ARMELINA SHULI BUNDO
Shqiperia
Ah moj nene,shqipe e madhe,krahet hape sa eshte bota,
Zogjte i mblodhe ne fole, aty ku shtruar ishte dhe sofra.
Ligjerove historite,bemat trimerite,zakonet traditat vene,
Gjuhen shqipe krejt të pastër, të kristaltë ruajtem nene.
Fole gjate per Skenderbe Ismail cfare nuk the,plaku i urte,
I mencur ky burre mbi re,për here te dyte ngriti flamure…
I tregoi botes mbare,ky eshte vend me zot shqipetare,
Nuk ka tjeter mbi kete dhe, ta shkele në këmbë ta marrë.
Ah moj nene,moj zonje e madhe ,ke pasur gezime halle,
Ke njohur dashurit, je zhgenjyer, nga tradhetitë nuk u ndale.
Shume pesuam,po mesuam,se si Ti na mëkon në këtë botë,
Përkëdhelja e histori do na mbajnë për jetë vetëm ngrohtë…
Ne jetuam ,mbijetuam gjurme lame nepër tonën histori,
E zeza mbi te bardhen shkruar, nje Komb Kosovë e Çamëri…
Shqipe
Mberthyer me kthetra pas reve,
Qiellin gervisht me thonj.
Klithme si e marre, ulerin,
Legjenden nga gjumi e zgjon.
Dhe tronditet nder bedena,
Mbi kala ngrihet tymnajë,
Zgjohet princesh Argjiroja,
Ç'ka shqiponja, pse ne vaj?
Rrokullisen serisht guret,
Zgjojne Rozafen mbi liqen,
Per malesine shqiponja qan,
Ështe gjakmarrja, shume i dhemb.
Une Pavaresia
Mjaft me lyet e me ngjyet,
nusja plak jam ne Ballkan,
m`i shikoni thinjat e bardha,
qe kurora fort m`i mban?
Ate fustan nuserie,
doni te me vishni sot?!
kete fustan si një bore
kam 100 vjet e laj me lot.
Mbani mend lehonë isha,
Ju mekova dashurine,
gjiret me pikonin qumesht,
bijt e pine, djajtë su nginë.
Ju kam pare, u rritet burra,
e perbindesha ju kam pare
si gjarperinj leshonit gjuhet,
vellai flet, helmon vellane.
Me harruat fare mua,
dhe me lat diku menjane,
me zinxhire me lidhet duart,
Klithjde në botën e pa anë…
Cobani
De mo de cme gjeti mua
mbeta vetem ne kete fshat
gjithe njerezia si u shua?!
vetem une po ngas kerrab
Ngela mailt ne kullote
gdhi e ngrys me bagetine
do var kerrab, do le shtepine
te perzihem me njerezine
E tha njehere, te 2-te se zgjati
u ngrys nate, agoi mengjes
vesh kostumin e ve kollaro
do te shkoje ne qytet
E percjelle bagetia
blegerine me.......be......me
Cobo djali-Vare kerraben
ku na le, te mjeret ne?
Iku Cobua sktheu koke
do te beni dhe pa mua
rreze malit atje tej
ka kullote edhe per nje muaj
Te tatepjeten mori poshte
duke hedhu, fershellyer
u ndal, priti nje hop
skishte goje per te ushqyer
Pune e pare sa te mberrinte
do te shkonte ne pazar
do te blinte xhingla-mingla
ma kursimet qe kish ndare
Por mendimi sec iu pre
nga frenimi i nje makine
Shiko rrugen i uruar
do te kthehesh prap ne fshat
por kete here i paketuar?!
Bre Selim- Qenke ti?
Pa shiko paske mekine?!
-Jo mo Cobo bre vella
e kam marre me qera
dhe vertitem lart e poshte
per te nxjerre ndonje grosh
E kaloi rrugen, shkoi
edhe hyri ne pazar
dhimbje kokes e pershkoi
kish shume zhurme, smok i papare
Sapo hyri syte i pane
bashkefshatarin e tij Ali
nuk e di se cdreqin shiste
para mbante nje kuti
-Bre Ali cpo shet keshtu?
-oh Cobo more vella?!
as vete spo e marre vesh
lart e poshte per ca para
Doli, hyri gje nuk bleu
rrugen e mori perpjet
dhe kollaron e zbetheu
babai i kish lene amanet
Dhe te bregu po e priste
bagetia bee dhe mee
shkoi Cobua mori kerraben
ne kete fshat i lumtur qe
Viset e mia
Kam mall te shkoj o miq,
andej nga viset e mia,
ku mishi piqet ne hell,
dhe me fund pihet rakia.
Ku era e tokes te deh,
se eshte ne vlagun e saj,
pret faren te hidhet leht,
ku plisi bulon si bukvale.
Te degjoj trokthin e kalit,
qe galop ne rrugicen perms,
feshferimen e eres se ngrohte,
mes degesh dashnore e fshehte.
Te vrapoj si dikur e vogël femij,
pas yjeve me henen te qesh e loz
te rrezohem ,vritem ne gjunje,
te ngrihem dhe behem e forte.
Te provoj bukene ngrohte,
qe piqet ne saçin me prush,
eshte shije e vertet jete
aroma e grurit tone ne fush.
Ç'tju shkruaj me pare se di,
Ç'tju them per viset e mia,
kenga pritet me iso si perëndi
me100-ngrihet, pihet dollia.
Gjithmonë per mikun e zemres,
ne sofer e kane gjithnjë nje vend
buke e kripe si zakoni te pres,
dhe të përcjellin veç me kenge.
Te tatpjeten kur nis e marr
Dhe kur buze lumit te ndaloj,
Kanionet e Osumit, lumë - mal
nuk kam fjale se si t'u tregoj.
Jane vertet vende te bukura,
Zoti skalitur i ka me dore,
Vetem ketu merr jeteperralla,
Mbretereshë me gjithkurore.
Sirene me te bardha
Me dhemb shume kjo zemer,me cembon mishi rrengjethj,
Dridhet mitra nen lekurë, O zot - mos prap Ti si athere.
Si nota te nje pianoje te prishur klithmat lutje po më thotë,
De koke, ah -e mjera imja pjelle, te mbroj prane s'te jam dot.
Deti ngriti dallget,fuqishem deri te rete, vajzat kërkonte nuse,
Per ta bere një sirene, për botën e madhe mes krushqve…
Sirena me te bardha-nene na vishni sot ne shtepia brenda,
Mos te jete i ftohte,kortezhi dasmoreve do tu prije kenga.
Te na percjelle,e di, do te shkojme me peng kete here,
Mbrapa për gjith njerzit tanë do lëmë veç dimer e erë…
Si koha?!
Mengjesi zbriti perseri
Sa kohe paska kaluar?
Dje isha djale i ri,
sot plak qenkam zgjuar!
Si dita floket me jane zbardhur.
O zot ,sa shume kam jetuar?!
Dje ishafare djale i ri ,
E sot pa pritut plak jam zgjuar.
Sipari ballit rrudhat ka shtuar,
Komedia hyjnore paska mbaruar?
Dje isha djale ì ri,e sot plak jam zgjuar!
Si gjethe pemesh, me dridhen duart.
Stuhi paska filluar.
Dje isha djale i ri ,e sot plak jam zgjuar.
Ritmin zemra ka ndryshuar.
Sa shume te kem jetuar?
Te dashurova ,djale i ri
I dashuruar marrezisht plak jam zgjuar.
MERGUAR
S’me kurseu as mua perendia
S’me kurseu ju betohem vertet
Me hodhi ne lumin e jetes
Me nxori ne tjeter breg.
S’me kurseu as mua perendia
S’me kurseu ju betohem vertet
Ketu jeten kafshoj me dhembe
Mbys mallin qe shpirtin me vret.
S’me kurseu as mua perendia
Ju betohem s’me kurseu vertet
Me largoi nga dashuria
E pragun ma la shkret.
S’me kurseu as mua perendia
Ju betohem s’me kurseu vertet
Kisha degjuar dhe nga te pare
Per megrim e kurbet
S’me kurseu as jeten perendia
Brigjeve me perplasi vertet
Po vdekjen do I lutem te me kursej
Ne token time te kthehem e prehem e qete.
Ah moj nene,shqipe e madhe,krahet hape sa eshte bota,
Zogjte i mblodhe ne fole, aty ku shtruar ishte dhe sofra.
Ligjerove historite,bemat trimerite,zakonet traditat vene,
Gjuhen shqipe krejt të pastër, të kristaltë ruajtem nene.
Fole gjate per Skenderbe Ismail cfare nuk the,plaku i urte,
I mencur ky burre mbi re,për here te dyte ngriti flamure…
I tregoi botes mbare,ky eshte vend me zot shqipetare,
Nuk ka tjeter mbi kete dhe, ta shkele në këmbë ta marrë.
Ah moj nene,moj zonje e madhe ,ke pasur gezime halle,
Ke njohur dashurit, je zhgenjyer, nga tradhetitë nuk u ndale.
Shume pesuam,po mesuam,se si Ti na mëkon në këtë botë,
Përkëdhelja e histori do na mbajnë për jetë vetëm ngrohtë…
Ne jetuam ,mbijetuam gjurme lame nepër tonën histori,
E zeza mbi te bardhen shkruar, nje Komb Kosovë e Çamëri…
Shqipe
Mberthyer me kthetra pas reve,
Qiellin gervisht me thonj.
Klithme si e marre, ulerin,
Legjenden nga gjumi e zgjon.
Dhe tronditet nder bedena,
Mbi kala ngrihet tymnajë,
Zgjohet princesh Argjiroja,
Ç'ka shqiponja, pse ne vaj?
Rrokullisen serisht guret,
Zgjojne Rozafen mbi liqen,
Per malesine shqiponja qan,
Ështe gjakmarrja, shume i dhemb.
Une Pavaresia
Mjaft me lyet e me ngjyet,
nusja plak jam ne Ballkan,
m`i shikoni thinjat e bardha,
qe kurora fort m`i mban?
Ate fustan nuserie,
doni te me vishni sot?!
kete fustan si një bore
kam 100 vjet e laj me lot.
Mbani mend lehonë isha,
Ju mekova dashurine,
gjiret me pikonin qumesht,
bijt e pine, djajtë su nginë.
Ju kam pare, u rritet burra,
e perbindesha ju kam pare
si gjarperinj leshonit gjuhet,
vellai flet, helmon vellane.
Me harruat fare mua,
dhe me lat diku menjane,
me zinxhire me lidhet duart,
Klithjde në botën e pa anë…
Cobani
De mo de cme gjeti mua
mbeta vetem ne kete fshat
gjithe njerezia si u shua?!
vetem une po ngas kerrab
Ngela mailt ne kullote
gdhi e ngrys me bagetine
do var kerrab, do le shtepine
te perzihem me njerezine
E tha njehere, te 2-te se zgjati
u ngrys nate, agoi mengjes
vesh kostumin e ve kollaro
do te shkoje ne qytet
E percjelle bagetia
blegerine me.......be......me
Cobo djali-Vare kerraben
ku na le, te mjeret ne?
Iku Cobua sktheu koke
do te beni dhe pa mua
rreze malit atje tej
ka kullote edhe per nje muaj
Te tatepjeten mori poshte
duke hedhu, fershellyer
u ndal, priti nje hop
skishte goje per te ushqyer
Pune e pare sa te mberrinte
do te shkonte ne pazar
do te blinte xhingla-mingla
ma kursimet qe kish ndare
Por mendimi sec iu pre
nga frenimi i nje makine
Shiko rrugen i uruar
do te kthehesh prap ne fshat
por kete here i paketuar?!
Bre Selim- Qenke ti?
Pa shiko paske mekine?!
-Jo mo Cobo bre vella
e kam marre me qera
dhe vertitem lart e poshte
per te nxjerre ndonje grosh
E kaloi rrugen, shkoi
edhe hyri ne pazar
dhimbje kokes e pershkoi
kish shume zhurme, smok i papare
Sapo hyri syte i pane
bashkefshatarin e tij Ali
nuk e di se cdreqin shiste
para mbante nje kuti
-Bre Ali cpo shet keshtu?
-oh Cobo more vella?!
as vete spo e marre vesh
lart e poshte per ca para
Doli, hyri gje nuk bleu
rrugen e mori perpjet
dhe kollaron e zbetheu
babai i kish lene amanet
Dhe te bregu po e priste
bagetia bee dhe mee
shkoi Cobua mori kerraben
ne kete fshat i lumtur qe
Viset e mia
Kam mall te shkoj o miq,
andej nga viset e mia,
ku mishi piqet ne hell,
dhe me fund pihet rakia.
Ku era e tokes te deh,
se eshte ne vlagun e saj,
pret faren te hidhet leht,
ku plisi bulon si bukvale.
Te degjoj trokthin e kalit,
qe galop ne rrugicen perms,
feshferimen e eres se ngrohte,
mes degesh dashnore e fshehte.
Te vrapoj si dikur e vogël femij,
pas yjeve me henen te qesh e loz
te rrezohem ,vritem ne gjunje,
te ngrihem dhe behem e forte.
Te provoj bukene ngrohte,
qe piqet ne saçin me prush,
eshte shije e vertet jete
aroma e grurit tone ne fush.
Ç'tju shkruaj me pare se di,
Ç'tju them per viset e mia,
kenga pritet me iso si perëndi
me100-ngrihet, pihet dollia.
Gjithmonë per mikun e zemres,
ne sofer e kane gjithnjë nje vend
buke e kripe si zakoni te pres,
dhe të përcjellin veç me kenge.
Te tatpjeten kur nis e marr
Dhe kur buze lumit te ndaloj,
Kanionet e Osumit, lumë - mal
nuk kam fjale se si t'u tregoj.
Jane vertet vende te bukura,
Zoti skalitur i ka me dore,
Vetem ketu merr jeteperralla,
Mbretereshë me gjithkurore.
Sirene me te bardha
Me dhemb shume kjo zemer,me cembon mishi rrengjethj,
Dridhet mitra nen lekurë, O zot - mos prap Ti si athere.
Si nota te nje pianoje te prishur klithmat lutje po më thotë,
De koke, ah -e mjera imja pjelle, te mbroj prane s'te jam dot.
Deti ngriti dallget,fuqishem deri te rete, vajzat kërkonte nuse,
Per ta bere një sirene, për botën e madhe mes krushqve…
Sirena me te bardha-nene na vishni sot ne shtepia brenda,
Mos te jete i ftohte,kortezhi dasmoreve do tu prije kenga.
Te na percjelle,e di, do te shkojme me peng kete here,
Mbrapa për gjith njerzit tanë do lëmë veç dimer e erë…
Si koha?!
Mengjesi zbriti perseri
Sa kohe paska kaluar?
Dje isha djale i ri,
sot plak qenkam zgjuar!
Si dita floket me jane zbardhur.
O zot ,sa shume kam jetuar?!
Dje ishafare djale i ri ,
E sot pa pritut plak jam zgjuar.
Sipari ballit rrudhat ka shtuar,
Komedia hyjnore paska mbaruar?
Dje isha djale ì ri,e sot plak jam zgjuar!
Si gjethe pemesh, me dridhen duart.
Stuhi paska filluar.
Dje isha djale i ri ,e sot plak jam zgjuar.
Ritmin zemra ka ndryshuar.
Sa shume te kem jetuar?
Te dashurova ,djale i ri
I dashuruar marrezisht plak jam zgjuar.
MERGUAR
S’me kurseu as mua perendia
S’me kurseu ju betohem vertet
Me hodhi ne lumin e jetes
Me nxori ne tjeter breg.
S’me kurseu as mua perendia
S’me kurseu ju betohem vertet
Ketu jeten kafshoj me dhembe
Mbys mallin qe shpirtin me vret.
S’me kurseu as mua perendia
Ju betohem s’me kurseu vertet
Me largoi nga dashuria
E pragun ma la shkret.
S’me kurseu as mua perendia
Ju betohem s’me kurseu vertet
Kisha degjuar dhe nga te pare
Per megrim e kurbet
S’me kurseu as jeten perendia
Brigjeve me perplasi vertet
Po vdekjen do I lutem te me kursej
Ne token time te kthehem e prehem e qete.