BILAL XHAFERRI
BALADË ÇAME
Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,
u zhduk matanë largësive,mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi…!
Matanë
largësive u zhduk e përflakur Çamëria
dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri.
Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore.
Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore.
Dhe kudo toka çame,mbuluar nga retë,
rënkon e mbytur në gjak e lot,
e mbetur shkretë, pa zot.
Na e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë.
Na e ndriçojnë rrugët flakët, që gjithë tokën kanë përpirë
Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive
dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri.
Ne, popull muhazhir, ecim nëpër shi…
Lamtumirë, Çamëri!
ATDHEU
E para mjegull e Shtatorit
Porsi qefini te mbuloi
Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
Sa shpejt erresira te gllaberoi
Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
`Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.
Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle serish tek ti do te kthej?
Floriri i vargjeve te mia
U shkri per ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti im
Me lot u ndryshk dhe u nxi…
Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.
Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle tek ti do te kthej?
KOSOVA
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova
gjithnje ashtu.
MBRËMJE
Perëndim’ i purpurt shuhet përmbi dhe.
Larg, ylli i mbrëmjes digjet si fener.
Ndanë rrugës hapen shtigje me marrë,
në rrugë kalon reparti im xhenier.
Dredhon në të përpjetën, buzë lumit,
kjo rrugë e largët, rrugë e humbur mali.
maretë me vath të kuq, si gurë rubini,
në ëndrra i përkund puhi e zallit.
Përkund puhiza me mare
dhe pluhurin e rrugës hedh mbi ne.
Dhe ëndrra rinie era zgjon,
dhe djersa sipër ëndrrave kullon.
Çdo bulëz djerse më duket si një yll
në qiellin e kulluar pa kufi
dhe qielli i lart më duket si pasqyrë,
ku shoh fytyrën tënde Shqipëri.