BUQA SOFTA
DO TË MARR PAJË NË BOTËN TJETËR
Në këtë botë shumë më panë
Shumë pashë edhe unë
Të dua shumë njerëz më thanë
Por unë veç një e desha shumë.
Sepse këtë fjalën “të dua”,
S’e them kot të shkretën
As dua kot të m’a thonë mua
Kur zemra s’thotë të vërtetën.
Ndoshta fajin e kam vetë
Që kërkoj një dashuri hyjnore
Atë dashuri që quhet jetë
Dhe jo servise doganore .
Sepse dashuria e vërtetë është e shenjtë
Dhe gjërat e shenjta
rrallë gjenden në këtë botë
Është ajo e madhërishmja perëndia vetë
Që zbret nga qielli në tokë .
Eh dashuri, dashuri ...
Sa njerëz të mbajnë me gojë
Por kimetin rrallë kush t’a di
Ai që di vërtet të dashurojë .
Eh dashuri, dashuri ...
Do të marr pajë në botën tjetër
Në këtë botë unë dhe ti
U bëmë bashkë një plagë e vjetër .
Ndoshta fajin s’ma ka kush,
por e kam vetë
Që kërkoj një dashuri të pamundur hyjnore
Por në dashuri unë jam perëndia vetë
Ndoshta jam unë,
apo është dashuria jashtëtokësore !?
PARAJSA ËSHTË ATJE KU SHPIRTI QESH
Syri sheh shumë dhe shpirti kërkon
Dëshira s’ka fund, sa mendja punon
Mund të kesh gjithë botën
e ndjehesh bosh
Jetë pa kuptim e flakur në kosh .
Çdo gjë e konsumuar një ditë vjetërsohet
Hidhet në kosh,me të renë zëvendësohet
Konsumohen ditët, konsumohet jeta
E kështu padashur konsumohet vetja.
Çdo gjë që posejdon,është një paketë
Në fund të jetës, paketohesh ti vetë
Paketohesh në kutinë e drunjtë
si një send pa jetë
Dhe si një paketë dërgohesh
në atë botë të shkretë.
Kupto o njeri se sa vlen jeta jote
Ti je një paketë,si çdo paketë e kësaj bote
S’ka rëndësi në je paketë e lirë
a e shtrenjtë
Të gjitha paketat mbajnë sende pa jetë.
Çmimi i lartë i paketës nuk të çon
në parajsë
Ndoshta një funeral i thjeshtë me parajsën mund të ngjasë
Një shpirt i dashuruar s’ka rëndësi ku mbahet
Para tij çdo derë e parajsës hapet .
Parajsa e vërtetë është atje ku shpirti qesh
Dhe jo tek çmimi i paketës që mund të kesh !
BASHKËMOSHATARËT
Mos kujtoni se ju kam harruar,
Çdo shtator ju kam kujtuar,
Ju kam në sy këtu përballë,
Tek mblidheshim të gjithë me mall.
E tregonim me radhë historitë,
Mes nesh s’kishin kufij çmenduritë,
Të gjitha i kam hedhur me mall në ditar,
Edhe mbrëmjet kur luanim me kitarë.
Dashuritë tona platonike të para,
Djemtë çapkën dhe vajzat e marra,
Sa të rinj, pa djallëzi e sa të bukur,
Adoleshentë, zemërhapur të gjithë të lumtur.
Në bankat e shkollës u njohëm dhe u lidhëm,
Dhe në ato banka çdo vit u rritëm,
Kujtimet tona në ato banka i kemi mbyll,
Çdo kujtim i mbetur vezullon si një yll.
Sa vite qëndruam, aq yje aty i lamë,
Deri ditën e fundit kur vitet na ndanë,
U përshëndetëm dhe u pamë me lot në sy,
Përqafimi i ishte ylli i fundit,që mbeti aty.
“DASHURISË I QOFSHA FALË”
Se unë kam lind nga dashuria
Dhe dashurisë i qofsha falë
Nuk i shes ndjenjat e mia
Dhe me ndjenjat kurrë s’jam tallë.
Sikur botën të gjithë t’ma falësh
Unë ndjenjat kurrë s’i shes
Më hyr në zemër dhe kurrë
s’do t’dalësh
Dashuroj pa interes .
Kush s’e di le t’a mësojë
Se unë kam lind nga dashuria
Dashuri fal edhe dhuroj
S’bëj biznes me ndjenjat e mia.
Se unë kam lind nga dashuria
Dhe dashuroj si e marr
Nuk i shes ndjenjat e mia
As me euro as me dollar .
Unë kam lind nga dashuria
Dhe dashurisë i qofsha falë
S’bëj biznes më ndjenjat e mia
Do dashuroj sa të jem gjallë!!