Mina Caushi
Libra të autores
“Μεταναστες στιν Ελλαδα “ (Emigrantë në Greqi)....1999
Pikëllimi....................................................................2003
Album Familjar.........................................................2004
“Πυ θα με βρεις” (Ku do më gjësh).........................2005
Rrezatimet e copave të pasqyrës...............................2006
Me puthjen e yjeve ju përshëndes.............................2009
Liqeni i luleshtrydheve...............................................2009
Hape ate dritare..........................................................2010
P O E Z I A
Një fushë e bukur me flokë të verdhë,
Anës rrugës, roje i bënin qiparisat.
Sa do të desha në të të flija një natë,
Por qiparisat nuk më lanë.
“Që të fitosh këtë copë tokë,
Duhet të përmbysësh botën, më thanë”!
NË PARCELË
Në parcelën e ndjenjave të mia,
Të lashë të hyje, të luaje me fruta,
Të ëmbla, të bukura, të buta.
Të shijoje, mollë, hurma e shegë.
Por ti, nuk dije ç’kërkoje,
Për ç’do kokërr, pse thyeje një degë ?
Pesha e fjalës
Fjala të ndreq,
Fjala të prish.
Fjala të bën.. .
ta paguash shumfish.
LIQENI S’KA QETËSI
Këmbën futa në liqen,
Ai, dallgë lëshoi në mua.
Shkumë e bardhë rrahu bregun,
Në çast shpirti m’u qetësua.
Kjo qetësi nuk mërret hua!
E V I R G J Ë R
E preka pak, u drodh..
Në sy e pashë, u mblodh...
I thashë një fjalë, veç heshti..
Në mëndjen time mbeti.
E P Ë R P A R U A R
Ta pres diku, më luti..
Në sy e pashë, më mbyti...
Një fjalë i thashë, të tjera desh,
Tani mërzitjen kam peshqesh.
PUTHJET E FUNDIT
U puthëm të etur,
Duke qeshur, duke qarë.
Këto puthje,
Gravura varur në ekspozitën kalendar.
Puthjet tona,
lule të çelura në kopshtin shpirtëror të shpresës.
Planete, që përjetësisht do rrotullohen
në orbitën dhe hapësirën e madhe të kujtesës.
BIRRA DHE VERA
Shishen e birrës që ta pi,
Dua, Ti, të ma dhurosh.
Per miresjellje vere…
Do kesh te notosh.
NXITIMI
Gjithë jeta në ngutje,
Më le e të lashë…
Pa puthje!
ETJE
Unë, pi ujë në gotën tënde,
Ti, në gotën time pi.
Asnjëra nuk boshatiset,
Pse etje kemi përsëri?