Lumturi Ymeri Bersava
UNË…
Unë..
E vërteta UNË
banoj në kokën time…
Por herë-herë arratisem
në strehë dhimbjesh
me kore plagësh
me lot fëmijësh
Apo?!
Jam banore e atjeshme
dhe vij ndonjëherë
mysafire në
trupin tim…
Tashmë koka
nuk më nxë!!
HIJE
Me hije sendesh po mbush duart
sot
Ja, dheu, që do të më mbulojë eshtrat pa
mish
ja, arkëmorti, gdhendur nga mjeshtri pa shpirt
ja dhe varri, gropa e shpifur, qe s’e kam
frikë!
Po Ëndrrat?!
Po Lotët?!
Ëndrrat, muzgjeve
t’i derdhin natës ninullat…
i kam të bukura ëndrrat
Lotët, agimeve
kur të zbresin vesën mbi bar…
Varrosmëni tani!
Mos harroni trëndafilat!
Mbulova hijen time
me pikëllim blu
si kjo natë!
SUPE TË BRISHTË
Supe të brishtë
mbajtën kokën anuar prej
lotësh
ngashëryer dënesash
mungesash…
Në dridhje
në pritje
duarsh Nëne
prej qiellit…
E ndërsa…
u shkundën dhunshëm
nga duar-pashpirt
hakërryer ulërimash
jooo
ky fëmijë
nuk duhet të lindë!
Supe të brishtë
pikëllimesh të zeza
rënkimesh të bardha
Mbartën petale rozë
të një bote
të paardhur në jetë
mbjellë prej mallkimit
mëkatimit
a dëshirimit…
Supe të brishtë
që stepen frikës
në çastin e lindjes
ooo Krisht…!
…e çelet dritë
e rritet jetë…
Supe të brishtë
sot ngrohen ledhatimit
të Jetës nga jeta
të Gjakut nga gjaku
të Zemrës prej zemre…
janë supe Nëna
mishërim dhembje..
Sot i thur…HIMN!
E SHTHURA GËRSHETIN
E shthura gërshetin e buzëve të
djeshme
Në fillin, përzhitur diellit, u
vara
Në tjetrën lakuriq një lule
kacavirret
E treta, një përrua, lumi merr
përpara
E shthura gërshetin e ylbertë, pa
ngjyra
M’u shkërmoqën sytë në copëza
terri
Dhimbja ish jetime, s’ka nënë ta
qajë
Viola-plagë në re, qiellit ç’i
theri!
E shthura gërshetin…
Ti, nuk e dije?!
Qe, veç hije…
MERRE QETË
Prishur gjumin ke?! Mere qetë
mike
fjala “tradhëti” nuk është
gjëmë!
Përvuajtur mbledh kërthinjtë në
pritje
për një të stisur përgjysmë të
lënë!
Në të blertën tënde çelur nën
fustan
krojet derdhën yje, të qeshen
përreth
Në puset e zinj me myshk e me
natë
do t’i kalbet fryma veç për një
mëngjes!
Mere qetë mike, derën mos e
mbyll
në prehrin tënd, oh, dënes një
yll!
Unë..
E vërteta UNË
banoj në kokën time…
Por herë-herë arratisem
në strehë dhimbjesh
me kore plagësh
me lot fëmijësh
Apo?!
Jam banore e atjeshme
dhe vij ndonjëherë
mysafire në
trupin tim…
Tashmë koka
nuk më nxë!!
HIJE
Me hije sendesh po mbush duart
sot
Ja, dheu, që do të më mbulojë eshtrat pa
mish
ja, arkëmorti, gdhendur nga mjeshtri pa shpirt
ja dhe varri, gropa e shpifur, qe s’e kam
frikë!
Po Ëndrrat?!
Po Lotët?!
Ëndrrat, muzgjeve
t’i derdhin natës ninullat…
i kam të bukura ëndrrat
Lotët, agimeve
kur të zbresin vesën mbi bar…
Varrosmëni tani!
Mos harroni trëndafilat!
Mbulova hijen time
me pikëllim blu
si kjo natë!
SUPE TË BRISHTË
Supe të brishtë
mbajtën kokën anuar prej
lotësh
ngashëryer dënesash
mungesash…
Në dridhje
në pritje
duarsh Nëne
prej qiellit…
E ndërsa…
u shkundën dhunshëm
nga duar-pashpirt
hakërryer ulërimash
jooo
ky fëmijë
nuk duhet të lindë!
Supe të brishtë
pikëllimesh të zeza
rënkimesh të bardha
Mbartën petale rozë
të një bote
të paardhur në jetë
mbjellë prej mallkimit
mëkatimit
a dëshirimit…
Supe të brishtë
që stepen frikës
në çastin e lindjes
ooo Krisht…!
…e çelet dritë
e rritet jetë…
Supe të brishtë
sot ngrohen ledhatimit
të Jetës nga jeta
të Gjakut nga gjaku
të Zemrës prej zemre…
janë supe Nëna
mishërim dhembje..
Sot i thur…HIMN!
E SHTHURA GËRSHETIN
E shthura gërshetin e buzëve të
djeshme
Në fillin, përzhitur diellit, u
vara
Në tjetrën lakuriq një lule
kacavirret
E treta, një përrua, lumi merr
përpara
E shthura gërshetin e ylbertë, pa
ngjyra
M’u shkërmoqën sytë në copëza
terri
Dhimbja ish jetime, s’ka nënë ta
qajë
Viola-plagë në re, qiellit ç’i
theri!
E shthura gërshetin…
Ti, nuk e dije?!
Qe, veç hije…
MERRE QETË
Prishur gjumin ke?! Mere qetë
mike
fjala “tradhëti” nuk është
gjëmë!
Përvuajtur mbledh kërthinjtë në
pritje
për një të stisur përgjysmë të
lënë!
Në të blertën tënde çelur nën
fustan
krojet derdhën yje, të qeshen
përreth
Në puset e zinj me myshk e me
natë
do t’i kalbet fryma veç për një
mëngjes!
Mere qetë mike, derën mos e
mbyll
në prehrin tënd, oh, dënes një
yll!