NDUE SHABAKU
A MBËRRIN DRITA NË POLIN E ZEMRËS SË NJERIUT?
- Vështrim mbi vëllimin poetik “Malli i ka rrënjët larg” i autorit Tonin Nikolli -
Nën efektin e ultratingujve të lirizmit dhe nëntrokitjen e lehtë e hapat e padukshëm të epizmit të sofistikuar merr udhë, nerve jetë poezia e librit të pestë me titull “Malli i ka rrënjët larg” të poetit tëmirënjohur lezhjan Tonin Nikolli! Në mes të një realiteti jetësor me gjithë gamëne ndjesive e përjetimeve dhe një realiteti fantomatik të ëndërrt, të fantazuardhe trilluar rrugëton vargu i bukur, elegant dhe dpërtues.
Në qendër një hero liriko – epik protagonist me gjthë gjallërinë e tij, dinamike nën peshën e mallit ngarkuar në shpirt. E gjejmë këtë hero në majën më tëlartë e më të largët të vijës së horizontit, në kreshtat e valëve, në rrymatoqeanike, në tufanet e musonet të përcjëllëvalëzimet e shpirtit në sintoni me valëzimet e vargut bashkudhëtar të poetit para, e të lexuesit pastaj. Ndërthurjee bukur kjo për t’iu përgjigjur thirrjes së manjetikës së mallit. Atij malli qëtundon, atij malli që torturon, atij malli që frymëzon. Kësisoj frymëmarrja epoezisë së këtij libri na fton të thithim gjithë nektarin e shpirtit të poetit,të cilin na e servir me bujari, ndërsa lexuesi ndihet një bashkudhëtar i pavetëdijshëm,i rrëmbyer në binarët paralelë të ndjenjës së dashurisë dhe të mallit.
2 . Një lirizëm krejt i veçantë përmes një vargu tëindividualizuar me elemntë të përdorur e trajtuar me zotësi për të zbuluarenigmën e retorikës: “Diell a ka në polin e zemrës së njeriut?” Vallë, afër apolarg është poli i zemrës?
Shpesh jeta sjell, me a pa dashje, edhe largime e largësireale mes njerëzve të dashur apo të dashuruar. Nën efektin e kësaj largësieautori ngre në art dashurinë e trilluar. Dashuri që gjen mjetet e format për të mos mbetur e murosurbrenda zemrës, por të mbajë një sy jashtë për të parë dritën ë bardhë. Tepër këndshëmna vjen prania e partnerëvë ku kilometrat në distancë janë në proporcion tëdrejtë më manjetikën ndjenjës. Sa dhimbshëm e sa bukur tingëllojnë vargjet qësjellin momente imagjinare të trokitjes në xhamin me brymë, dimri që të ngrinpa zjarrin e shpirtit të njeriut. Dielli në lindje sjell dritën e bardhë dheenergji pozitive, në zenit ndihet fort afshi, ndërsa në perëndim dielli kalon përtejhorizontit duke lënë shpirtit të kuqtë e ndezur flakë në sfond. Të kuqtë qëmbetet i përflakur, që i mbetet ajo plaga e roztë e djegies. Të kuqtë që kujton tëkaluarën e afërt apo të largët dhe që ndez motorrët e mallit dhe që njëkohësisht lëndojnëplagën. Me mjeshtri të madhe poeti vihet ne rolin e një mjeku për të shëruar këtëplagë përmes imazhesh të gjelbërta që dërgojnë puthje, ledhatime, përkujdesje...
Ëndrrat janë forma më e lartë e ekzaltimit shpirtëror të të dashuruarve larg njëri- tjetrit. Në ditët gri të vetmisë poeti di bukur të shkruajë në qiellin po griemrin e dielltë të të dashurit/së dashurës me germa të ndezura shpirtit të përmalluarpër të shprehur atë përkushtim njerëzor. Nuk mungojnë reflekset piktoreske si nëvargjet /... mendimin për ty/stërpikur me margaritarë/, për të sjellur dritëndhe temperaturën e filigramës së përskuqur të ndjenjës.
Të kuqtë e mallit bëhet edhe më i ndezurnë humbjen e dashurisë. Këtë realitet poeti e trajton shumë bukur dhe me një freskilogjike e mbi parime qytetare. Kur satelitët perfektë e humbin orbitën dhe nuke plotësojnë më elipsen e duhur, dërgojnë shigjeta dhimbjeje në shpirtrarespektivë, pasqyruar kjo në regëtimat e zemrave territ të vetmisë. Terr që prishetvetëm me kollën e thatë netëve dimërore të shpirtit që lëngon. Tepër të fortanotat që përcjellin trishtimin përmes dritës së përgjakur që i shkon gurit tëngrirë në zemër, apo loti që thyen trupin ... Forca e dëshpërimit, po aq sa endjenjës në të kundërtën e saj, e shtyn heroin deri në varrin e hapur me thonjdhe nuk guxon të urrejë. Nuk ka, nuk gjen urrejtje në vargje. Në vend të saj,heroi kujton molin e vjetër në bregun matanë ..., reminishenca të ndjenjës që vërtetësjellin mundim e vuajtje, por mbajnë përherë të gjallë e të pranishme të mirënnë vend të të urrejtjes për hirin e dashurisë. Përherë dera e dritës sëdashurisë mbetet e hapur duke e bërëheroin një kavalier modern. Nuk shqitet kurrë ai imazh i burgosur zemrës e ifiksuar syrit, ndërsa zgjaten e therin hejtë e akullt të stinës që shkoi. Eadmiruara dashuri që ngre murin e akullt në “mes ëmbëlsisë tënde e urisë sime”mbeti vetëm një shenjë me këmbë të zbathur, si një gjurmë e shenjtë shtegut tëhershëm mbi të cilën derdh e derdh lotë heroi. Duket sikur këto kujtime dheimazhe zgjasin tentakulat e mallit, ndaj heroi përgjërohet duke kërkuar që/shtegun e vuajtjeve për të ardhur tek ti, /mos ma mbyll .../ për të jetuar përmespërpëlitjeve të shpirtit e zemrës ëndrrash ...
3 . Për të shprehur forcën e ndjenjës, intrigat e saj dhemendimet e hovet shpirtërore që sjell ajo, autori ndërthur shumë elementënatyrorë të cilët janë arena e ravgimeve të heroit të poezisëë. Ngjyra të fortadhe gjendje emotive i japin krijimit fjalë me ngjyrim e ngarkesë emocionale si;qiell, re, det, oqean, horizont, kreshtë, dallgë, yll, diell, galaktikë ... Zotësiae poetit është se nuk mjaftohet me përmendjen thjesht të tyre, por me motivimindhe ndërthurjen bukur të ëndrrës me realitetin, dashurisë me dhimbjen, intrigësdhe zgjidhjes, fabulës dhe mendimit, formës dhe përmbajtjes, idesë dhemezazhit. Gjthçka bukur nën efektin e fantazisë dhe trillimit, sa lexuesi endjen veten një eksplorator imagjinar i gjithë magjepsjes së lirizmit të ëmbëldhe epizmit që ngjall kërshërinë.
4 . Jo më pak trishtim dhe dhimbje shpirti ka edhe linjaparalele e mallit. Ai mall që nisi tundimin me fikjen e dritave dalëngadalë nëportin e atdheut gjatë rrugëtimit nëpër detin e ngrirë të mërgimit. Dashuria përnjerëzit që kemi larg syve, për vendlindjen apo vende të tjera ku kemi jetuar,dashja, teheqja dhe forca shtytëse për t’u kthyer përsëri krijonë atëtrajektore malli zhuritës që lidhin shpesh vargjet dedikuar Gjadrit, dadësTone, mungesës së babait ... Bukur ka ditur të shprehë rënkimin për një ditëlindjetë munguar, dëshirën të jetë edhe një vit më shumë fëmijë, hidhërimin tek isillet rrotull shtëpisë që i lëkunden muret sa herë e kujton ..., duke provkuarsizmikën e mureve te shpirtit.
5 . Kjo poezi na vjen kaq e bukur dhe kaq e dashur, sepsepoeti zotëron kulturë të gjerë në shumë fusha të jetës si dhe aftësive krijuesepërherë në rritje. Nuk kënaqet asnjëherë me ç’ka arritur. Është përherë në lëvizje,në kërkim, i futur bukur në rrjedhën e dialektikën e jetës që në krijimet epara në ndonjë cep gazete dhe deri në paraqitjen para nesh me libra dinjitoze epërherë në rritje. E kemi të thjeshtë të kuptojmë se ka shfletuar shumëliteraturë të çfarëdolloj dhe ka ditur të marrë në të vlefshmet, si përzgjerimin e njohurive, si për perfeksionimin e mjeshtrisë së krijimit. Kjo përherënë linjë me karakterin dhe shpirtin grishës që u tretet vargjeve bashkë metipiken e realitetit bashkëkohor. Vargu na vjen shumë i bukur, lëmuar e mjete tëkursyera, por me shumë rëndesë emocioni dhe mendimi. Figurat artistike i përdornë gjithë gjerësinë e tyre, si ato te fjalëve, (tropet), si ato të mendimit. Evërteta është se poeti preferon të dytat dhe i përdor kaq natyrshëm e kaqharmonishëm, në funksion të idesë dhe mesazhit. Poezia e tij ka një strukturësolide në varg, strofë poezi e arritur në të gjitha komponentët ndërtimorë dhekomunikativë. Autori preferon thuajse gjithmonë retiçencën. (Tre pikat.)Thuajse çdo poezi e ka në fund një të tillë. Nuk bie gongu në fund të krijimitpër të mbyllur shtegun dhe horizontin e mendimit tek lexuesi. Me anë tëretiçences lihet hapësira, frymëmarrja e mendimit dhe frymëzimi për të qenë ai(lexuesi) zbuluesi i enigmës. Duke ndjekur fijet e mallit, arrijnë të zbulojnëse në polin e epërm të zemrës është dita e pambarimtë e zonës së arktikut kumalli ka olimpin e tij dhe ka ngulur thellë, thellë rrënjët ...