Pilo Zyba
L E O N A R D O D A
V I N Ç I
- F a b u l a –
Leonardo Da Vinçi, fabulist!
E njohim si piktorin e madh të rilindjes Europiane,si kimist, skulptor, arkitekt, matematikan etj.Artistin e madh të “Xhokondës”, e shikojmë tani dhe si fabulist.
Mesa duket çdo gjë që ai kapte me dorë kthehej në margaritar.Nuk është pak, ai e lëvroi fabulën afërsisht 200 vjet përpara Lafontenit.
Fabulat e tij orgjinale janë në prozë.Duke pasur parasysh lexuesin shqiptar si të apasionur pas kësaj gjinie“në veçanti” i përktheva ato në formë poezie, pa i humbur bukuritë që ka, dhe përmbajtjen.Por duke i shtuar ritmin, rimën, muzikalitetin me të cilat lexuesi ynë është mësuar.Në librin që përgatitet të dalë nga shtëpia botuese “Argeta L.M.G” ato do të jenë të përkthyera njëkohësisht dhe në prozë, në mënyrë që lexuesi të nxjerrë vlerësimet e veta në të dyja përkthimet.Me rastin e 564 vjetorit të lindjes, Da Vinçi, do flasi shqip me gjuhën e fabulës. Lexim të mbarë.
Shqipëroi...Pilo Zyba
V E R A D H E P I E T A R I
Një mbrëmje vera e kuqe,
i tha pianecit me huqe :
- Më pëlqen që më pi çdo ditë,
por dhe për nesër lërë ndonjë pikë.
Për pietarin nuk është e mundur,
hedh çdo pikë e bëhet xurxull.
Mërr rrugën, pa arritur në shtëpi,
bie në një hendek si galeri.
Thërret: -ndimë, ndimë, anë e mbanë,
gruaja sakaq i gjëndet pranë:
- Betoju! –i thotë, menjëherë,
se nuk do dehesh tjetër herë.
Pietari i qetë ri e dëgjon :
- Ç’far thotë gjuha, prap e harron.
Se mëndja tani është e zalisur,
por, mos më lërë këtu ku jam gemisur.
MOS QESH ME FATIN E TJETRIT
Digjej qiriu në heshtje e tretej,
Çdo minut e më i vogël mbetej.
Jepte ç’kishte më me vlerë, jetën,
që njërzit të shikonin të vërtetën.
Flaka shkëlqente e hidhej në mure,
ndriçonte, skuta e konture.
Tallej me qirinë, që zbehej, tretej,
flaka nga gazi qeshte sa mekej.
Kur nata po i afrohej mëngjesit,
e jashtë dëgjohej kënga e këndezit.
Qiriu, ç’kishte nga shpirti e dha,
dhe nga jeta pa bujë u nda.
Por ç’ndodhi ? Bashkë me ikjen e darkës,
vdiq dhe drita dhe mburrjet e flakës.
MERIMANGA DHE BLETA
Merimanga ndërton në një kënd,
pallate që të lënë pa mënd.
Rrjeta të ylberta rrezet,
në të përkundet përkëdhelet.
Në të bien insekte,
në mëngjes apo pasdreke.
Merimanga me intrigë,
i gënjen i ha si shtrigë.
Por një ditë në mëngjes,
kur dielli rrezet i ndez,
viktimë na ra në rrjetë,
një puntore, që i thonë, bletë.
Merimanga : - Ha,ha,ha, mizë kaba,
me ty një muaj do ha.
U lëshua mbi viktimë,
e uritur vetëtimë.
Por bleta nxori gjilpërën,
cak,cak, e mbërtheu të tërën.
Rrjetën intrigë që ndrin,
ja shndëroi në qefin.
DHELPRA DHE SORRA
Dhelpëra shumë e uritur,
shkon, dhëmbët duke kërcitur.
Sheh një korb në degë, la,
që këndonte me kra, kra.
E dinte, ky shpend me pëndë,
lëshohet kudo mbi kërmë.
U shtri në tokë e “ngordhi e shkreta”,
me gojën e hapur, nga korbi, nga dega.
Korbi e sheh e bëhet i lumtur,
zotit i lutet për dhuratën e bukur.
Lëshohet mbi gjuhën e varur në gojë,
me oreks, dëshirë ai ta coptojë.
Dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë,
vajti për kërmë e mbeti viktimë.
FJALËT E MËDHA
Pranë oxhakut bubulak,
një tenxhere me kapak.
Po valon,valon e zien,
flakët sa vinë e ngrihen.
Hanë drutë i përpijnë,
flakët rreth po vetëtijnë.
Thotë gjuhë e saj e zjartë :
- Do ngjitemi ne sa më lart.
Përmbi trarët e shtëpisë,
zjarrin do ti vëmë çatisë.
Uji valon n’tenxhere brënda,
flakët ti dëgjoi si ka ënda.
Nga temperatura e lartë,
hidhet edhe derdhet jashtë.
Zjarri meket, lebetitet,
shpirti fillon ti venitet.
Uji qesh me gllu,gllu,gllu :
- Mburrjet shkojnë deri këtu.
LUANI DHE QËNGJI
Një luani të mbyllur në kafaz,
i hidhnin mish e ai e hante me gaz.
Një ditë i prunë një qëngj të gjallë,
sy ëmbël, me dy brirë të vegjël në ballë.
Qëngji që s’dinte ç’ishte frika, egërsira,
i buzëqeshte, i blegërinte me fjalë të mira.
I afrohej në buzë, në mustaqe, në dhëmbë,
përkëdhelej e pranë i rrinte në këmbë.
Luani e shihte, mendonte dhe u prek,
nuk e shqeu ndonse i erdhi në shteg.
Zgjodhi të mbetej i uritur atë natë,
se të hante një të pafajshëm, e pa fat.
MAJMUNI DHE ZOGU
Diku, dikur një majmuneshë,
e veshur si një konteshë,
gjeti një zog pa krah e flet,
që kish rënë nga foletë.
Na e çoi te foleja,
ku ish motra dhe nëneja.
Dhe filloi ti këndonte,
ta puthte ta përqafonte.
Të ngopej zogu me pëndë,
që nuk kish baba e nënë.
I jepte dashuri pa masë,
thosh : - jam në vënd të mamasë.
Por çfar ndodhi, nga shtërngimi,
nga dëshira e gëzimi,
zogu i tretur, i lodhur,
mbylli sytë në tokë i ngordhur.
Tani majmunica qan,
dhe dëgjon tek flet mamanë :
- Dëgjo kshillën e mamasë,
dhe dashuria ka një masë!
ROSA DHE SKIFTERI
Një skifter pëndë gufuar,
inatosur, zëmëruar,
në liqen duke bërë not,
një rosë nuk po e zinte dot.
Njëherë humbiste në valë
si një mall tepër i valë.
Herë në bar e herë në gjethe,
skifterin fuste në ethe.
- Ku do shkosh, me vete flet,
dhe lëshohet si shigjet.
Mbi liqen me forcë e bujë,
në thellësi brënda në ujë.
Humbi nëpër ujë e valë,
dhe nuk mundi që të dalë.
Rosa luan, shket me not :
- N’liqen duhet të dish not!
KUSH DO TI BËJË VARRIN TJETRIT
Në breg të detit një mi,
kish dalë për gjueti.
Një midhje dy kapakë –buzë,
goja po i digjej shpuzë.
Vajti pranë i flet i matur,
guaskave si gojë e hapur :
- E bukur, thesar i lashtë,
s’di ç’ke brënda, shoh veç jashtë.
Hundën zgjati e futi në tul,
sakaq kapaku tjetër u ul.
I mbërtheu si çark kokën,
duke i bërë “pa dashje” gropën.
Një mace që dëgjoi ulërimë,
shpejtoi të shuante urinë.
URITHI DHE NUSJA E PASHKËS
Shtëpinë e tij një urith,
Kishte te rrënja nën një vith.
I thot nuse pashkës : - i vogël i tretur,
ç’far ha që kështu ke mbetur.
- Ha dhe, – tha urithi menduar:
- Po pse o i uruar,
ha me shumicë të priftë e mbara,
dhe, ka plot në kodra e ara.
Ja pret urithi që luan në koritë :
- Po të mbarohet dhe ai një ditë,
do ngordhim nëpër vrima të uritur,
pa llogari asgjë s’duhet gëlltitur.
- F a b u l a –
Leonardo Da Vinçi, fabulist!
E njohim si piktorin e madh të rilindjes Europiane,si kimist, skulptor, arkitekt, matematikan etj.Artistin e madh të “Xhokondës”, e shikojmë tani dhe si fabulist.
Mesa duket çdo gjë që ai kapte me dorë kthehej në margaritar.Nuk është pak, ai e lëvroi fabulën afërsisht 200 vjet përpara Lafontenit.
Fabulat e tij orgjinale janë në prozë.Duke pasur parasysh lexuesin shqiptar si të apasionur pas kësaj gjinie“në veçanti” i përktheva ato në formë poezie, pa i humbur bukuritë që ka, dhe përmbajtjen.Por duke i shtuar ritmin, rimën, muzikalitetin me të cilat lexuesi ynë është mësuar.Në librin që përgatitet të dalë nga shtëpia botuese “Argeta L.M.G” ato do të jenë të përkthyera njëkohësisht dhe në prozë, në mënyrë që lexuesi të nxjerrë vlerësimet e veta në të dyja përkthimet.Me rastin e 564 vjetorit të lindjes, Da Vinçi, do flasi shqip me gjuhën e fabulës. Lexim të mbarë.
Shqipëroi...Pilo Zyba
V E R A D H E P I E T A R I
Një mbrëmje vera e kuqe,
i tha pianecit me huqe :
- Më pëlqen që më pi çdo ditë,
por dhe për nesër lërë ndonjë pikë.
Për pietarin nuk është e mundur,
hedh çdo pikë e bëhet xurxull.
Mërr rrugën, pa arritur në shtëpi,
bie në një hendek si galeri.
Thërret: -ndimë, ndimë, anë e mbanë,
gruaja sakaq i gjëndet pranë:
- Betoju! –i thotë, menjëherë,
se nuk do dehesh tjetër herë.
Pietari i qetë ri e dëgjon :
- Ç’far thotë gjuha, prap e harron.
Se mëndja tani është e zalisur,
por, mos më lërë këtu ku jam gemisur.
MOS QESH ME FATIN E TJETRIT
Digjej qiriu në heshtje e tretej,
Çdo minut e më i vogël mbetej.
Jepte ç’kishte më me vlerë, jetën,
që njërzit të shikonin të vërtetën.
Flaka shkëlqente e hidhej në mure,
ndriçonte, skuta e konture.
Tallej me qirinë, që zbehej, tretej,
flaka nga gazi qeshte sa mekej.
Kur nata po i afrohej mëngjesit,
e jashtë dëgjohej kënga e këndezit.
Qiriu, ç’kishte nga shpirti e dha,
dhe nga jeta pa bujë u nda.
Por ç’ndodhi ? Bashkë me ikjen e darkës,
vdiq dhe drita dhe mburrjet e flakës.
MERIMANGA DHE BLETA
Merimanga ndërton në një kënd,
pallate që të lënë pa mënd.
Rrjeta të ylberta rrezet,
në të përkundet përkëdhelet.
Në të bien insekte,
në mëngjes apo pasdreke.
Merimanga me intrigë,
i gënjen i ha si shtrigë.
Por një ditë në mëngjes,
kur dielli rrezet i ndez,
viktimë na ra në rrjetë,
një puntore, që i thonë, bletë.
Merimanga : - Ha,ha,ha, mizë kaba,
me ty një muaj do ha.
U lëshua mbi viktimë,
e uritur vetëtimë.
Por bleta nxori gjilpërën,
cak,cak, e mbërtheu të tërën.
Rrjetën intrigë që ndrin,
ja shndëroi në qefin.
DHELPRA DHE SORRA
Dhelpëra shumë e uritur,
shkon, dhëmbët duke kërcitur.
Sheh një korb në degë, la,
që këndonte me kra, kra.
E dinte, ky shpend me pëndë,
lëshohet kudo mbi kërmë.
U shtri në tokë e “ngordhi e shkreta”,
me gojën e hapur, nga korbi, nga dega.
Korbi e sheh e bëhet i lumtur,
zotit i lutet për dhuratën e bukur.
Lëshohet mbi gjuhën e varur në gojë,
me oreks, dëshirë ai ta coptojë.
Dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë,
vajti për kërmë e mbeti viktimë.
FJALËT E MËDHA
Pranë oxhakut bubulak,
një tenxhere me kapak.
Po valon,valon e zien,
flakët sa vinë e ngrihen.
Hanë drutë i përpijnë,
flakët rreth po vetëtijnë.
Thotë gjuhë e saj e zjartë :
- Do ngjitemi ne sa më lart.
Përmbi trarët e shtëpisë,
zjarrin do ti vëmë çatisë.
Uji valon n’tenxhere brënda,
flakët ti dëgjoi si ka ënda.
Nga temperatura e lartë,
hidhet edhe derdhet jashtë.
Zjarri meket, lebetitet,
shpirti fillon ti venitet.
Uji qesh me gllu,gllu,gllu :
- Mburrjet shkojnë deri këtu.
LUANI DHE QËNGJI
Një luani të mbyllur në kafaz,
i hidhnin mish e ai e hante me gaz.
Një ditë i prunë një qëngj të gjallë,
sy ëmbël, me dy brirë të vegjël në ballë.
Qëngji që s’dinte ç’ishte frika, egërsira,
i buzëqeshte, i blegërinte me fjalë të mira.
I afrohej në buzë, në mustaqe, në dhëmbë,
përkëdhelej e pranë i rrinte në këmbë.
Luani e shihte, mendonte dhe u prek,
nuk e shqeu ndonse i erdhi në shteg.
Zgjodhi të mbetej i uritur atë natë,
se të hante një të pafajshëm, e pa fat.
MAJMUNI DHE ZOGU
Diku, dikur një majmuneshë,
e veshur si një konteshë,
gjeti një zog pa krah e flet,
që kish rënë nga foletë.
Na e çoi te foleja,
ku ish motra dhe nëneja.
Dhe filloi ti këndonte,
ta puthte ta përqafonte.
Të ngopej zogu me pëndë,
që nuk kish baba e nënë.
I jepte dashuri pa masë,
thosh : - jam në vënd të mamasë.
Por çfar ndodhi, nga shtërngimi,
nga dëshira e gëzimi,
zogu i tretur, i lodhur,
mbylli sytë në tokë i ngordhur.
Tani majmunica qan,
dhe dëgjon tek flet mamanë :
- Dëgjo kshillën e mamasë,
dhe dashuria ka një masë!
ROSA DHE SKIFTERI
Një skifter pëndë gufuar,
inatosur, zëmëruar,
në liqen duke bërë not,
një rosë nuk po e zinte dot.
Njëherë humbiste në valë
si një mall tepër i valë.
Herë në bar e herë në gjethe,
skifterin fuste në ethe.
- Ku do shkosh, me vete flet,
dhe lëshohet si shigjet.
Mbi liqen me forcë e bujë,
në thellësi brënda në ujë.
Humbi nëpër ujë e valë,
dhe nuk mundi që të dalë.
Rosa luan, shket me not :
- N’liqen duhet të dish not!
KUSH DO TI BËJË VARRIN TJETRIT
Në breg të detit një mi,
kish dalë për gjueti.
Një midhje dy kapakë –buzë,
goja po i digjej shpuzë.
Vajti pranë i flet i matur,
guaskave si gojë e hapur :
- E bukur, thesar i lashtë,
s’di ç’ke brënda, shoh veç jashtë.
Hundën zgjati e futi në tul,
sakaq kapaku tjetër u ul.
I mbërtheu si çark kokën,
duke i bërë “pa dashje” gropën.
Një mace që dëgjoi ulërimë,
shpejtoi të shuante urinë.
URITHI DHE NUSJA E PASHKËS
Shtëpinë e tij një urith,
Kishte te rrënja nën një vith.
I thot nuse pashkës : - i vogël i tretur,
ç’far ha që kështu ke mbetur.
- Ha dhe, – tha urithi menduar:
- Po pse o i uruar,
ha me shumicë të priftë e mbara,
dhe, ka plot në kodra e ara.
Ja pret urithi që luan në koritë :
- Po të mbarohet dhe ai një ditë,
do ngordhim nëpër vrima të uritur,
pa llogari asgjë s’duhet gëlltitur.