ANITA HOXHA
E SHKUARA
Koken pas unë nuk e ktheva
se urrejtja me kish mund
fare sdoja te te gjeja ,
nuk te shihja asgjekund
Me fjale boten ma premtove
dashuruar qesh athere
sdi se ç'kohë ish kjo genjeshter
a qe dimer a qe vere ?
Ne kujtes me ke mbetur ,
te them ste dua kot genjej
kur dikush me therret me emer
koken pas mbrapa e kthej
Ma prano sot mekatin
qe u ndam bem gabim
sote e urrej inatin
s'patem respekt per dashurine .
NË BREG TË DETIT
Vetem fare bregut te detit ,
jam ulur edhe po rri,
neper uje e neper vale,
kudo me shfaqesh ti .
Doren tzgjas e te prek ,
ti shdukesh neper nate,
sa po kthehet vala tjeter,
ti befas shfaqesh prap.
Mos me çmend lart e posht,
e di qe je një magji,
ti gjithë kohes pas me ndjek,
unë peng kam mbetur tek ti.
NUK TË LUTEM
Nuk te lutem qe te kthesh
as te them te ty do vi .
por sot ty po rrefehem
ka qene vertete dashuri
Nuk te lutem prap te me duash
se as une ste dua me
por ne zemer te me ruash
mos me heqesh per asgje
Nuk te lutem te me falesh
se as unë nuk te fale ty
por nese perballe te me dalesh
dua te me shofesh ne sy .
Mos me be mua fajtore
se as une nuk te bej ty
kaq ka qene e shkruajtur
koha qe ne te rrinim ne te dy .
Me lot sdua te me kujtosh
por gjej nje mik tjeter
dhe une kudo qe te shkosh
do te kujtoj si mike e vjeter.
NË ZEMRËN TIME
Ne zemren time bie debore,
çdo gje rreth saj u zbardhe e tera,
sot me dhimbje po kujtoje,
te gjitha gabimet e bera .
Ne heshtje dua ta pranoje,
qe ti dhe une nuk jemi me,
sonte bora me ka mbuluar,
mike jam veç me ate.
Mos u perpiq te gjesh nje shteg,
sot un smundem te pranoje,
le te ngrije imazhi yt,
te dy bora të na mbulojë.
Dhe ashtu te dy te ngrire,
le te jemi une e ti,
bashke te dy ne bardhesi,
si statuje per dashuri.
MALLIN SONTE
Mallit sote do ti jap krahe,
larg ne qiell te fluturoje,
atje larg ne token time,
si pellumbi le te qendroje .
Sa larg jam o toke e shtenjte,
ne kubet ditet i cova,
perveç mallit gje sme ka mbete,
ndaj nje puthje ta dergova.
Era jote me vjene ketu,
shpirtin time ma mberthen,
ere tokes qe me ka linde,
ne funde te botes po me gjen.
Rrugeve te botes ngelem,
te pasur nuk u beme kurre,
fare te rinje ketu erdhem,
sot e shofim veten burre .
Merrme o mall dhe mua me vete,
fluturo larg si pellumbi,
kalo male e kalo dete,
se rinia mua me humbi.
Ne te pyeste nena ime ,
thuaj, shume shpejte do te vi ,
shko pra mall ne fluturime,
ne parajsën Shqiperi .