RESHIDA ÇOBA
PUTHJA E LYPSARIT
Puthmë, puthmë... lermë të të puth!
Nuk kam puthur kurrë
një grua kaq të bukur.
O Zot... çfarë po ndodh
nuk paskam vdekur?
Po ndiej të puth një grua, lërmë të lutem,
i lumtur të ndjehet një lypsar.
Në dorë mbante një shishe uiski
që përkëdhelej andej-këndej,
fliste fjalë të bukura për gruan,
kërcente, recitonte,
vargje nga i dehuri... Heminguej
me vështrimet e shpirtit, përkëdhelte trupin tim
vazhdonte të hapte krahët, si meridian
dhe lutej... eja me mua,
mbështetu në përqafimin tim,
Ju s’e dini sa të lumtur
do bëni një lypsar si unë
do dua të rroj shumë,
do rroj vetëm për ty, do lutem, për ty.
Tërë jetën… në netët e mia
të akullta, nga të ftohtit mbi sy
shoh vetëm një ëndërr... sikur puth një grua,
ja... kështu si ty,
me këtë fustan plot lule dhe sytë kaq të kaltër
si e kaltra e luleve, që buisin
...e mbaj mend
dhe këtë mëndafsh që prek lëkurën tënde
të lutem, lërmë të të puth, lermë të të gjej
ty... që nuk di akoma në të kam gjetur!
Dhe vazhdonte të humbte në kërcim
me përplasjet e fuqishme, të thembrës në tokë,
u ngjanin puthjeve prej malli, obsesive
të përsosura, nga buzë të tendosura.
Hapa derën... hyra në shtëpi pa zhurmë,
kisha frikë mos trembja lutjet, kërcimin
mos shurdhoja zërin e tij të bukur
Kam qarë dhe kam kërcyer
në dyshemenë e dhomës,
jashtë e nxora ajrin, gjithë puthjet e mia
dhe jetën time e zbraza nga çdo orendi,
kërceva dhe qava,recitova po aq e dehur... si ai.
...ishte tronditur kujtesa ime
mbi fytyrë vizatoja hije dëshirash... humbjesh
jetë të dhuruara keq... dështime lëvizjesh
ndjeva se isha kthyer, nga një funeral
ku nuk kisha shkuar, për të vdekurin,
por për të lindurin nga vdekja... si detaj.
I mbylla sytë... dhe ai ende
në atë errësirë të trishtë nate, më lutej:
“Lërmë, lërmë, të të puth!"
PARA NENES DHE KAFES
Para nenes dhe kafes
gjithmone shkoja e bukur
floket krehur plot kujdes
vendosja gruan e lumtur mbi takat e kuqe
te nisej...dhe me dredhine e bijes
nen nje rrip te holle
fshihja dhimbjet ne bel.
Sa shume e doje ti kete takim
(une sa e doja)
ne syte e tua boj kafe ,shihja cdo ngjyre
Ne duart e tua ,numeroja botet
dashurite ...gishtat e tu te lodhur numeroja.
Me mallin dhe kafet neper duar
zbulonim sekretin e ikjes shpejt te kohes
pjestuar me nenen...gruan...bijen.
Kafja ishte si nje toke e bute
ku ti dhe une me mallin per njera tjtren
ecnim ne te djeshmet dhe te nesermet
duke prekur, zbutur dhimbjet e njerzve
Ehhh ...sikur te ishe nene
dhe me e bukur do te behesha...
Nga malli i madh qe kam per ty
ne avuj lotesh me kthehen avujt e kafese
sa here qe e pi vetem,i kam ne gryke
dhe rrezohem...shkundem si nje vjeshte
Zgjohu nene ...jam une
thone se s'ngrihesh dot
thone... se ke vdekur
(por mundem une ta besoj)
ndaj morra nje re ne duar
e nisa me avujt e kafese
qe nga Los angeles per ne Korcen tone
zgjohu nene ... kam dhimbje sa bota e tere
zgjohu ...eshte mengjes.
KAM PARE SY
Kam pare hapesira sysh
(kam pare sy)
nuk ngjajne me qiellin as me detin
si dy satelite te deshtuar
vertiten ne fytyre,
nuk mbjellin veshtrime,ngjarje nuk percjellin
perpendikular flene me dyshimet.
Syve te tille, cuditshem rrine dhe qerpiket
te gatshem per kurthe.
Prej se vogles retine
distanca te medha frike
percjellin imagjinatave,
Lote nuk zbresin kurre
gure ju pikojne
dhe cjerin fotosferen
thurrin mjegulla blu
(keshtu ndodh me ta )
...nonsense.
Kane gjetur menyren me te cuditshme per te jetuar,
...nga vdekja e drites.
Nuk shikojne asgje qe eshte e vertete
ah... ! sikur te pakten te shihnin
...Qiell
Une kam pare sy te tille
dhe kam thene:
"Sa fatkeqe shqisat e tjera te fytyres
qe bashkejetojne ne nje fytyre me ta"
LlUKSI ME ARIXHIJ
Nuk isha ende 15 vjeç
nuk shkoja në disko... në piano bar
Kalldrëmeve të Korçës,po lija pas vajzën e vogël
perdore me kenget…serenatat
…dhe ahengun e arixhijve në mëhallë
Filloi arrixhiu…Ramadan
të shtonte darkat dhe sazet,
një herë për vehte,një herë për motrën,
për vëllanë…darkën tjetër…e bëj për babanë
Po çmendej Ramadani me vehten
flokët gjithë brilantinë…mustaqet i ndroi,
shtoi një dhëmb tjetër,floriri në gojë,
por zëri po i mekej…sa herë që thosh,
do të vijë prapë në aheng...leshverdha e bukur,
ajo leshverdha prej soji
Me dantella, si kurbatkat
më qepi mamaja një fustan,
bleva një ton fytyre,me ngjyrë fare të errët,
dhe pse nuk e ndryshova dot lëkurën e bardhë,
shpirtin e qepa njëlloj si ezmeret
Tërboheshin arrixhijtë,
këngë kurbatçe po mësonin
dhe gurët plot aristokraci të Korçës
unë vetëm përcillja kureshtjen,gëzimet e tyre
përcillja habitë...pyetjet e moshës.
Qysh atëhere mbaj mend
dëshirën për ti mësuar vehtes
ç'do gjë të re…me të kundërtën e shoqeve,
të kundërtën e së zakonshmes
U rritën pazaret dhe bastet,
ne lojën e xhambazëve,njëlloj si për gomerët,
sa herë që ziheshin për mua,
kush do të ulej pranë…kush do cikte pa dashje
gjoksin e madh të leshverdhës
..dhe xhelozia e arrixhijve u rrit
por më shumë ajo e grave,
unë besoja akoma ne mos përzierjen e ngjyrave,
në lehtësinë e rrëshqitjes…mesuar në format konkave.
Jetova si grua e bukur…e përkëdhelur,
me nazet e lëkurës së bardhë.
por një ëndërr që doja...ta shihja me nje arrixhi
(sa vite kam që e pres)…nuk e kam parë
Dhe nuk di akoma ...cilin të zgjedh për këtë ëndërr,
Ramadanin, të jatin,apo vëllanë … Gurali,
( më mirë po ja u lë atyre ta zgjedhin)
për mua mjafton të jetë,
veç njëri …nga këta arixhij
Pastaj unë ika,i humba kalldremet,
eren e molleve te Korces
por akoma kendohet kenga...mbeti histori
si ziheshin jo vetem arrixhijte...por dhe klarinetat
kush do zgjaste kokën me afer
të vështronte sytë e bukur te leshverdhes …gjoksin
Shijova netë…me më shumë muzikë,
dhoma me shumë lluks...me me shumë dëfrim
por akoma se kam gjetur lluksin e mendjes,
si në dhomat pa mure…me arrixhij...