Mirlinda Musaj u lind me 15.04.1993 ne fashtin Lugisht e Hasit...komuna e Prizrenit...shkollen fillore e perfundoi ne vendlindje, kurse gjimnazin e vazhdon ne Prizren drejtimi i pergjithshem....qe ne femijri ka filluar te merret me letersi si me:drama, tregime, poezi etj...
tani edhe e ka botuar librin e saj te parë me poezi ''Në ujvarene mendimit''.Ajo ka shum endrra ne jetë...dhe mundohet t'i realizoj ato qdpo dit.Por pasioni i saj i vetem i cili i flen ne shpirt është Poezia dhe do vazhdoj te shkruaj deri sa dora të mos i bëj dot punë...etj
tani edhe e ka botuar librin e saj te parë me poezi ''Në ujvarene mendimit''.Ajo ka shum endrra ne jetë...dhe mundohet t'i realizoj ato qdpo dit.Por pasioni i saj i vetem i cili i flen ne shpirt është Poezia dhe do vazhdoj te shkruaj deri sa dora të mos i bëj dot punë...etj
Mirlinda Musaj
I. Kurrë s’e ke kuptuar shpirtin tim…
1.
Më thua të zgjohem nga ëndrrat,
por t'i kurrë nuk e kupton,
sa do të doja te zgjohem
pa më thënë Ti!
2.
Më thua të ndiej dhimbjen,
por ti kurrë nuk mendove
sa do të doja të ndjeja
vetëm njëherë të vetme atë!
3.
Më thua të ndiej lumuturinë,
por t'i asnjëherë s’mendove
sesa do te doja të përjetoj këtë ndjenjë,
vetëm një moment të vetëm!
4.
Më thua të shkel tokën time,
pa menduar asnjëherë për mua,
se sa shumë do të doja
vetëm ta ndieja dheun e saj!
5.
Më thua të shikoj hënën,
pa me dëgjuar mua kurrë…
se sa shumë do të doja
të shohë vetëm hijen e saj!
6.
Më thua ti këto fjalë!
se ti s'më kupton dot mua,
ti s’më njeh aspak,...
më njeh vetëm nga ajo që sheh,
sepse kurrë s’e ke kuptuar shpirtin tim,
sepse s’ arrite të rrënosh barrierat e zemrës sime!
S’ arrite të paktën një herë të vetme
të kuptosh sesa shumë do të doja
të mos jem e ndërvarur nga ty!!!
II. PESHA E NJË KËRKIMFALJEJE
Para se të kërkosh falje
mendo se për çfarë e kërkon atë?
Mundohu ta kuptosh
a e meriton një kërkimfalje!
Para se të kërkosh falje
mundohu , në mes të një mijë arsyeve,
të gjesh vetëm një me të rëndësishme!
Para se të kërkosh falje,
mundohu, në mes të reve të zeza,
ta gjesh dritën e ngrohtë të diellit!
Para se të kërkosh falje
mundohu, në natën e errët,
të kundrosh dritën e bardhë të hënës!
Para se të kërkosh falje
mendo se a ia vlen një gjë e tillë!
Mendo sikur një kërkimfalje
do të mund të ndryshonte gjithçka!
Sikur vetëm një fjalë e thënë
do të ndryshonte një jetë të tërë!
Por, sikur të ndodhë e kundërta!
Sikur kjo fjalë e thjeshtë
të kishte peshën që s'mund ta mbajë as toka,
e s'mund ta durojë as qielli!
Para se të kërkosh falje
mundohu, nëpër mjegullat e dendura,
të gjesh rrugën të cilën e kërkon!
Sepse vetëm një kërkimfalje
mund të shkatërrojë gjithçka,
mund të rrënojë çdo mur të ndërtuar,
çdo pengesë mund ta largojë
dhe një shpresë të fjetur
mund ta zgjojë!!!
... para se të kërkosh falje
mendo një mijë arsye të forta
në arritjen e fitores së betejës
që kaherë ishte e humbur!!!
III. STINËT PA KOHË NË KONTRAST
a. Kontrasti i lindjes
Do të fillosh të më ndjesh,
atëherë kur dielli i ngrohtë
do të lindë nga Perendimi
dhe do të perendoj ë nga Lindja!
b. Kontrasti i ngrohjes
Do të fillosh të ndjesh mungesën time,
atëherë kur, në mes të verës,
s’do të ngrohë më dielli,
por do të mbërthej acari!
c. E papritura e Hënës...
Do të fillosh të më kujtosh,
atëherë kur, hëna e plotë
do të lindë në agimin e ditës
e jo në muzgun e mbrëmjes!
d. Qarje dhe lagështi dynotash
Do të fillosh të qash për mua,
atëherë, kur do fillojë shiu,
ta lagë trupin tënd të shkretë,
kur ti e urren më së shumti!
dh. E kuqërremta dhe zverdhja
Do të fillosh të mendosh për mua
atëherë kur, në marsin e pranverës,
natyra do të jetë e kuqërremtë
dhe gjethet do te zverdhen mbi tokë!
e. Më së fundi emri im...
Do fillosh ta thuash emrin tim
atëherë kur, në janar të dimrit,
dielli do ta flakë shpirtin tënd
që t'i s'do të mund ta durosh!
f. Bilbilim i heshtur
Do të fillosh të më dashurosh
atëherë, kur në tetor të vjeshtës,
do të lulëzojnë pemët e braktisura
e do të këndojë bilbili i heshtur!
g. Kërkim i vonuar...
Do të fillosh të më kërkosh,
atëherë kur do të vijë një çast
kur unë do jem shumë larg nga ty
dhe s'do të të kërkoj më dashurinë tënde!!!
IV. Apeli im për ndërgjegjen tuaj ...
1. Ekzistenca dhe mosekzistenca ime
Jetoj pranë lumit, ku etja me flak,
ku shpirti me digjet për një pikë të vetme uji!
Jetoj në një vend, ku ajri më helmon,
ku jam ngulfatur në realitetin e hidhur!
Jetoj në një qiell, ku s’ka diell
edhe pse më thonë se ai po ma ngroh trupin,
por unë nuk po e ndiej dot,
sepse po jetoj sipas instiktit të huaj,
që mua më pengon të ndiej!
Jetoj aty ku ëndrra ka mbetur hië më shumë:
vetëm një ëndërr e trishtuar,
sikur një ëndërr e zbehur
nga e lëna pasdore!!!
Jetoj aty ku shpirtërat ndjejnë urrejtje,
sikur të jetojë mes tyre djalli i pamboshtur!!
Jetoj këtu, në mes të një humnere të pathyeshme,
ku ngrica e akullnajave ka ftohur gjakun e përflakur!
Jetoj aty, ku shpirti më vret,
ku e djeshmja dhe e sotmja janë një!
Edhe pse thonë se gjithëka ka ndryshuar!
Por unë, a jam edhe unë një qenie
që shoh, ndiej e dëgjoj?
2. Ku është pëllumbi i përfolur i paqes?
Pse unë nuk i shoh këto ndryshime,
për të cilat më flisni çdo moment!
Unë ende nuk po e shoh pëllumbin e paqes,
ende nuk po e shoh atë që ju po shihni!
Pse të gjithë jeni kthyr nga rruga pa dritë,
e cila do t’ ju sjellë vetëm në mallkim?
2. E vërteta e shkelur
Pse po e përkrahni ferrin, kur e keni kaq afër parajsën?
Pse lejoni të jetoni, duke u zvarritur nëpër këmbët
e atyre që e shkelin të vërtetën?
A kaq shumë jeni të pafuqishëm,
kaq shumë të friksuar nga miku juaj,
të cilin po e lartësoni madhëri?
Madhëria e cila po ju ngulfat
në mos thënien e së vërtetës?!
3. E vërteta e mbyllur ...
Por unë s'dua të jetoj në barriera,
s'dua të jetoj në këtë realitet që s'do të doja
të ishte as ëndërr e tmerruar!
Sepse unë po jetoj në një vend,
ku e vërteta mbetet e mbyllur
në një arkë aq shumë të vjetër
sa që çelësi i saj është ndryshkur
Dhe s'do hapet deri atëherë,
kur ju do zgjoheni nga kjo ëndërr e brishtë!
Dhe ta kuptoni se pavarësia s’është e tillë,
se ne nuk luftuam për një LIRI me pranga!!
V. E BRAKTISUR
Kur gjithëka perëndon,
për mua lind një shpresë
një ndjenjë e vogël
për të cilën gjallë mbetem!
Me vesën e mëngjesit
jeta ime çdo herë ka fillimin,
kur dielli mbi kodra lind
gjithëka më përsjell gëzimin...!
Por diëka më ndal,
më sjell ngurimin ,
gjithëka më shuhet
e s’më lejon zgjimin!
Kur në parajsën e ëndrrave
më kaplon dashurimi,
në ato çaste gënjeshtare
një klithmë më detyron zgjimin!
Nga sytë e përlotur
e kundroj qiellin e bukur,...
në atë qiell madhështor
ndihem e strukur!
Më kaplon një ndjenjë,
sikur jeta më ka braktisur,
sa që zemra ime e përgjakur,
bëhet e thepisur!
Pasditeve plot zjarr
rrezet e diellit më dritojnë,
ndjenjat e trishtimit
ato m’i largojnë!
Por mbrëmjeve të freskta
me qiellin plot yje,
kur ua hedh shikimin
lidhen e bëhen nyje!
Pse sytë e mi të shkretë
peizazhin e shkatërrojnë
nga lindja e mëngjesit
e deri mbrëmjen e vonë?!
Atëherë thellë në shpirt
e ndiej që jam shuar,
si shkatërrimtare e Universit
e pafuqishme për të jetuar !
E atëherë edhe ajo fije shpresë
për të cilën jam gjallë,
kur edhe ajo më fiket
trupin ma mbërthen një acar!
Shpirtin tim të urryer
një fatkeqësi e kaplon,
e një uragan i pathyeshëm
gjakun ma turbullon!
S'kam forcë më të përballoj
as dhimbjen më të vogël,
jam thyer e jam copëzuar,
si një vazo e pambrojtur!
VI. SUNDIMI I HESHTJES ?!
1.
Zgjohem në mëngjesin tim,
kur dielli perëndon,
kur hëna e trazuar
me vështirësi ndriçon!
2.
Kur edhe dielli i mëngjesit
nga unë friksohet,
kur edhe heshtja ime
ka frikë të shkatërrohet!
3.
Nga një natë ngjyrë korbi,
nga një ëndërr pa realitet,
kur zgjohem e heshtur
edhe pse diçka më vret!
4.
Kur ylli i mbrëmjes sime
nga sytë e mi friksohet,
nga heshtja ime e gjatë
ai ka frikë e tërbohet!
5.
Kur pranvera zhduket,
e zogu këngën e ndalon,
kur edhe flladi i vjeshtës
heshtjen time s’e shqetson!
6.
Kur vetë jeta ime
ka frikë jetimin!
Nuk e duron më dot
të heshtjes sundimin!
VII. FATI IM IM I VARUR NË SHTATË SHTYLLA
1.
Në agimin e ditës,
kur qielli ndriçon
në ato rreze dielli,
më fillon muzgu,
s'mundem dot ta duroj
gjithë atë mirësi...
nuk e durojnë dot
këta syt e mi,
2.
Syt e mi të përlotur
s’e durojnë dritën ,
për muzgun e mbrëmjeve
shtojnë preferimin...
Peizazhin e natyrës sime
sa shumë e kam mall,
si një femijë jetim
me mall për mamanë!
3.
Ah! ç’ pëlhurë e rëndë kohe
sytë m’i ka mbuluar,
ëdo gjë para meje
e ka errësuar,
në fund të një pafundësie
mezi shihet
një trup i cunguar!?
4.
S'mundem dot ta shoh qartë
a është mirësi e krijuar?
Apo është një djallëzi
që mua më ka shtrënguar?
Në mes të pyllit të shkretë,
në mes të mjegullave të dëndura
e shoh një dritë pa fund...
por të vazhdoj,
s'më thotë dot zemra!
5.
Sepse këto këmbë shkëmbore
e këta sy të verbuar,
ta shijoj aromën e jetës
asnjëherë nuk më lejuan!
6.
Të shoh kaltërsinë e qiellit,
të shoh dritën e diellit,
të shoh dritën e hënës,
është sikur
të ndjesh dashurin e nënës!!!
7.
Por kjo dashuri amnore
gjithë jetën më ka munguar,
dhe pa dashurinë e shpirtit
jeta ime s’është jetuar!!!
VIII. QYQJA E MADHËSHTISË
1. KORB, UJK , QYQE…
Në natën e Korbit
frika më kaplon,
shpirti më trazohet
zemra gjak pikon!
Ulërima e Ujkut
më dobëson fuqinë,
kënga e trishtë e Qyqes
më ngërthen në mallëngjim!
2. DIÇKA MË VRET SHPIRTIN
Hijen e kodrave
e vështroj me mallkim,
retë mbulur hënën
mbetur pa frymë, ndriçim…
Dëgjoj disa klithma,
sikur më thërret mallkimi,
në atë orë të zezë,
diëka më vret shpirtin!
3. ZËRI I MALLKIMIT
Në natën e vdekjes
vetëm Qyqja dëgjohet,
e më krijohet bindja
nata nga ajo sundohet!
Nga ngjyrat e një zëri
që lëshojnë vetëm mallkim,
natyra bëhet e ngrysur
sikur bota
s’paska më shpëtim!
Në ato ligësi e ndiej
sikur Universi përfundoi,
Misteri u zbulua,
jeta më tradhtoi!
4. ËNDRRA TË SHUARA
Në një pëlhurë merimange
Lumturia rri ngujuar,
Në këtë natë të korbit
qyqja e ka ndëshkuar!
Një hije e vdekjes
trupin ma ka mbuluar,
pesha e rëndë e saj
sytë m’i ka verbuar!
Kodra madhështore
mbi liqen ka fjetur,
Gjethet e kuqërremta
të vyshkura janë tretur!
Gjumi i braktisur
Nata katranosur,
Ëndrrat janë shuar
Mendja alivanosur!
Në mesnatën e ftohtë
Trishtimi ka aguar,
Qielli është i brishtë,
pa yje i trazuar!
5. NATA E BRAKTISUR NË VAJTIM QYQEJE
Në këtë të pafund
po vajton Mirësia,
në këtë natë të braktisur
feston Ligësia!
Me magjitë e zeza
Qyqja ka mallkuar,
çdo krijesë të gjallë
me forcë e ka trazuar!
Pse këtë natë të Ferrit
duhej ta përjetoja,
Errësirën ta ndjeja
vajtimin e Qyqes ta dëgjoja?!
6. JAM E HARRUAR
Sikur më ka harruar Hëna,
sikur më ka braktisur Dashuria,
Ëndrra është arratisur,
s'më do as Lumturia!
Por do vazhdoj kështu
deri sa Shpresa të më tradhtojë,
atëherë këtë Mister nate
me një shpirt hua do ta zbuloj!...
IX. PARAJSA E JETUAR
Peizazhi
i pikturuar me syrin tim
Një yll gjigant më kundron nga qielli,
drita e tij me ty më ngjason!
Në pafundësinë e qiellit
gurrëron shumë shkelqim
e në ato momente
ndiej mallëngjim!
Nën kaltërsinë e qiellit
më shumohen shpresat,
me rrezet e diellit
më ëmbëlsohet jeta.
Pranë lumit të kulluar
ndihem naive e mallëngjehem
në çastin kur rrjedha e tij
tatëpjetë gurëzohet!
Zhurma e tij frymëzuese
me kujton fillimpranverën
me dashuri cicëron këngën
ku bilbili i freskët!
PLOTËSI HËNE...
Netëve të qeta,
netëve të ngrohta
më ndriton freskia e hënës
më këndon
pasioni dhe dashuria
në këtë plotësi hene!
Kur nga një puhi e lehtë
valvitet gjethja e këputur,
nga ajo dalldisje gjigante
seë trazohet një flutur!
Flladi i ngrohtë i verës
flokët më lëmon,
trupi më rrëqethet
dhe një shpresë më lëshon!
Shpirtin naiv e të dlirë
mbush më shumë me dashurim
shpresën ma ngurtëson
e vetmja mirësi!!!
JETOJ NË BOTËN E MISTERTË.....
Jetoj në malet e pastërta,
jetoj me hënën e plotë,
jetoj nën rrezet e ngrohta të diellit,
jetoj vetëm në një botë!
Botën në të cilën
më së shumti e admiroj,
çka të dëshirojë shpirti im
në këtë mister mund ta shijoj!!!