Angjelina Krasniqi
LIBRI
Çerepi i shtrirë për flinë fletë-fletë,
Pjek zërin ndër shekuj që të mbetet,
Mbulohet me sacin si kapak i lehtë,
Por zëri dhe goja kurrë nuk i tretet.
BUZËQESHJA CINIKE
Gota e përplasur e thye copë e grimë,
Lëshon një cingërrim ,sikur të të vrasi,
Kujdes në copat e thyera mos shkelni
Pret ashpër si tingëllima cinike e një gazi!....
VITET
Rroba e lënë nën shi e vjerrë,
Nën diellin që nxeh e përvëlon,
Lëkundet,laget e thahet përherë,
Pa e kuptuar ngjyra i ndryshon!....
BESIMI
Besimi është si thjerrëzat e syrit,
Shiqimin e kthjellët e ndihmon,
Po ra nga syri xhami i saj grrithet,
Si më parë të shikosh nuk ndihmon!....
HALLI
Këmbët jashtë gremines e mbi shkëmb
Është lehtë të japin këshilla të bardha,
Gjyshi im çdo herë thoshte nën dhëmb
Ma di hallin ai që u rrëzua keq nga dardha!...
LLAFAZANI
Ata që kane lindur të lehin
Llafazan,keqdashës e me trill
Janë qen‘,s‘mund të ketë zërin
Melodik si një zë i ëmbë bilbil!...
ZHGËNJIMI
Shpirti nuk gjenë paqë ,nuk shërohet
Nga jeta e ndertuar mbi baza të pasurisë,
Humbet në errësirën e depresionit
Zhgënjyer ,jetova aromën e lumturisë?...
BESNIKËRIA
Qeni bredh gjithkund
Edhe mbi ndonjë ndytësirë,
Kur kthehet në shtëpi
Lëpihet dhe bishtin e dridhë!....
KOKËFORTI
Kokëforti eshte një qukapikth
Ulet në degë pranë trungut
Me sqpin e tij rreh në një pikë,
Vrima dëmtuese bënë dhe ikë!...
ALKOOLI
Në fillim rrëshqet butë poshtë grykës
Të puth ngadalë në mënyrë të hidhur,
Të thaprtume vijnë fjalët si prej thikës
Shkatërron urat e miqësisë së lidhur!
E MIRA DHE E KEQJA
E mira dhe e keqja janë si një pemë
Po nuk e krasite si duhet e me kujdes
Do hap degët anë e mbanë pa plan
Dhe me kohën pjesa e frutshme vdes.
SHPIRTI I BARDHË
Kujdes qumështin mbi flakën
Nga të nxehtit e tepërt valon,
Derdhet mbi brigjet e kovës
Ajka i humbet ,shija s’i mbaron!...
EDUKATA
Janë të shumtë ata që dinë
Kur vjen puna se si të matën,
Japin këshilla e një mendim,
Harrojne se shembulli jep edukatën
SHFRYTËZUESI
Për të marrë frutat e një peme
Zgjateni deri edhe mbi vetën,
Pasi merrni lëngësin me ëndje
Leni kacavjerrtë të thyer degën!...
BUKURIA E SHPIRTIT
Gruaja e matur me vetën, adhurohet
Edhe pse bartë pak bukuri e freski,
Si për më të bukurën flitet, shkruhet,
Për shembëlltyrën që ka në mbrendi!...
Çerepi i shtrirë për flinë fletë-fletë,
Pjek zërin ndër shekuj që të mbetet,
Mbulohet me sacin si kapak i lehtë,
Por zëri dhe goja kurrë nuk i tretet.
BUZËQESHJA CINIKE
Gota e përplasur e thye copë e grimë,
Lëshon një cingërrim ,sikur të të vrasi,
Kujdes në copat e thyera mos shkelni
Pret ashpër si tingëllima cinike e një gazi!....
VITET
Rroba e lënë nën shi e vjerrë,
Nën diellin që nxeh e përvëlon,
Lëkundet,laget e thahet përherë,
Pa e kuptuar ngjyra i ndryshon!....
BESIMI
Besimi është si thjerrëzat e syrit,
Shiqimin e kthjellët e ndihmon,
Po ra nga syri xhami i saj grrithet,
Si më parë të shikosh nuk ndihmon!....
HALLI
Këmbët jashtë gremines e mbi shkëmb
Është lehtë të japin këshilla të bardha,
Gjyshi im çdo herë thoshte nën dhëmb
Ma di hallin ai që u rrëzua keq nga dardha!...
LLAFAZANI
Ata që kane lindur të lehin
Llafazan,keqdashës e me trill
Janë qen‘,s‘mund të ketë zërin
Melodik si një zë i ëmbë bilbil!...
ZHGËNJIMI
Shpirti nuk gjenë paqë ,nuk shërohet
Nga jeta e ndertuar mbi baza të pasurisë,
Humbet në errësirën e depresionit
Zhgënjyer ,jetova aromën e lumturisë?...
BESNIKËRIA
Qeni bredh gjithkund
Edhe mbi ndonjë ndytësirë,
Kur kthehet në shtëpi
Lëpihet dhe bishtin e dridhë!....
KOKËFORTI
Kokëforti eshte një qukapikth
Ulet në degë pranë trungut
Me sqpin e tij rreh në një pikë,
Vrima dëmtuese bënë dhe ikë!...
ALKOOLI
Në fillim rrëshqet butë poshtë grykës
Të puth ngadalë në mënyrë të hidhur,
Të thaprtume vijnë fjalët si prej thikës
Shkatërron urat e miqësisë së lidhur!
E MIRA DHE E KEQJA
E mira dhe e keqja janë si një pemë
Po nuk e krasite si duhet e me kujdes
Do hap degët anë e mbanë pa plan
Dhe me kohën pjesa e frutshme vdes.
SHPIRTI I BARDHË
Kujdes qumështin mbi flakën
Nga të nxehtit e tepërt valon,
Derdhet mbi brigjet e kovës
Ajka i humbet ,shija s’i mbaron!...
EDUKATA
Janë të shumtë ata që dinë
Kur vjen puna se si të matën,
Japin këshilla e një mendim,
Harrojne se shembulli jep edukatën
SHFRYTËZUESI
Për të marrë frutat e një peme
Zgjateni deri edhe mbi vetën,
Pasi merrni lëngësin me ëndje
Leni kacavjerrtë të thyer degën!...
BUKURIA E SHPIRTIT
Gruaja e matur me vetën, adhurohet
Edhe pse bartë pak bukuri e freski,
Si për më të bukurën flitet, shkruhet,
Për shembëlltyrën që ka në mbrendi!...