SELI MURATI
SONTE
Jetoj brènda syve tè tu,
nè sytè e mi ti ke shtèpinè ....
vera ime ka dy skaje : ....
njeri nè pranverè, tjetri nè vjeshtèn tènde.
...
Ti hyn nè tè djeshmen time,
humb rrugèn si ai qè ka humbur kujtesèn.
Unè hyj nè tè ardhmen tènde,
humb rrugèn si ai qè nè pyll s'ka kaluar
asnjeherè ...
Sa do tè doje tè kishe nè duar tè djeshmen time!
Sa do tè doja tè kisha nè duar tè ardhmen tènde!
KAM SHIJEN TËNDE NËN LËKURË
Kam shijen tënde nën lëkurë
nëpër flokë ,nëpër pjesë të trupit
kam , pemë në kokën time të gjumit
te mbuluar prej gjethesh të vogla.
Thelluar në mendimet për ty
kjo natë plot me shi
shikoj fotografitë
po me pikon loti nga sytë.
Erdhe dëborë në orët e drekës
të më godasin
dhe mbyll sytë që të mos i has
kërkoj të të ndjej
dorën tënde tek më ndjen.
Sikur hëna që rri lartë në qiell
sikur rrezet më vjen
po ndriçoje dikur ti
ku më ike dashuri.
Kam aromën tënde në frymëmarrje
të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
notuar nëpër venat e gjakut
vrapon,drejt zemrës .
Dëgjoj zërin ëmbël
më vjen në ëndërr
si zog i humbur i plagosur
po më vret vetmia
hija jote po më ndjek
shija jote jeton nën lëkurën time.
Ka pika shiu në kujtimet e mia për ty
të freskëta si heshtja pas përmallimit
dhe pasqyra e lumit ,mëngjeseve
Kam emrin tënd brenda meje
sytë me fijeza drite
vështrimin e thellë
...ku gjej vetën!
SYTË E TU
Nuk më pëlqen të të pëlqej gjithmonë
nga njëherë dua të të mërzitë
që të marrësh arratinë
të ikësh larg nga unë
që të më tmerrosh me ikjen
që të ndjek me shikimin litar
mos kthimin e kokës tënde
të zemëruar deri në ikje.
Më pëlqen të ndjej
dhimbjen e tmerrshme
që gërvishe zemrën time
të shikoj në pasqyrë
ngjyrën e verdhë të fytyrës time
që i ngjanë një të vdekuri
që gabimisht merr frymë.
Më pëlqen të dëgjoj nga ti
fjalët helm "s’të dua" je"i keq"
dua të pres në ankthëri
kthimin tënd të shoqëruar
me harresën e asaj që të mërziti
dhe të të shikoj drejt në sy
të të them të vërtetën që:
" jam i marrosur pas teje"
Më pëlqen të të dua çdo ditë
Siç të desha kur ti pashë sytë
për herë t parë
kur ta ndjeva timbrin e zërit
për të parën herë
të kënaqem duke pare.
PSE IKE?
Pse ma mbylle dritaren e vetme tè lumturisè
Pse ma le mèngjezin tè errèt
edhe kur drita e diellit e ndriçon
pse mi than lotèt nè sy
kur si rrekè rrjedhin
pse mi ndalon rrahjet e zemrès
kur pèr ty ato therin
pèrse e mudon zemrèn tènde
kur ajo vetèm pèr mua rreh
pèrse i pret minutat tè kalojnè
kur ato bèhen ditè
pèrse pyet veten tènde …
sa sa kohè duhet…
kur ti tani mund te kthehesh nga un
dhe tè mè pèrqafosh
e un tè tè pèrkedhel flokèt fytyrèn
tè tè puth mollzat e faqeve buzèt syrin
si gjithmonè e dita diell tè bèhet
e hèna mè shumè tè ndricojè
e nga lumturia jonè tè ketè prapè
ctè tregojè
e yjet reth nesh vallzimin tè fillojnè
mos mè lèr mè nè ankth
èshtè e vèshtirè kjo pritje
e marrosur nè pèrmallje
po tè pres me krahè hapur
tè vish pèrsèri tè mè ngrohèsh
nga kjo ftohje qè ska diell ta ngrohe
e di qè ti ndjen njesoj ndaj hajde mos vono
Jetoj brènda syve tè tu,
nè sytè e mi ti ke shtèpinè ....
vera ime ka dy skaje : ....
njeri nè pranverè, tjetri nè vjeshtèn tènde.
...
Ti hyn nè tè djeshmen time,
humb rrugèn si ai qè ka humbur kujtesèn.
Unè hyj nè tè ardhmen tènde,
humb rrugèn si ai qè nè pyll s'ka kaluar
asnjeherè ...
Sa do tè doje tè kishe nè duar tè djeshmen time!
Sa do tè doja tè kisha nè duar tè ardhmen tènde!
KAM SHIJEN TËNDE NËN LËKURË
Kam shijen tënde nën lëkurë
nëpër flokë ,nëpër pjesë të trupit
kam , pemë në kokën time të gjumit
te mbuluar prej gjethesh të vogla.
Thelluar në mendimet për ty
kjo natë plot me shi
shikoj fotografitë
po me pikon loti nga sytë.
Erdhe dëborë në orët e drekës
të më godasin
dhe mbyll sytë që të mos i has
kërkoj të të ndjej
dorën tënde tek më ndjen.
Sikur hëna që rri lartë në qiell
sikur rrezet më vjen
po ndriçoje dikur ti
ku më ike dashuri.
Kam aromën tënde në frymëmarrje
të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
notuar nëpër venat e gjakut
vrapon,drejt zemrës .
Dëgjoj zërin ëmbël
më vjen në ëndërr
si zog i humbur i plagosur
po më vret vetmia
hija jote po më ndjek
shija jote jeton nën lëkurën time.
Ka pika shiu në kujtimet e mia për ty
të freskëta si heshtja pas përmallimit
dhe pasqyra e lumit ,mëngjeseve
Kam emrin tënd brenda meje
sytë me fijeza drite
vështrimin e thellë
...ku gjej vetën!
SYTË E TU
Nuk më pëlqen të të pëlqej gjithmonë
nga njëherë dua të të mërzitë
që të marrësh arratinë
të ikësh larg nga unë
që të më tmerrosh me ikjen
që të ndjek me shikimin litar
mos kthimin e kokës tënde
të zemëruar deri në ikje.
Më pëlqen të ndjej
dhimbjen e tmerrshme
që gërvishe zemrën time
të shikoj në pasqyrë
ngjyrën e verdhë të fytyrës time
që i ngjanë një të vdekuri
që gabimisht merr frymë.
Më pëlqen të dëgjoj nga ti
fjalët helm "s’të dua" je"i keq"
dua të pres në ankthëri
kthimin tënd të shoqëruar
me harresën e asaj që të mërziti
dhe të të shikoj drejt në sy
të të them të vërtetën që:
" jam i marrosur pas teje"
Më pëlqen të të dua çdo ditë
Siç të desha kur ti pashë sytë
për herë t parë
kur ta ndjeva timbrin e zërit
për të parën herë
të kënaqem duke pare.
PSE IKE?
Pse ma mbylle dritaren e vetme tè lumturisè
Pse ma le mèngjezin tè errèt
edhe kur drita e diellit e ndriçon
pse mi than lotèt nè sy
kur si rrekè rrjedhin
pse mi ndalon rrahjet e zemrès
kur pèr ty ato therin
pèrse e mudon zemrèn tènde
kur ajo vetèm pèr mua rreh
pèrse i pret minutat tè kalojnè
kur ato bèhen ditè
pèrse pyet veten tènde …
sa sa kohè duhet…
kur ti tani mund te kthehesh nga un
dhe tè mè pèrqafosh
e un tè tè pèrkedhel flokèt fytyrèn
tè tè puth mollzat e faqeve buzèt syrin
si gjithmonè e dita diell tè bèhet
e hèna mè shumè tè ndricojè
e nga lumturia jonè tè ketè prapè
ctè tregojè
e yjet reth nesh vallzimin tè fillojnè
mos mè lèr mè nè ankth
èshtè e vèshtirè kjo pritje
e marrosur nè pèrmallje
po tè pres me krahè hapur
tè vish pèrsèri tè mè ngrohèsh
nga kjo ftohje qè ska diell ta ngrohe
e di qè ti ndjen njesoj ndaj hajde mos vono