotur kujtoj.
Atë shpirt të mirë, atë zemër të madhe!
Si mund të harroj unë zërin tënd,
Fjalët e tua të ëmbla, gjithë mirësi!
Sa herë i dëgjoj e më vijnë në mënd,
Sa herë në heshtje më sjellin tek ti...
Shoh aty ku punon, e duart cop e gjak,
Në dimër,në dëborë, shi dhe acar.
I palodhur, pa gjumë ditë edhe natë...
Eh, të mundësha të mbaja, sikur, një hall!
Çdo rrudhe e ballit mbuluar vuajtje shumë,
Por asnjëherë nuk na tregove ti mërzi.
Veç dashurinë për ne e derdhe si lumë,
I qeshur hapje krahët, e na merrje në gji!