PILO ZYBA
NJË KËNDVËSHTRIM MBI PORTRETIN POETIK
- Mbi librin e poetit Bledi Leador Ylli “Dëshirë Mistike”! –
Poeti Bledi Ylli vjen përpara lexuesit me një lumë dëshirash “Mistike”, të cilat rrjedhin nga mendimi dhe talenti i tij poetik, përpunohen në laboratorin e tij, atje ku pasurohen në metafora, gjetje artistike dhe marrin ngjyrimin profesionist, të përcjellura nga një gjuhë e pasur, e thjeshtë, por e rrjedhshme dhe melodike.Autori, mbas librit të tij të parë që pati një sukses jo të pakët, hapi rubinetin e tij të krijimit deri në maksimum në këtë fillim viti, ashtu si hapen portat e një hidrocentrali dhe, në turbinat artistike shpërtheu mendimi, lirizmi,por edhe arti i ëmbël i bukur dhe i thjeshtë.Për çdo lexues sado profesionist apo të zakonshëm, Bledi mbetet një artist delikat që i këndon ndjenjës së fshehtë të dashurisë.Në shumë raste pena rrjedh në mënyrë melankolike, apo në nota maxhore, sipas gjëndjes shpirtërore të rastit të autorit, ose personazheve në të cilën skicohen dhe marrin pjesë si aktorë personazhet e ndjenjave të tij.Libri i ri i autorit me titull “Dëshira Mistike” që në fillim bie në sy për një veçori që rrallë shikojmë në letërsinë tonë.Në kapitullin e parë të tij të titulluar “Sonete” autori përmbledh një cikël me më shumë se 10 poezi, të cilat nuk i kalojnë katër vargje.Janë këto katër vargje që dhurojnë te lexuesi një poezi të tërë të shtrydhur në një mendim e gjetje të mrekullushme, nga të cilat nuk di kë të zgjedhësh si më të bukurën.Nga fleta në fletë takohesh me nje gjetje të re, e cila të mbetet në kujtesë, por jo vetëm kaq, kyçi i bukur i suksesit te këto sonete nuk është vetëm gjetja, por edhe figura e bukur e përdorur si dhe rrjedha e ëmbël e mendimit poetik që autori përdor për sejcilën në veçanti.Për ta bërë më të qartë atë që autori shpreh, le të marrim disa nga këto sonete.Ja njëra prej tyre:
***
Nën qepalla sytë të fshehur...
E nën ndrojtje trupi, hesht'...
Sa dëshira rrinë pa shprehur...
E kalojnë me natën, thjeshtë..!
Autori me këndvështrimin e tij të mprehtë dhe tepër orgjinal në veshjen artistike dhe në shprehje, lexon thellë dëshirat e dashurisë në thellësi të shpirtit të sejcilit.Ai më mirë kupton, ndjen, lexon dhe nxjerr nga thellësia e minierës shpirtërore të njeriut, atë ndjenjë të fshehtë e të ëmbël, të bukur, sa torturuse dhe jetësore e të gëzushme,dashurinë.Vreshtar Bledi, din të vjelë nga ky kopësht frutet më të zgjedhura dhe pasi ti ketë larë me burimin e mendimit ti sjellë në tryezën e lexuesve të freskëta.
Të japësh në katër vargje të gjithë botën shpirtërore të një çasti, apo të një kohe të caktuar nuk është e thjesht..Shumë prozatorë e bëjnë atë një roman të tërë apo novelë, tregim apo skicë të mbushur me figura, të rënduara me pyetje e reteorikë, ndërsa autori në fjalë e bën në një strofëzim, që ka brënda saj një vreshtë të tërë, dhe një roman të tërë për lexuesin, që di të vjelë nga ky kopësht frytet e vlefshme të mendimit estetik, shpirtëror dhe jetësor të dalë nga pena e autorit.
Me ndërrimin e një flete lexuesi kapërcen në një tjetër kopësht, lëndinë, bregore, ku gjen të tjera të pa pritura të këndshme, si fruta,lule,freskinë artistike, gjithmonë këto nëpërmjet vargut që rrjedh i pastër e me muzikalitet, por dhe në tone që të bëjnë që të ndjesh me dëshirë rrjedhën e kërkimit në rrugën e bukur të leximit.
***
Gjithmonë doja larg të zhdukem...
Por mëndoja ''të rri dhe pak''...
E kur gjeta ku të strukem...
S'mund të ikja isha ''plak'' ..
Bledi, ndonse i ri në moshë, i shkon për shtat mendimi i një të moshuari,fjala e kshilla në penën e tij janë “Ilaçe” që pihen me dëshirë për të shijuar sa më shumë jetën në kohën që jetojmë, sepse burimi i quajtur jetë ecën pa ndërprerje dhe von e kuptojmë se kemi lënë shumë fruta pa shijuar, dhe shumë burime pa pirë.Dhe pa pritur e shikojmë veten në stacionin e fundit, kur mosha nuk ndihmon më dhe, as kthim mbrapa nuk mund të ketë.Bledi është i ri, por çuditërisht shikon edhe përpara, por dhe mbrapa, shikon dhe në thellësi të viteve që vinë, të tashmen, por dhe të shkuarën e gjatë, dhe mes këtyre të triave gjen kshillën me vlere për të shijuar çdo çast nga burimi i pa kthyshëm i jetës.
Po e mbyll këtë cikël, i cili ngjan me 15 gurë të bukur e të fildishtë të lidhur në një filespanjë mendimi që mban emrin e vënë nga vetë autori “Sonete”.15 gurë te tespieve që gjithkush ka dëshirë ti lëvizi e ti numërojë me duart e leximit e të mendimit, për të marrë nga ato bukuritë artistike, këshillën e bukur njerëzore, të thurur bukur nga fjala e zgjedhur dhe metafora e ylbertë me të cilën Bledi vesh sejcilën prej tyre, si të jetë një mjeshtër i pasarelës që vesh vajzat e bukura që shfaqin para publikut veshjen e bukur, ngjyrat, stilin dhe shijet që ai përcjell.
***
Si do ta marrësh a ta shohësh këtë botë...
Dhe pse e di që një dit' do jesh i ''zhdukur''...
E sa të duash le të thuash ''jetoj kot''...
S’mund të thuash; kjo jetë nuk është e bukur!
Pas gjithë problematikës të shprehur me shije dhe me kujdes, autori arrin në përfundimin se; në këtë botë ëdhe pse lodhemi, edhe pse vuajmë, prapë kjo jetë është e bukur në thellësinë dhe përbërjen e saj.Në atë që na dhuron, por dhe në ato që ne çdo ditë mundohemi ti “vjedhim” për ti kthyer në gëzime, argëtim, shëndet dhe shije jetësore.
Në ciklin e dytë ku fillojnë lirikat, ku dëgjohen më shumë orkestrime e më shumë dirizhime të shpirtit por dhe të dëshirave të shfaqura e të fshehta, autori flet më shtruar, më hapur, hyn më në detaje, jo më si në flashet e blicet e katër strofëzimeve të tij, por në këto lirika ai e derdh mendimin të thellë, të plotë dhe shumë më bindës.Si duket pjesa e parë e “soneteve” ishte një antipastë për të shtuar oreksin.Më pas për të ngrënë shtruar nga tryeza artistike, dhe për ta shoqëruar ushqimin e shpirtit me pijen e shijshme të “verës” ndjenjë.
Kur mora në dorë librin e autorit, më ra në sy dhe diçka e veçantë të cilën jo të
gjithë lexuesit mund ta kapin apo kuptojnë,por dhe duke mos ditur disa sekrete të cilat unë i njoh nga jeta e autorit.
Në lirikat e Bledit, dhe sidomos në gjuhën e tij të përdorur bie në sy diçka që rrallë e shikojmë në kohën tonë te autorët e
E sidomos ata të rinj.Bledi ngjet pak Lasgush në gjuhën e tij dhe stilistikën e përdorur në poezi.Për këtë mjafton të shikojmë se, Ai,përdor shumë apostrifin, por në shumë raste ashtu si edhe Lasgushi e heq gërmën “ë” dhe e zëvëndëson atë me apostrof edhe në mes të fjalës.Për këtë di të them se Lasgushi shumë herë i ngjet Emineskut, po Bledi? Bledi i ngjet më shumë Lazgushit në përdorimin gjuhësor, stilistik dhe drejtshkrimor.Përveç gërmës “ë”, Ai, zëvëndëson dhe gërmat “i” dhe “j” dhe i zëvëndëson ato me nënkuptim të këtyre gërmave me një apostrof të thjeshtë në pamje, por që mërr vlera gjuhësore të veçanta.Unë këtu nxjerr një konkluzion personal i cili duhet të shikohet sot, ose më von nga gjuhëtarët, por duke marrë shkas se Bledi e njeh mirë Rumanishten por dhe ka mbaruar studimet në Rumani,dhe Lasgushi ynë i madh e njihte po kaq mirë, dal në konkluzionin se baza e gjuhës Romune ndikon dhe përcillet dhe në artin e Bledit.Për ta bërë më të besushme po përcjim më poshtë një poezi të tij:
HENA DHE DIELLI..
E adhuroj hënën,sh’mbëllen si ti,
E qetë e mospërfill’se,nga lart rri e veshtron,
Nata lajkatare është floku i saj i zi,
Fytyra e saj bardhoshe,e ftohtë si gjithmon’.
Pa d’shirë vërtitem, në një botë të shkuar,
Diku në një jetë tjetër filloj që të jetoj,
Në hare gjithë yjet janë duke vall’zuar,
Në atë kohë kur dielli hënën dashuroi.!
Shpirtin i dha dielli,i dha edhe sytë,
Besojë në çfar shihte,s’ish fare dinak,
Hëna bukuroshe pasi mori dritë,
Vjedhurazi largohej,humbte pak nga pak.!
Kurre më nuk takohen dhe pse janë përballë,
Dielli kur mërzitet, djeg’ veten e ti’,
Ting’llon e bukur, duket si p’rrallë,
P’rrallë që ka jetuar, ndoshta çdo njeri..!
Të gjitha këto zëvëndëzime, ndërrime formash dhe rolesh e bëjnë më të larmishme gjuhën e shkruar (për mendimin tim) pa ja ulur vlerat poezisë, por duke ja ngritur asaj edhe më lart.
Në derdhjen e fuqishme të ciklit të dytë me lirika mund të marrim shumë poezi dhe ti analizojmë si, “Dallëndyshe”, “Dashuria, “unë dhe ti”, “Dëshirë mistike”, “Dikur” etj.Ose mund të përzgjedhim mes tyre si shumë të realizuara, apo si lule të veçanta për aromë e ngjyrë në lulishten poetike të autorit poezitë që unë i kam dhe të shënuara me një yll si: “Botë e shtrirur”, “Buzët e njoma”, “Çaste nga jeta”,”Ç’është dashuria” etj.
Bledi bashkë me këtë libër që përgatitet për të dalë nga shtypi, ka si binjakëzim të tij edhe një libër tjetër, të cilin po e redakton dhe korrekton poetja Angjelina Krasniqi,prandaj nuk po shkruajmë më shumë, për t’ja lënë në dorë vetë lexusit ta shijojë krijimtarinë e tij dhe, të nxjerrë vetë konkluzionet e atyre që ne thamë, por ndoshta dhe shumë të tjerave qe do ti gjejë gjatë leximit, dhe që ne ndoshta nuk i përmëndëm fare, ose u shkuam përciptazi.Kur e pyeta Bledin se: Pse po çon dy libra njëherësh në shtyp? Ai mu përgjegj me shaka: “ ara e poezisë nuk mund të punohet vetëm me nje ka, parmënda kërkon dy, që të lërohet dhe punohet më mirë”.Më pëlqeu mendimi i tij, prandaj parmëndën e tij me dy libra po ua dhurojmë njëkohësisht që ta shijoni...