NDUE LAZRI
ALMA PAPAMIHALI DHE THELLESIA E VARGUT
(Rreth vellimit poetik "Shtegetim pulebardhe"
Me kishte qelluar te lexoja aty-ketu ndonje poezi te poetes Alma Papamihali. Motivi i zgjedhur, fjala e qemtuar bukur, vargu plot finese, bota delikate femerore e derdhur na vargje, me shtynin per nje njohje me te plote te veprimtarise krijuese te kesaj autoreje. E rasti i mire e solli qe nje miku e kolegu im te me sillte nga panairi i fundit i librit ne Tirane prmbledhjen poetike te titulluar "Shtegtim pulebardhe", publikuar ne menyre dinjitoze nga Botimet "Toena".
-Ambicioze kjo vajze,-mendova sapo lexova titullin e librit, pa e shfletuar ende ate. Kisha parasysh fluturimin elegant te pulebardhave ne det, figurat e paperseritshme qe ato bejne ne ajer, levizjet befasuese kur kridhen mes ujerave te kaltra te detit. E mendova se edhe Papamihali, me titullin ne fjale, tentonte te arrinte ate elegance e bukuri me vargjet e saj. Nje ambicje jo e vogel, por gjithesesi e admirueshme, çka deshmon per seriozitetin me te cilin autorja i ka hyre rruges se veshtire por te bukur te krijimtarise poetike.
E qe ne poezine e pare ajo e tregon haptas se do qe te matet me pulebardhen. Poezia qe hap librin "Poetet", eshte po aq befasuese, e bukur dhe e shkurter si nje pikiate pulebardhe qe kridhet me shpejtesi marramendese mes valeve te kaltra. Ajo ka vetem pak fjale, mbase edhe nuk mund te quhen vargje, aq pak fjale jane, e megjithate thone shume: Po e citoj:
Poetet...ah... poetet,
ç'njerez qenkan
valle...
Lindin
te dashuruar
dhe vdesin beqare.
Kaq eshte e gjithe poezia. Me shume se nje vjershe ajo i ngjan nje sentenze, nje thenieje te mençur filozofike, por
edhe nje realiteti. Poeti lind me talentin e tij pa e ditur qe e ka kete talent. E ashtu pa kuptuar, ai eshte qe ne embrion i dashuruar me poezine, me te vetmen dashuri besnike gjer ne frymen e fundit. E kjo dashuri eterike, hyjnore, ze kaq shume hapesire tek poeti sa gati i sfumon dashurite e tjera tokesore, ose shume-shume i perdor ato per t'i dhene sfumatura te reja vetvetes.
Kete ide autorja sikur e nenvizon ne poezine tjeter me titull "Ndiqme pertej frymes", e cila mbyllet me vargjet:
Ndiqme ti,
pertej frymes
(ndiqme)
dhe ne se nga unë
çudira do degjosh...
Imja poezi
te ulem me gjunje,
ne rritemi bashke
ndaj e pamundur qe te me harrosh...
Ja, dashuria e perjetshme e poetes qe rritet bashke me poezine. Ajo e ka bere tashme zgjedhjen, edhe pse poezite me motiv dashurie tokesore nuk i mungojne ne vellim. E kjo deshmon qe poetja e jeton vrullshem jeten, e vezhgon ate me syrin e mprehte te pulebardhes e pastaj e derdh bukur ne vargje.
Tek po komentoja poezine e pare te librit, theksova qe ajo ka pak fjale. Kursimi i fjales deri ne kopraci, shmangia
e inflacionit te fjales,eshte nje tipar dallues i krijimtarise se Papamihalit. E kjo deshmon ate pergjegjshmeri te krijuesit per te punuar ne menyre mjeshterore me fjalen, per t'ja servirur ate lexuesit sa me te perpunuar artistikisht, qe ai te mbetet i befasuar si perpara nje vitrine me xhevahire. Kjo spikat veçanerisht ne poezite fare te shkurtra te saj (ne vargje por jo ne mendim) si "Morali i botes", "Qetesi", "Mjegull", "Perkufizimi i prekjes", "Barasvlere", "Kuajt" , "Morali" etj.
Po citoj kete te fundit:
Mbeta nje njeri
i moralshem ne jete,
perderisa s'jetova
ashtu siç doja vete.
A nuk ndeshemi te gjithe dite per dite me moralin fals qe na serviret gjithandej? E na serviret pikerisht nga njerezit me te pamoralshem. Kurse ne e veshim ate si nje kemishe per syte e botes e jo per te kenaqur shijet tona reale. Se mbase do na pelqente nje kemishe tjeter, por i ruhemi gjykimit te botes. Poetja e thote thjeshte e bukur ne vargjet e saj, si nje realitet, si nje konstatim, por edhe si nje revolte te brendshme per faktin qe duhet te heqim dore nga shume gjera e ta kushtezojme jeten tone per hir te opinionit.
Vellimi "Shtegtim pulebardhe" ka nje frymemarrje te gjere e nje larmi motivesh, ku spikasin ato per filozofine e
jetes, per dashurine, per boten femerore, per emigracionin. Me beri pershtypje kendveshtrimi i veçante i kesaj te fundit, e cila fillon me vargjet:
Jemi shume, sa shume jeni, ne
femije dyvendesh lindje - perenduar....
e pastaj perfundon me reakitetin e dhimbshem:
jemi shume...
(sa shume jemi ne)
qe dy here me shpejt,
vdesim nga te tjeret.
Papamihali, eshte delikate si nje femer e ndjeshme, e dashuruar, qe i qemton me kujdes motivet, e i punon me durim vargjet si te gdhendura ne filigrane. Por nga ana tjeter ajo eshte poete, ku here here ne menyre te natyrshme merr vrull shpirti bohem. Kjo spikat bukur ne poezine "Dehemi nje here", e cila mbyllet me vargjet:
Ndaj sonte kam vendosur te pi,
e te besoj se ç'thuhet verdalle,
Merrme prane teje, o njeri...
(bashke dehemi)
I vetmuar s'je i vetem, patjeter,
ndaj lerme te te bej shoqeri...
E admirueshme dy here. Si poezi,nga njera ane dhe nga ana tjeter per faktin qe eshte shkruar nga nje femer.
Jane te shumta motivet e poezite,ne te cilat lexuesit i pelqen te ndalet ne menyre te veçante ne faqet e ketij
vellimi. Une nuk kam ndermend te bej ketu nje analize te gjere te vlerave te padiskutueshme qe ka libri,desha thjeshte te zgjoj kureshtjen e oreksin e miqve e lexuesve per ta patur ne bibliotekat e tyre kete liber,qe deshmon per nje autore me nje profil tashme te formuar e qe premton shume. Edhe pse autorja nuk i shpeton njefare toni deklamativ ne ndonje poezi si ajo me titull "Ngjyrat e 28 Nentorit", krijimtaria e saj ka nje pjekuri e mjeshteri artistike qe iu pergjigjen me se miri ambicjeve qe permenda ne hyrje te ketyre shenimeve. Madje ajo qe thashe per tonin deklamativ te nje poezie me kujton nje çike Eseninin lirik qe thoshte se "shkas e bie keq me kemben tjeter" kur perpiqej te shkruante per revolucionin.
Edhe Papamihali eshte me e prirur me shume drejt poezise lirike e filozofiko-shoqerore, qe perbejne terrenin e shendoshe per kultivimin e metejshem te krijimtarise se saj. Uroj qe kjo pulebardhe, me shtegetimin e saj, te na gezoje me surpriza te tjera ne hapesiren e kalter mes detit e qiellit.