VIOLETA HOXHAJ HYSENAJ
MË THANË
Më thanë,më kishe harruar,
Shikimi yt më s’do më ngrohte.
Më thanë se ishe martuar,
Në krahun tënd një tjetër shkonte.
Më thanë,se mbeta e mjerë,
Me mallin tim përvëluar,
Më thanë,shterpë edhe djerr,
I kishe bërë ndjenjat për mua.
Më thanë,e ç’nuk më thanë,
Ndonjëherë me ton dehës.
Unë e kisha një ithtar,
Zërin e butë të parandjenjës.
Qetësisë iu gris veç cipa
E avujt ia qepën me mall.
Nga sisë e valës pika,pika,
Ti kishe shkruar letër të bardhë.
FLOKË BORË - LULEDARDHË
Ca flutura të bardha dëbore,
Që flokëve të mi gjetën shtrat,
Më futën nëpër korridore
Kujtimesh ,hojeve mjaltë.
Petalet gëlltiste shikimi,
Për shpirtin i bënte minder.
O dardha ime te burimi,
Je në këmbë,o të kanë prerë?
Nëse jeton,shkund petale,
Frymën ta dërgoj me erë.
Aty të kam lënë nallane,
Këngën e ëmbël në verë.
Flokë dëbore e luledardhë,
Ëndrrat mbuloi virgjëria.
Flutura shtrydh syri me mall,
Që pas shfletoi ditët e mia.
TË NUSËROJË BUZËQESHJA
Etjen e ditëve me mua,
Shuaje në kanal kujtimesh,
Skarpatës ku na u thërmua
Ëndrra,në gurgullimë lotimesh.
Mblidhi cërrkat dhe stërkalat
Shkumës,që u rrëzua pa zhurmë.
Shpirti patretur te vala,
Nën fustanin blu jam unë.
Lëmoje të valës kreshtë,
Netëve hënës së pangrënë;
Kur nuk kishte ardhur vjeshtë,
Kur yjet derdhnin argjend.
Të nusërojë buzëqeshja
E bardhë si zalli në lumë.
Aty hyj si pëllumbesha,
Në puthje malli të lë gjurmë.
"MIKUT” VIRTUAL
O “miku” im,virtual,
Të paska ik’ tepeleku.
Facebook nuk është han,
Që të flasësh ti nga zverku.
Të them,mik,dua respekt,
Për më shumë,e pretendoj,
Çdo varg ,që e hedh në fletë,
Është vlerë që pikturoj.
Xerxebil e pispiruq,
Shiko nga dera e pragu.
Me mua të del huq,
Se heq tymin drejt oxhaku.
Nisa e do mbaroj tangon,
Me atë që më rreh zemra,
S’kam nevojë për ty,lango,
Që e ke kokën nga thembrat.
Të thonë edhe i nderuar,
E lexoj aty,këtu,
Kokë e këmbë je i mbaruar,
Se je tharrtuar në tru.
Unë zgjidhjen e kam me çelës,
Listë-bllokut i shtoj një emër,
Hije të mbetesh pas derës,
Bashkë me të tjerë legenër.
PJERGULLA
Unë jam pjergulla jote,
Rreth teje ditët kacavjerr;
Netët,stinët nëpër mote,
Supit tënd që sythe çel.
Aty i lë degët gishtrinj,
Lastarë shprese,domosdo.
Veriget,që lindin kërthinj,
Të ëndrrave,me frymë i ngroh.
Me limfë të bardhë gudulis,
Agimet e ditëve që vinë.
Pleksur me ty në çdo qelizë,
Drejt pikës që veç ne e dimë.
Më thanë,më kishe harruar,
Shikimi yt më s’do më ngrohte.
Më thanë se ishe martuar,
Në krahun tënd një tjetër shkonte.
Më thanë,se mbeta e mjerë,
Me mallin tim përvëluar,
Më thanë,shterpë edhe djerr,
I kishe bërë ndjenjat për mua.
Më thanë,e ç’nuk më thanë,
Ndonjëherë me ton dehës.
Unë e kisha një ithtar,
Zërin e butë të parandjenjës.
Qetësisë iu gris veç cipa
E avujt ia qepën me mall.
Nga sisë e valës pika,pika,
Ti kishe shkruar letër të bardhë.
FLOKË BORË - LULEDARDHË
Ca flutura të bardha dëbore,
Që flokëve të mi gjetën shtrat,
Më futën nëpër korridore
Kujtimesh ,hojeve mjaltë.
Petalet gëlltiste shikimi,
Për shpirtin i bënte minder.
O dardha ime te burimi,
Je në këmbë,o të kanë prerë?
Nëse jeton,shkund petale,
Frymën ta dërgoj me erë.
Aty të kam lënë nallane,
Këngën e ëmbël në verë.
Flokë dëbore e luledardhë,
Ëndrrat mbuloi virgjëria.
Flutura shtrydh syri me mall,
Që pas shfletoi ditët e mia.
TË NUSËROJË BUZËQESHJA
Etjen e ditëve me mua,
Shuaje në kanal kujtimesh,
Skarpatës ku na u thërmua
Ëndrra,në gurgullimë lotimesh.
Mblidhi cërrkat dhe stërkalat
Shkumës,që u rrëzua pa zhurmë.
Shpirti patretur te vala,
Nën fustanin blu jam unë.
Lëmoje të valës kreshtë,
Netëve hënës së pangrënë;
Kur nuk kishte ardhur vjeshtë,
Kur yjet derdhnin argjend.
Të nusërojë buzëqeshja
E bardhë si zalli në lumë.
Aty hyj si pëllumbesha,
Në puthje malli të lë gjurmë.
"MIKUT” VIRTUAL
O “miku” im,virtual,
Të paska ik’ tepeleku.
Facebook nuk është han,
Që të flasësh ti nga zverku.
Të them,mik,dua respekt,
Për më shumë,e pretendoj,
Çdo varg ,që e hedh në fletë,
Është vlerë që pikturoj.
Xerxebil e pispiruq,
Shiko nga dera e pragu.
Me mua të del huq,
Se heq tymin drejt oxhaku.
Nisa e do mbaroj tangon,
Me atë që më rreh zemra,
S’kam nevojë për ty,lango,
Që e ke kokën nga thembrat.
Të thonë edhe i nderuar,
E lexoj aty,këtu,
Kokë e këmbë je i mbaruar,
Se je tharrtuar në tru.
Unë zgjidhjen e kam me çelës,
Listë-bllokut i shtoj një emër,
Hije të mbetesh pas derës,
Bashkë me të tjerë legenër.
PJERGULLA
Unë jam pjergulla jote,
Rreth teje ditët kacavjerr;
Netët,stinët nëpër mote,
Supit tënd që sythe çel.
Aty i lë degët gishtrinj,
Lastarë shprese,domosdo.
Veriget,që lindin kërthinj,
Të ëndrrave,me frymë i ngroh.
Me limfë të bardhë gudulis,
Agimet e ditëve që vinë.
Pleksur me ty në çdo qelizë,
Drejt pikës që veç ne e dimë.