VLORË ZOGAJ HALITAJ
VENDLINDJA IME
Aty ku këndon bilbili
fusha mbushur me blerim,
aty çelin trëndafilat
atje pushon shpirti im!
NUK KËRKOJ SHUMË
Nga jeta nuk kërkoj shumë
pallate, mbretëri nuk dua,
por meritoj një mirmëngjesi
me një lule në duar!
BOTA
Nuk është bota asgjë tjetër
ziliqare e vjetër hija.
Ka zili, ëndrrat që shihja,
dhe krevatin ku unë flija.
Nuk mendoj që është e drejtë,
nga gjarpri të jem rrethuar.
një mijë herë të përgjërohem,
veç për paqen kam luftuar.
Botë e egër buzeqesh.
jam veç një zemër e arnuar.
Një synim e kam në jetë,
të tjerët pët të mos lënduar...
HESHTJEN DO VRAS
Heshtjen time thashë ta vras,
Mjaft ndejti strukur në mua.
Se,ndonjëherë duhet të flas,
Se dhe endrrat m'i trazuan!
U krijuan lumenj dhe dete...
Stuhitë më godasin pa mëshirë.
Zgjohu heshtje,zgjohu të thashë,
Thuaje të shkretën fjalmirë.
Si të kishin shpuar plumbat,
Në trup anë për anë,
Ti gojen mbyllur gjithmonë
Përse të kyçur e mban ?
MËRREM BUZËQESHJE
Merrëm buzëqeshje në duart e tua,
Nga jashtë më dukesh ndryshe .
Ka sa vite që të kam larguar,
Ndonse ende ta ruaj kornizen.
Merrem buzeqeshje,
Më kthe në fëmijëri,
Që të qesh me zemër
Dhe të të ndjej përsëri!
BJER O SHI
Mbetëm rrugëve të qytetit,
Ti i humbur, unë e vrarë.
Nga dritaret shihemi fshehur,
Të dashuruar si më parë.
Bjer, o shi, bjerë e më lag,
Veç kujtimet mos m'i djeg.
Bjer, o shi, shuaj flakë,
Të dashuruarit mos i prek.
DITE ME SHI
Ditët me shi më sjellin trishtim,
Rrjedhin kujtimet në dritare.
Më kthejnë atje në pakthim,
Ku ëndrrat m'i ke vrarë.
Zogjtë në skutat e tyre
Mundohen të gjejnë strehim,
Por, ata nuk e ndjejnë
Trishtimin që kam në shpirtin tim.
Të dhimbshme ditët pa kthim!
Aty ku këndon bilbili
fusha mbushur me blerim,
aty çelin trëndafilat
atje pushon shpirti im!
NUK KËRKOJ SHUMË
Nga jeta nuk kërkoj shumë
pallate, mbretëri nuk dua,
por meritoj një mirmëngjesi
me një lule në duar!
BOTA
Nuk është bota asgjë tjetër
ziliqare e vjetër hija.
Ka zili, ëndrrat që shihja,
dhe krevatin ku unë flija.
Nuk mendoj që është e drejtë,
nga gjarpri të jem rrethuar.
një mijë herë të përgjërohem,
veç për paqen kam luftuar.
Botë e egër buzeqesh.
jam veç një zemër e arnuar.
Një synim e kam në jetë,
të tjerët pët të mos lënduar...
HESHTJEN DO VRAS
Heshtjen time thashë ta vras,
Mjaft ndejti strukur në mua.
Se,ndonjëherë duhet të flas,
Se dhe endrrat m'i trazuan!
U krijuan lumenj dhe dete...
Stuhitë më godasin pa mëshirë.
Zgjohu heshtje,zgjohu të thashë,
Thuaje të shkretën fjalmirë.
Si të kishin shpuar plumbat,
Në trup anë për anë,
Ti gojen mbyllur gjithmonë
Përse të kyçur e mban ?
MËRREM BUZËQESHJE
Merrëm buzëqeshje në duart e tua,
Nga jashtë më dukesh ndryshe .
Ka sa vite që të kam larguar,
Ndonse ende ta ruaj kornizen.
Merrem buzeqeshje,
Më kthe në fëmijëri,
Që të qesh me zemër
Dhe të të ndjej përsëri!
BJER O SHI
Mbetëm rrugëve të qytetit,
Ti i humbur, unë e vrarë.
Nga dritaret shihemi fshehur,
Të dashuruar si më parë.
Bjer, o shi, bjerë e më lag,
Veç kujtimet mos m'i djeg.
Bjer, o shi, shuaj flakë,
Të dashuruarit mos i prek.
DITE ME SHI
Ditët me shi më sjellin trishtim,
Rrjedhin kujtimet në dritare.
Më kthejnë atje në pakthim,
Ku ëndrrat m'i ke vrarë.
Zogjtë në skutat e tyre
Mundohen të gjejnë strehim,
Por, ata nuk e ndjejnë
Trishtimin që kam në shpirtin tim.
Të dhimbshme ditët pa kthim!