KRISTIANA PRENG RAJTA
DOREN NGA DORA SE HOQA
Perlotur dorën nga dora se hoqa:
Dhe zemra jo!.. jo me tha,
Unë atë dorë e ndjeva temjam,
E vënd për dore tjetër në zemër nuk kam.
I përlotur u shkeput shikimi,
Si dielli në horizontin e një perëndimi,
Syri bredhur përmes qerpikut,
Nën një fletë që binte prej fikut,
Në vaj e mbulojë natyrën,
Por dhe timen, të brishtën fytyrën…
Dora dridhur lotët fshinte,
Sikur rrëkezat kërkonte ti pinte,
Zemra rrihte fort, pa pushim,
Dërgonte mesazhe pa mbarim.
Qerpiku herë hapej e herë mbyllej,
Loti gëzimit në thellësi të tij mbytej…
Renkonte rreth lotit me ethet
Një deshirë malli,
Dorë mbi dorë perkedheleshin shikimet,
Zogjtë këngën binin nga perëndim shtegëtimet…
Ne, mes lotë gëzimesh pinim premtimet…
VIRGJERESHË ME THONË
Virgjëreshë me thonë,
Por unë nuk jam
Që nga ëndërra e asaj nate..
Ti kalëruar mbi shalë,
Me kurorën e dashurisë në duar,
Ndalove pranë këmbëve të mija,
E pukur pamja jote, por dhe hija…
Hëna, si hëna,
Shikonte e turpëruar
Nën flokët e lëshuar të shelgut,
Dhe sytë e bukur,
I hidhte në pasqyrën e pellgut.
Ti i lexove sytë e mi,
Mate të rrahurat e zëmrës,
Që i ngjanin ritmit të këngës.
Isha, Unë, virgjëresha e pa djallëzuar,
Si e marrë të putha në buzë e në duar,
Ashtu si pa kuptuar, isha zhvirgjeruar.
Më doli gjumi,
Nga valët e këngës së një lumi,
Edhe pse virgjëreshë me thonë,
Unë mes endërrash harruar,
Jam dashuruar e çvirgjëruar…
Çvirgjërimin, vetëm ëndërra ime e ka kuptuar !
KËRKOJ HIJET E NATËS
Kërkoj hijet e natës,
Që hënën paskan fshehur.
S'paskan dal as yjet
Të shuhen në rrugën time…
Errësirës për një çast s’ja shihja fytyrën,
Vallë a do me shihte në sy,
Që ti numëroja gabimet,
Strajcat tja mblidhja një e nga një,
Tja hidhja përtej kufijve të dritës.
Doja të më rrëfente çdo mekat,
E maskat tja përplasja fytyrës,
Jam perfekte lindur prej natyrës…
Të zgjoja hënën e përgjumur,
Ta shihja errësirën,
Cilën rrugë do ndiqte,
Do bënte dritë, apo do vdiste ?
Zemra dhe e ardhmja ime priste…
PËR HIR TË SË VËRTETËS
Meqe jeta mes dallgësh është ndertuar...
Si titanik përplasur shkëmbijve coptuar...
Por, jooo, kam dhe unë fantazinë time,
Kam thur një botë me imagjinatë gëzime.
Askush nuk e cenon aty te ndjehem rehat,
Ti gjuaj me shkelm të shkuarës time pa fat…
Që mi fut hundet gjithmonë vend e pa vend.,
Si një fëmër xheloze e luajtur krejt nga mend…
Kjo botë qe ne mendje dhe pse ndihem rehatuar,
Përse vuaj, pyes, dhe kurrë nuk e kam kuptuar…
Dua që si protagoniste t’u shpëtoj dallgëve të jetës
historinë të tërë dikur, të rrefej për hir të së vërtetës…
TË KRIJOSH VARGJE
Mes vargjesh shpesh kam fjetur,
Ëndrrash dora mbante lapsin,
Goma për shuarje e etur,
Nëpër leter më hidhte hapin…
Unë zgjohesha krejt e rraskapitur
Por jo e dëshpëruar dhe pikëlluar,
Drita e frymëzimit nuk më ish venitur,
Prandaj prapë e prapë duhej provuar…
Kuptoja dhe vetë, të shkruash është art,
Nuk është e lehtë të bësh, gatuash vargje,
Mbi supet e tij autori gjithmonë mbart,
Të mbushur me mendime plot një magje…
Të krijosh do të thotë të luftosh me bindje,
Si nëna që fëmijën sjell në jetë, në lindje…
Perlotur dorën nga dora se hoqa:
Dhe zemra jo!.. jo me tha,
Unë atë dorë e ndjeva temjam,
E vënd për dore tjetër në zemër nuk kam.
I përlotur u shkeput shikimi,
Si dielli në horizontin e një perëndimi,
Syri bredhur përmes qerpikut,
Nën një fletë që binte prej fikut,
Në vaj e mbulojë natyrën,
Por dhe timen, të brishtën fytyrën…
Dora dridhur lotët fshinte,
Sikur rrëkezat kërkonte ti pinte,
Zemra rrihte fort, pa pushim,
Dërgonte mesazhe pa mbarim.
Qerpiku herë hapej e herë mbyllej,
Loti gëzimit në thellësi të tij mbytej…
Renkonte rreth lotit me ethet
Një deshirë malli,
Dorë mbi dorë perkedheleshin shikimet,
Zogjtë këngën binin nga perëndim shtegëtimet…
Ne, mes lotë gëzimesh pinim premtimet…
VIRGJERESHË ME THONË
Virgjëreshë me thonë,
Por unë nuk jam
Që nga ëndërra e asaj nate..
Ti kalëruar mbi shalë,
Me kurorën e dashurisë në duar,
Ndalove pranë këmbëve të mija,
E pukur pamja jote, por dhe hija…
Hëna, si hëna,
Shikonte e turpëruar
Nën flokët e lëshuar të shelgut,
Dhe sytë e bukur,
I hidhte në pasqyrën e pellgut.
Ti i lexove sytë e mi,
Mate të rrahurat e zëmrës,
Që i ngjanin ritmit të këngës.
Isha, Unë, virgjëresha e pa djallëzuar,
Si e marrë të putha në buzë e në duar,
Ashtu si pa kuptuar, isha zhvirgjeruar.
Më doli gjumi,
Nga valët e këngës së një lumi,
Edhe pse virgjëreshë me thonë,
Unë mes endërrash harruar,
Jam dashuruar e çvirgjëruar…
Çvirgjërimin, vetëm ëndërra ime e ka kuptuar !
KËRKOJ HIJET E NATËS
Kërkoj hijet e natës,
Që hënën paskan fshehur.
S'paskan dal as yjet
Të shuhen në rrugën time…
Errësirës për një çast s’ja shihja fytyrën,
Vallë a do me shihte në sy,
Që ti numëroja gabimet,
Strajcat tja mblidhja një e nga një,
Tja hidhja përtej kufijve të dritës.
Doja të më rrëfente çdo mekat,
E maskat tja përplasja fytyrës,
Jam perfekte lindur prej natyrës…
Të zgjoja hënën e përgjumur,
Ta shihja errësirën,
Cilën rrugë do ndiqte,
Do bënte dritë, apo do vdiste ?
Zemra dhe e ardhmja ime priste…
PËR HIR TË SË VËRTETËS
Meqe jeta mes dallgësh është ndertuar...
Si titanik përplasur shkëmbijve coptuar...
Por, jooo, kam dhe unë fantazinë time,
Kam thur një botë me imagjinatë gëzime.
Askush nuk e cenon aty te ndjehem rehat,
Ti gjuaj me shkelm të shkuarës time pa fat…
Që mi fut hundet gjithmonë vend e pa vend.,
Si një fëmër xheloze e luajtur krejt nga mend…
Kjo botë qe ne mendje dhe pse ndihem rehatuar,
Përse vuaj, pyes, dhe kurrë nuk e kam kuptuar…
Dua që si protagoniste t’u shpëtoj dallgëve të jetës
historinë të tërë dikur, të rrefej për hir të së vërtetës…
TË KRIJOSH VARGJE
Mes vargjesh shpesh kam fjetur,
Ëndrrash dora mbante lapsin,
Goma për shuarje e etur,
Nëpër leter më hidhte hapin…
Unë zgjohesha krejt e rraskapitur
Por jo e dëshpëruar dhe pikëlluar,
Drita e frymëzimit nuk më ish venitur,
Prandaj prapë e prapë duhej provuar…
Kuptoja dhe vetë, të shkruash është art,
Nuk është e lehtë të bësh, gatuash vargje,
Mbi supet e tij autori gjithmonë mbart,
Të mbushur me mendime plot një magje…
Të krijosh do të thotë të luftosh me bindje,
Si nëna që fëmijën sjell në jetë, në lindje…