MIMOZA IVANAJ
BALADE PER BABANE
Babi ne endrrerr me erdhe perseri,
Malli zemren ma copetoi.
Nga gjumi u ngrita,
Sikur arehere kur isha femije.
Babi babi ku je tani,
Ne c'gjum ke rené dua ta di,
Eja te lutem folë me mua,
Une kam nevoje per ty, Ti è di.
Baba,, te lutem pergjigju njehere
Sa Mall kam per zerin tend.
Baba, te lutem eja hyrë ne dere,
Mungesa jote shumë me dhëmb.
Eja me thuaj vetem nje fjale,
Si atehre kur bashke rrinim.
Te kujtohet kur me thoje,
Ah, sikur te kisha djalë!
Babush, jeta shumë te vrau,
Ti qe ishe me i miri njeri,
Ti buzeqeshje me brega shpirti,
Se nuk duroje dot vetmi.
Ne koridor kam akoma kepucet e tua,
Ashtu e heshtur i shoh cdo dite.
Me duket sikur nje dite,
Do kthehesh ti veshesh!
Dhe pse e di qe era nuk vishet,
Dhe pse e di qe trupi i tretur
Nuk behet me njeri,
Të kthehesh, Unë në pritje rri!
SI ZOG I VETMUAR
Si zog i Vetmuar pas dritares
Shiun po veshtroj,
A te rri ngujuar ne vetmine time,
Apo te dal te fluturoj,
Me pikat e shiut te lodroj,
Se di pse ne shpirt kam ende lot,
Kerkoj vec ndihme nga i madhi Zot.
Te me japi Force te fluturoj perseri,
Me deshiren per jeten,te bukuren dashuri.
Si pikat e shiut qe bien mbi xham,
Ka kohë qe shpirti im fshehur qan.
Kam nje mall per ata qe me mungojne,
Sepse kam dhimbjet qe me mundojne.
Dua që te qesh edhe ne shi
Te endem mes endrrash,
Ku asnjehere nuk mungon ti!
Te lutem krijues, ti qe ma dhe jeten,
Psè kaq fshehtas na mbajte vdekjen,
Ndoshta po ta dinim do ishim me te mire.
Kohen qe ke dhene, ta perdorim per miresi,
Te donim njeri-tjetri siç duhet nje njeri,
Qe kjo bote e molepsur nga e keqja,
Mos te ishte ferri i shpirtrave endacake,
Por parajsa e vertete mes lulesh,
Dhe engjejsh fluturakë!
Shiuuu vazhdon mbi xham troket,
Jeta vazhdon rrjedh me te fshehtat e saj,
Shpresa, mbetet e nesermja qe na pret...
NË KËTË NATË
Ne kete nate me yje drejt qiellit veshtroj,
Dua te gjej Yllin tim te deshirave
Me te te kuvendoj.
Ti them,e dua jeten,vall do me besojë?
Me shikon shpesh, qe une lotoj,
I them, ku ishe ti kur Zoti me krijoj??
I lutem, hape driten, endrrat ti lexoj!
Ej, ti Ylli im, jam mysafirja jote
Te lutem behu miku im, tregomë,
Psè bota eshte kaq mizore,
Psè cdo dite humbin ndjenjat njerezore?
Psè dashuria nuk vjen me si me pare,
Pse ka pak bashke e me shumë te ndare?
Ti qe sheh aneambane te rreckosur te uritur,
Me uri,vuajtje njerëz të “vaditur”!
Te pagjume dhe njerëz mjerane ,
Prinder me femijë te harruar ne nje ane,
Paradoksi parakalon ne tapete mondane,
Varfërinë dhe dhimbjen shpërndan!
Vishet firmato ai qe nuk ka njohur fjalen pune,
Quhet i Mire i ligu, hajduti dhe perversi,
Që perfiton gjithcka me dhune,
E që shpatë dhimbjesh gjithë jetën veshi!
Sa do doja qe kjo dore e zgjatur drejt deshirash,
Ta ndryshonte kete bote te madhe.
Bashke me te dhe boten time te vogel,
Se dhe unë jam pjese jotja, njera ne miljarde.
Shumë si une thurin endrra, kane deshira,
Zemrat njerezore per dite me te bardha.
Po te le ne rrugen tende, Ylli im,
Mijra lule si unë ka, kur çen dardha!