EDLIRA JORGJI DOKO
RRËMBEJE HËNËN
Epo eja shpirt, eja të luajmë,
me dy trupa, me një zemër,
nën një kumbull, atje më gjuaj,
në s'ke dritë, rrëmbeje hënën...
ÇAST
Po zoti krijoi boten, njeriun, femren,
u dha bukuri, duar, sy dhe kembe,
mendjet e medha te pjellin projekte,
dhe mendjet e vogla, lart ti ngrene.
Po mendjeve te medha, u fali shume qeli,
dhoma mbuluar me genjeshta dhe terror,
sepse keshtu, mashtrohen shpejt te vegjlit,
me nje page qesharake, nje pension mujor.
Dhe ti me flet per drejtesi, im zot?
dhe une ul koken, bej, sikur s'kuptoj.
PA PENDIM
Në shtigje resh, ku filtron vetëm drita,
mbi faqet e hënës fjalë argjendi mbolla,
një copë qielli kësaj nate për ty e grabita,
për të mbjellë në lëndinën e yjeve
një botë me përralla, puthje, ëndrra...
Kur të vijë pranvera si flutur të endem,
duke kënduar t'i mbledh në prehër të vajzërisë,
pastaj t' i fsheh tek ti,ku askush mos t' i prekë
e gjoksit të të gjëmojnë epshet e djalërisë.
Atëherë, unë do zgjoj nga kafazi i shpirtit,
atë kanarinë endacake, nëpër stinë e humbur,
ngatërruar si merimanga në rrjetën e kohës,
të gjej udhën e erës, horizontin e duhur.
Të dëgjosh këngën e lumturisë nga sqepi i saj,
të lozësh me telat e zemrës dridhur nga drithërima,
si dukur, edhe një herë prap të çmendurohem,
aty,në kupën e parajsës të mësoj ç'është flakërima,
dhe..
pa u penduar të nesërmen…pa.
NDRYSHON STINA
U prish koha,
dallëndyshet, dielli në ikje,
qielli është gri.
Nga larg,
retë gufohen,më pas
dëgjohen bubullima...
Dhe bien mbi mua,
gjethet e para,
një vesë shi.
Bela !
Fillojë kolla,
të parat teshtima...
NË BOTËN PA ZOT
Eh, o mik, sa plagë të egra mban kjo botë,
që atë ditë në Eden, ditën kur kemi lerë,
kur im zot erdhi me dhimbje e zbriti në tokë,
me udhëzimet e qëndisura në një pergamenë.
Në emrin e Tij, të Birit, të Shpirtit: AMEN!
Dhe i mblodhi nga lëndina në rrethinat aty pranë,
ashtu si çobani bën në mal me delet,
dhe i porositi mëkatarët, prej saj asnjë s'duhet të dalë,
se gjarpri sykuq, me gjak të virgjër do të ushqehet.
Në dritë do mbjell urrejte, në errësirë do vjell vrer.
Më thanë se frynte era, e fjalët fshehtas i rrëmbeu,
u krijua vorbull boshllëku, jehona ndezi jehonë,
iku, u çmend njerëzia, mendja e gënjeu,
se dhe pa besimin, do të ishin akoma më të zotët.
Gjoksin e çpuan me egoizëm, syri derdhi lot.
Hë...po sot ?
Sot a kanë gojë, gjunjë të përulen në gjunjë,
të luten për shpirtrat e vrarë, të hallakatur nëpër natë?
Apo do e lenë trupin - kërmë, pa pasur një emër mbi qivur,
duke iu bërë fli demonit, skllevër që digjen në zezanën flakë?!
Dy rrugë na ndajnë, o miku im, të mesme nuk ka,
këndej engjëj të bardhë - andej demonë vrastarë.
PREMTIMET
Shikoj
ca premtime boshe,
nderur në telat e ylberit,
mbuluar me mjegull,
në pritje të diellit..
Horizontit në të dalë.