ALKETA BALLKAMENI
S'MË TRËMB PERËNDIM
Me kot kerkoni te me merzisni!
Me hidhni kot te zverdhùra fjale ,
Se qenkam ulur ne mbasditen e vjeshtes ,
Se per pak do me trokase dimri ,
E ne floke do me lidhe fjongo te bardhe
Me kot kerkoni te me merzisni!
Zeri brenda meje ende drite zhurmon
Violina e shpirtit ia mbyll dritaren eres vjeshtake
E varken brenda saj ende ne lundrime te kaltra e drejton.
Me kot kerkoni te me merzisni,
Na qenkam ulur ne preherin e vjeshtes e dimri po me vjen prane!
S'ju degjoj hic,asnje fjal' !
Diellit i kam rrembyer flaken e kuqur te perendimit
Qe debores t'ia shkrij floket e saj.
MOS URRE
Mos urre!
Urrejtja te zverdh jeten,
Netet t'i mbush me ulerime
Urrejtja t'i hidheron minutat e oret e shtrenjta,
E kryqezon mes dhimbjesh njerine!
Mos urre!
Ndali dallget e zemerimit,jane te cmendura!
Munde djallin qe brenda jush kercen e gezon!
Largoju errresires dritheruese qe tremb e perpin miresine !
..............
Jeta eshte e shkurter,askush s'doli gjalle .
Rrembeji kaltersine ,shijoi embelsine...
........
Mos urre !
Hapi shpirtin mengjeseve plot bardhesi
Zgjo rrezet e drites hyjnore ne sy,
Prek vezullimin e magjine
Pushto vec dashurine !
SI U GËNJEVE EVA
Ka ca kohe Havase dua t'i shkruaj
Te me tregoje per mekatin fillestar
Kafshoi atje ne Eden frutin e ndaluar
Dhe bota qe atehere keq perpelitet,
denuar mes vuajtjes te gatuaje,
mes dhimbjes te haje jashteqitjen e saj
Hesht , mos fol me mire !
Shih boten Hava,sa nate te gjate e pa yje ka!
Bota nuk fle o mike,eshte mbledhur krruspull
Qe atehere, ne gjak si sheqer i ka hyre lengu mekatar
E keqja pash me pash shetit boten, kopesht parajse askund nuk ka !
Tundimi zhvesh burrin ,si ti e Adamin.
Zilia shuan buzeqeshjen,
Lakmia vret vellane,
Tradhetia shpenzon besimin,
Nena braktis foshnjen,
Femija dashuri per prindin s'ka
C'te shohesh ,mos shih me mire!
Bota qe atehere u denua,u shemtua ,
u ftoh, dridhet,eshte lodhur keq ,
fuqi te qendroje ne kembe s'ka!
Si u genjeve o mike ,te ndaleshe Hava?!
PAKËZ THËRRIME VJESHTE
Pakez therrime vjeshte..
E shpirti ndjen bukurine qe fsheh nje trishtim
Pakez therrime melankoli...
Per te kuptuar se jeta eshte e bukur ,
kur ne te bie dhe shi
Pakez therrime qetesie ..
Per me te bukur fytyre ,shpirt e mendim
Pakez therrime vetmi..
Per te mos u ndjere i vetem ,
Me heshtjen e pasur une ngre dolli
Pakez vallezim gjetheje..
E me natyren shpejt miqesohem ,
Kompozon per mua te pakompozuaren melodi
Pakez therrime vere ne goten e jetes sime
Per ta lulekuqur, e me fund ta pi!