NEVILA ANGJELOS
LOTI S'PYET TURP A NDER
Pse më shkanë dy pika loti
Si rrëke dalë nga rapi I Leskovikut?
Nuk qan nje femer kot së koti ,
Nuk qan femra po s'i dhëmbi.
Ç'është ky lot, pse vallë pikoi,
Si një perrua në vjose?
Ç'është kjo dhimbje që s'duroi?
Pse pa re Rrufe ka shtirë?
Dy rrëke që përshkojnë melesinin?
Pa rënë shi e pa shkrirë Borë.
Kaq vite pa parë qetesi
Kaluan vite pa buzeqeshje?
Kushedi ku e djeg vapa,
Kushedi ku e lag shiu.
po kthej kokën prapa,
Se s'duroj dot më dhimbje!
Pse s'më pyet Loti vallë?
Unë sjam dhe kaq Plake e vjetër.
Mos parashikoi vallë
Largimin tim ne anen tjetër?!
Ku do iki , ku do vejë ?
Babë e Nënë nuk do te me prese!
Kafen gati s'do ta gjejë.
Ikën edhe ata se nuk ka më shpresë.
Shpirti pse mu kthye !
Dhe pse ha, ndjej boshllëk.
Syri im më kërkon.
Ah, mallkim fukarallëk!
Poshtë Mjekrës bashkohen lotët .
Bien nëpër Katarakt .
Ulem në gjunjë e lus Zotët .
Loti me mua nuk bën pakt .
Sa u them: o bij, ku shkoni?
Pa ju, si do rroj, s'e di.
Me shikim më thonë: ç'kërkoni?
Nuk na latë pasuri.
Na thonë: ju veç duartrokisni,
Gjithë jetën kët keni bërë,
S'thatë neve si do na rrisni,
Ndaj dhe ne ikëm të tërë.
Plaç, o zëmër, e ke pak!
Plaç në këtë çast, ti plaç!
Këtë dhimbje e ke hak,
Voton katër a pesë rrugaçë.
Ah, si s'kam fuqi e shkreta
Që ta bëj siç dua vetë!
Ky vënd peng kuçedrash ngeli.
Ah, që s'hedh dot një Tërmet!
Aman bij, ruani Kokën!
Amani, kthehuni gjallë!
Të gjithë, si unë, rëndojmë tokën,
Do na hajë sëmundja MALL.
Loti do na shoqërojë
Nëpër shpirtrat si humnerë.
Kush ka mundur të durojë?
loti s'pyet turp a nder.
KA DITË
Ka edhe ditë të zymta në jetë
Që ti s'dëshiron të bësh asgjë
Vendos në sfond , një muzikë të qetë
E në vetminë tënde nuk pranon asnjë .
Muzika ka tinguj të ëmbël
Vargje që flasin për dashurinë
Futet në shpirt sikur një ëndërr
E të përplas me çdo kujtim.
Në ndonjë çast mund të trishtohesh
Melankolia do të pushtojë
Ndodh nëpër tinguj të harrohesh
E ndonjë lot të të pikojë.
Ndoshta pa dashje tenton ta fshish
Dora s'të bindet, fillon e dridhet
E di që do të bjerë sërish
Nuk mundesh shpirtit t'i përvidhesh.
Sot dua të dëgjoj muzikë
E të hedh vargje përmbi letër
Kjo është ajo që do ky shpirt
E kjo jam unë , nuk bëj dot tjetër!
MË GJURMON NGA PAS NJË HIJE
Më gjurmon nga pas një hije
E dëgjoj edhe kur flet
Ndonjëherë në gjunjë më bie
E më lutet që ta ndiej.
Unë e ndiej ç'ësht e vërteta
E besoj , çdo fjalë që thotë
Por nuk di pse më dhemb zemra
Përse sytë shpërthejnë në lotë!?
Nuk është fryt i fantazisë
Nuk është frymë imagjinare
Është diçka që ndiej në shpirt
Nuk ngjason me ato fare!
Të jetë muzë e dhimbjes sime
Tek më lutet që të shkruaj
Varg që çmëndet , del prej rime
Kërkon sy për ta lexuar!?
MALL QË S'SHUHET
Udhëton njeriu me mallin dhe takon ata që do
Nostalgjia prek memorien e me lotë zemrën e ngroh
Sa shumë njerëz nga jeta jote, janë të ikur, të larguar
Sa kanë ikur me dëshirë, sa të tjerë të detyruar !
Edhe shkruaj vetëm shkruaj, fjalët jo nuk kanë të rreshtur
Përmbi ndjenja pena luan, me fytyra që kanë heshtur
Zëri tyre vjen me mallin dhe unë veç përfytyroj
Eh sa njerëz që kanë ikur dhe më kurrë s'do ti takoj.!
Pse më shkanë dy pika loti
Si rrëke dalë nga rapi I Leskovikut?
Nuk qan nje femer kot së koti ,
Nuk qan femra po s'i dhëmbi.
Ç'është ky lot, pse vallë pikoi,
Si një perrua në vjose?
Ç'është kjo dhimbje që s'duroi?
Pse pa re Rrufe ka shtirë?
Dy rrëke që përshkojnë melesinin?
Pa rënë shi e pa shkrirë Borë.
Kaq vite pa parë qetesi
Kaluan vite pa buzeqeshje?
Kushedi ku e djeg vapa,
Kushedi ku e lag shiu.
po kthej kokën prapa,
Se s'duroj dot më dhimbje!
Pse s'më pyet Loti vallë?
Unë sjam dhe kaq Plake e vjetër.
Mos parashikoi vallë
Largimin tim ne anen tjetër?!
Ku do iki , ku do vejë ?
Babë e Nënë nuk do te me prese!
Kafen gati s'do ta gjejë.
Ikën edhe ata se nuk ka më shpresë.
Shpirti pse mu kthye !
Dhe pse ha, ndjej boshllëk.
Syri im më kërkon.
Ah, mallkim fukarallëk!
Poshtë Mjekrës bashkohen lotët .
Bien nëpër Katarakt .
Ulem në gjunjë e lus Zotët .
Loti me mua nuk bën pakt .
Sa u them: o bij, ku shkoni?
Pa ju, si do rroj, s'e di.
Me shikim më thonë: ç'kërkoni?
Nuk na latë pasuri.
Na thonë: ju veç duartrokisni,
Gjithë jetën kët keni bërë,
S'thatë neve si do na rrisni,
Ndaj dhe ne ikëm të tërë.
Plaç, o zëmër, e ke pak!
Plaç në këtë çast, ti plaç!
Këtë dhimbje e ke hak,
Voton katër a pesë rrugaçë.
Ah, si s'kam fuqi e shkreta
Që ta bëj siç dua vetë!
Ky vënd peng kuçedrash ngeli.
Ah, që s'hedh dot një Tërmet!
Aman bij, ruani Kokën!
Amani, kthehuni gjallë!
Të gjithë, si unë, rëndojmë tokën,
Do na hajë sëmundja MALL.
Loti do na shoqërojë
Nëpër shpirtrat si humnerë.
Kush ka mundur të durojë?
loti s'pyet turp a nder.
KA DITË
Ka edhe ditë të zymta në jetë
Që ti s'dëshiron të bësh asgjë
Vendos në sfond , një muzikë të qetë
E në vetminë tënde nuk pranon asnjë .
Muzika ka tinguj të ëmbël
Vargje që flasin për dashurinë
Futet në shpirt sikur një ëndërr
E të përplas me çdo kujtim.
Në ndonjë çast mund të trishtohesh
Melankolia do të pushtojë
Ndodh nëpër tinguj të harrohesh
E ndonjë lot të të pikojë.
Ndoshta pa dashje tenton ta fshish
Dora s'të bindet, fillon e dridhet
E di që do të bjerë sërish
Nuk mundesh shpirtit t'i përvidhesh.
Sot dua të dëgjoj muzikë
E të hedh vargje përmbi letër
Kjo është ajo që do ky shpirt
E kjo jam unë , nuk bëj dot tjetër!
MË GJURMON NGA PAS NJË HIJE
Më gjurmon nga pas një hije
E dëgjoj edhe kur flet
Ndonjëherë në gjunjë më bie
E më lutet që ta ndiej.
Unë e ndiej ç'ësht e vërteta
E besoj , çdo fjalë që thotë
Por nuk di pse më dhemb zemra
Përse sytë shpërthejnë në lotë!?
Nuk është fryt i fantazisë
Nuk është frymë imagjinare
Është diçka që ndiej në shpirt
Nuk ngjason me ato fare!
Të jetë muzë e dhimbjes sime
Tek më lutet që të shkruaj
Varg që çmëndet , del prej rime
Kërkon sy për ta lexuar!?
MALL QË S'SHUHET
Udhëton njeriu me mallin dhe takon ata që do
Nostalgjia prek memorien e me lotë zemrën e ngroh
Sa shumë njerëz nga jeta jote, janë të ikur, të larguar
Sa kanë ikur me dëshirë, sa të tjerë të detyruar !
Edhe shkruaj vetëm shkruaj, fjalët jo nuk kanë të rreshtur
Përmbi ndjenja pena luan, me fytyra që kanë heshtur
Zëri tyre vjen me mallin dhe unë veç përfytyroj
Eh sa njerëz që kanë ikur dhe më kurrë s'do ti takoj.!