ETLEVA PETRITI
KUJTIMI I ËMBËL
Ashtu si era përkëdhel lulet ,
Tamam ashtu pa u ndjerë,
Do doja dorën tënde t'më prekte,
Të ndjeja veç'edhe një herë.
Ato kujtimet e bukura,
Ato me mbajnë gjallë mua.
Teksa mendoj jetën që shkoi,
Lotët me rrjedhin si krua.
Sa here e ngrej kokën lart,
Me njërin yll të krahasoj.
Sepse ka, dhe shumë te tjerë,
Por, për mua nuk janë njësojë.
EMRI YT
Gjithe botes krenare i tregonte,
Si ndihej, kur ne jete liri i dhanë.
Né duar qe njihte,plot sharm qendronte,
Shpirti i lire, qe emrin flutur e mban!
Ndaj krahet tè lutem mosè ja' ndal,
Te shkojë ku dëshëron,jeten t’jetojë!
Nese vertet e do, dashuri ajo te fal,
Izolimi dhe liria nuk jane njesoj!
Liri s'do te thote te zhdukesh diku larg,
Por te zgjedhesh ambjentin e duhur,
Atje ku do jetoje pa merak,
Ku emir jot do të mbetej si një flutur!
KRIJESA E BEKUAR
Me thuaj femer,nder shekuj sa u mundove,
Pas shpine me fjalë,pameshirshem te goditen.
Dhimbje kur ndjeve në shpirt,valle si e durove,
E verteta me ty, ishte mburoj si dielli diten!
Harruan qe je hyjnore, vetë Zoti u perul ,
Ne deje qumeshtore e ka thene perendia,
Perse kaq urrejtje, ketu unë kembengul,
Ti idea jetesore, kur erdhi ne bote femija!
Mos valle egoizmi i mendjes se semurë,
Qe kurrë nuk e pranojë, qe je superfuqi.
Legjendat te flijuan nen uren me gure,
Burim qumeshti u ktheve, ilaç per çdo femij.
Ndaj mbetesh e paprekur si hena mes yjesh,
Ti ndriçosh natën, kush rrugen e humbet!
Ti hedhesh pakez drite, si qiri tè tretesh,
Ne kronikat e zeza,vend per ty tè mos ketë!
KJO PLAGË PA SHËRIM
Kush ndarjen e provoi e s’derdhi lot,
Kur syt nuk i hap, sa dhimbje ndjen,
Ku dje u rritëm bashkë,sot nëpër bot’
Vëllai përcjell vëllanë por fjalë nuk gjen .
Jetojmë një shekull të cmendur me trazira
Kush i largohet vuajtjes, tjetri nga e mira.
Se di sa do vazhdoj kjo plagë e infektuar,
Sa kohe do mbesim rruges,zogj shtegëtuar.
Jo, mos më thoni se, nuk qan burri,
Para ndarjes që s’njeh moshë dhe gjini.
Lotët rrjedhin se zemra s’është prej guri,
Kujtimet rrokullisen,marin emrin nostalgji .
Ky ishte fat i tokës sime të bekuar,
Dhe të shumë tokave si motra bashkuar.
Ndoshta një ditë do tè thahen ata lotë,
A do mblidhen në lumenj të turbulluar…
Që të mbytin shkaktarët e majmëruar!
UNE DHE JETA
Çfarë jeta na rezervon nuk e dimë
Por çka ne kërkojmë nga jeta po!
Një ditë tek udhëtoja pa drejtim,
Jeta më ndaloj me domosdo.
U ulëm dhe folëm, të kuptohemi,
Eshtë e kotë të lodhesh në vazhdim,
Nëse sdo që një ditë të ritakohemi,
Atëher më dëgjo!~ ndërro drejtim.
U çudita nga ç'ka unë dëgjova,
Sepse jeta më foli me aq siguri,
Mosë vallë rrugën e gabova,
Dhe isha në kohë ta rigjeja tani.
Nuk më duhen gabimet ku kalova,
Ndoshta kështu ka qënë e shkruar.
Por si do të ecë mbasi mësova,
Unë dhe jeta, kjo duhet kuptuar!