LIDA BASHLLARI
RRUGA E FATIT
Një rrugë vendosa të marr
Rrjedhën e fatit të ndryshoj.
Ndoshta e bindur nuk jam
Por shpresa s'më le të gaboj.
E di që s'do të jetë e lehtë
Dhe derën dikush do të më mbyllë.
Por unë do bëj siç di vetë
Se rrugën do të ma ndrijë një yll.
Me guxim brenda vetes vazhdoj
Që ëndrrat ti bëj realitet.
Nuk kërkoj më shumë ç'më takon
As më pak nga ajo ç'më përket...!
KA DITË
Ka ditë që gjumi më është prishur
Ti vjen dhe më trazon në ëndrra.
Në shtrat vërtitem e besdisur
Sikur në trup më ngulen gjemba.
Më kot të shtyj që të largohesh
Të ikësh larg nga sytë e mi.
Por ti çuditërisht afrohesh
Dhe më pushton si një magji.
Ka kohë që netët më janë grisur
Dhe shfryj nga makthi dhe brenga.
Ohh shpirti im i arratisur
Ky malli yt ,ç'i egër qënka...!
PËR NJË PUTHJE
Ti u mërzite për një puthje
Kërkove buzën veç për pak.
Sa herë kam thënë puthja rrëmbehet
Kur të përket,mos prit ta jap.
Ndoshta ty të tremb shuplaka
Që mund të marrësh atë çast.
Po nuk të dhemb ajo goditje
Se përkëdheljen brenda mbart.
Ti nuk i njeh mirë femrat zemër
Në dashuri kalojne limitin.
Mërziten shpesh,me fjalë të vrasin
Por në ndjenjë,falin dhe shpirtin.
Veç se përkëdhelje duan
Dhe të jenë më shumë krenare.
Pranoje jeten si të vjen
Ose,mos dashuro fare...
TI JE DASHURI
Ti më deh me vështrimin që hedh
Më "çmend"me prekjen e zjarrtë.
Dhe pse të ndarë na ka mbajtur kjo jetë.
E ndjej që të kam dashur përnatë.
Në shtratin tim përqafuar të kam
Dy trupa në një të vetëm janë shkrirë.
Dashuri dhe çmënduri më mban
Me ty mall,pa ty vështirë...
MOS KI FRIKË
Mos ki frikë nga ndjenja ime
Mos ki frikë.
Është e marrë,por e bukur
Rritet çdo ditë.
Çdo qelizë të trupit tim
E ka pushtuar.
As nuk rroj e as nuk vdes
E dashuruar.
Më je berë pjesë e shpirtit
Rrahje e zemrës.
Ti je vargu i poezisë
Nota e këngës...!
NE
Ne bëjmë dashuri pa u prekur
Me puthje lakmitare,të thella.
Nga dëshira zëri ngjiret
Heshtja merr përmasa të tjera.
Përqafohemi ashtu në distancë
Duke e menduar njëri-tjetrin pranë.
Kujtimet na bëjnë të dridhemi
Nxehtësia zjarrit i ngjan.
Duhemi e braktisim vetveten
Ne që bëjmë dashuri edhe nga larg...
Aroma i deh emocionet
Dhe koha s'mjafton...është pak.!
Një rrugë vendosa të marr
Rrjedhën e fatit të ndryshoj.
Ndoshta e bindur nuk jam
Por shpresa s'më le të gaboj.
E di që s'do të jetë e lehtë
Dhe derën dikush do të më mbyllë.
Por unë do bëj siç di vetë
Se rrugën do të ma ndrijë një yll.
Me guxim brenda vetes vazhdoj
Që ëndrrat ti bëj realitet.
Nuk kërkoj më shumë ç'më takon
As më pak nga ajo ç'më përket...!
KA DITË
Ka ditë që gjumi më është prishur
Ti vjen dhe më trazon në ëndrra.
Në shtrat vërtitem e besdisur
Sikur në trup më ngulen gjemba.
Më kot të shtyj që të largohesh
Të ikësh larg nga sytë e mi.
Por ti çuditërisht afrohesh
Dhe më pushton si një magji.
Ka kohë që netët më janë grisur
Dhe shfryj nga makthi dhe brenga.
Ohh shpirti im i arratisur
Ky malli yt ,ç'i egër qënka...!
PËR NJË PUTHJE
Ti u mërzite për një puthje
Kërkove buzën veç për pak.
Sa herë kam thënë puthja rrëmbehet
Kur të përket,mos prit ta jap.
Ndoshta ty të tremb shuplaka
Që mund të marrësh atë çast.
Po nuk të dhemb ajo goditje
Se përkëdheljen brenda mbart.
Ti nuk i njeh mirë femrat zemër
Në dashuri kalojne limitin.
Mërziten shpesh,me fjalë të vrasin
Por në ndjenjë,falin dhe shpirtin.
Veç se përkëdhelje duan
Dhe të jenë më shumë krenare.
Pranoje jeten si të vjen
Ose,mos dashuro fare...
TI JE DASHURI
Ti më deh me vështrimin që hedh
Më "çmend"me prekjen e zjarrtë.
Dhe pse të ndarë na ka mbajtur kjo jetë.
E ndjej që të kam dashur përnatë.
Në shtratin tim përqafuar të kam
Dy trupa në një të vetëm janë shkrirë.
Dashuri dhe çmënduri më mban
Me ty mall,pa ty vështirë...
MOS KI FRIKË
Mos ki frikë nga ndjenja ime
Mos ki frikë.
Është e marrë,por e bukur
Rritet çdo ditë.
Çdo qelizë të trupit tim
E ka pushtuar.
As nuk rroj e as nuk vdes
E dashuruar.
Më je berë pjesë e shpirtit
Rrahje e zemrës.
Ti je vargu i poezisë
Nota e këngës...!
NE
Ne bëjmë dashuri pa u prekur
Me puthje lakmitare,të thella.
Nga dëshira zëri ngjiret
Heshtja merr përmasa të tjera.
Përqafohemi ashtu në distancë
Duke e menduar njëri-tjetrin pranë.
Kujtimet na bëjnë të dridhemi
Nxehtësia zjarrit i ngjan.
Duhemi e braktisim vetveten
Ne që bëjmë dashuri edhe nga larg...
Aroma i deh emocionet
Dhe koha s'mjafton...është pak.!