VALBONA HANI
- DEDIKIM
Jeta ime ishte plot ëndrra,
veç për Ty rrihte zemra,
je futur thell në shpirt,
nuk del më:nga trupi im...
*
Jeta më duket e egër,
si deti i trazuar,në stuhi,
një dashuri më shkatërroj,
pa jetë ndjehet trupi im..!
*
Shpirtin e kam të trazuar
doja dhe unë pak lumturi,
Tani jam jetim,njeri pa njeri,
veç kujtime do kem nga Ty..
*
Ti ishe ylli, që ëndrra zgjove,
Ti ishe dielli, që zemrën ngroha,
Ti ishe drita, rrugën ma ndricove,
përse ëndrrat e mia, tashmë i shove..?!!
KUR VJEN PRANVERA
Kur vjenë pranvera,
çelin lulet si nga hera,
vijnë zogjtë e dallëndyshet,
ciuu- ciuuu trokasin tek dritarja,
*
Edhe vajzat,lozonjare,
dalin të mbledhin lule,
lule dele,lule manushaqe,
bëjnë kurora e hedhin valle.
*
Pranverë stina më e bukur,
lëndina me lule,e flutura,
rrezet e diellit,të ngrohin supet,
ditë e bukur,mes shoqesh duke luajtur...
NDJENJA TË ZJARRTA
Ndjenja të zjarrta,përjetoj..
një dashuri e bukur,që duket lojë,
buzën puthur,e flokët përkëdhel,
zemra rreh fortë, sikurr ndonjëherë...
*
Se di më kë Ty të krahasoj,!
me shiun,e verës së ngroht,
me rrezet e diellit,në ujë të kripur,
me zjarrin,që ngroh në dimër...!!!
*
Sonte nata shumë e lakmuar...
plot dëshira ,flinin mbi mua,
t'përqafoj e t'puth buzët e tua,
ndjenja të zjarrta,të dy përjetuar...!
NETË TË GJATA
Netë të gjata dimri,
zhytur në ëndrra"jetimi"
kur larg dashuria ikën,
zemra qanë nga trishtimi..
*
Natën përpëlitem si zog i urritur,
zemra rri zgjuar,orët e gjata s'kalojnë,
lemza këputet,nata ditë më duket,
e di je zgjuar,sy mbyllur më kërkonë...
*
Netët e gjata t’dimrit i bëra ditë,
ditën,portretin tënde mbaj në dorë,
i heshtur,thell në sy më vëshrton,
eja i dashur,sa shumë me mungon...!
*
Netët e gjata t’dimrit ,pa Ty jo më s’i dua,
po më lodhin ëndrrat,zemra po vuan..
dimri është i ftoht,Ty pranë të dua...
të puth,,të ledhatoj me këto duar...!!!
UNIK
Thjesht unik Ti je në shpirt,
folezë e zemrës,më e bukur,
lëndinë me trëndafila celur,
pejsazh,që ç'lodhet shpirti i etur...
*
Me buzëqeshje shërove zemrën,
me shikimin,mbolle dashurinë,
U bëre lëndina më e bukur,
ku vallëzoj,e fluturoj si flutur...
*
Je unik,e do mbetesh ne përjetësi,
ndjenjat e pastra,mos i merr për dobësi,
dhe se ndonjëherë të ngjaj si fëmi..
shpirti është tretur,në hire dashurie...!!!
- VALLEZOJ!
Vallezoj ne rrugetimin jete,
vendosur ngjyrat e ylberit,
tekstin e shkruajtur me duar,...
melodia eshte me e bukura,
*
Si vala e detit,me mori jeta,
here pa dallg,here dallg te leha,
Zotit per nate,i lutem vertet,
t'falenderoj,qe egzistoj ne k'te jete...!