Arsim Halili
Arsim Halili i lindur më 19 gusht 1976, ka mbaruar studimet për Mësim klasor në Gjilan. Mësimdhënës në shkollën fillore “ Sami Frashëri” në fshatin e lindjes.
Është anëtar i Klubit letrar “ Feniks “ Preshevë
Anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve “ Pegasi” Kosovë.
Anëtarë i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës
Ka botuar këto vepra:
- “ Heshtje e shprishur” poezi 2009
- “ Ndal!stacion i dashurisë” poezi 2010
- “ Gjurmët e qëndresës” novela 2011
Cikël poetik
AGIM I FUNDIT
(Babait tim të ndjerë)
Përshëndete diellin
Bashkë me perëndimin
Ikë në përjetësi
Fati m’i përkund kujtimet
Perëndia të trokiti në zemër
Eja pas meje të tha
Unë e gris buzëqeshjen
Atë dashuria më mungon
Pa ty bonjakë jam
Nga agimi i fundit...
KOHA E TËRBUAR
(Visar Zhitit)
Fajtor i tokës së zhuritur
Kapet armiku i proletariatit
Me pegason qajnë hallë
Si jetohet në Kosovë
Vargjet rrëshqasin nën kandil
Heshtazi lexon vuajtjet
I anatemuar nga djajtë
Koha e tërbuar
Rininë i vodhi ....
KTHEHU
Matën kufirit
Vëllai ofshan
E kundroj pa mundur t’ia shtrij dorën
Demonët thonë
Lutuni nga larg
Fantazmat lëpijnë plagët
Për t’ia pastruar identitetin
Shërbëtori i djallit
I frikësohet hijes së vet
Engjëlli nuk do të pijë verë
Nesër do të vij në Preshevë
Do ta mbëltoj fjalën shqip
Në ballin tënd të bardhë
MARSI FLET
Riciklim kohësh
Epruveta tokë
Thithë gjakun deri në palcë
Maratonë krismash
Prangat gllabërojnë shekujt
Sa pranvera të kuqe
Vijnë e ndalën
Marsi flet shqip
Me gramatikë të korrigjuar
GURI I TMERRIT
Qenët më kishin ngrënë të tërin
Gjuhën më kishin lënë
Për herë të parë nuk e dija,
Kush isha?
Gjymtyrët m’i dhunuan
Vdekjen e përshëndetëm
Te guri i tmerrit B....
NDJEJË SE TË SHOH
( R Kukaj)
Dallgët trazohen
Në kala treten legjendat
Si të mos mbajë mëri
Apokalips i përsëritur
Kur shkopi magjik
Kthehet në matës horizontal
Bashkë me lajmëtarin
Ogurzi ...
Ndjejë se të shoh
Sa herë këndoj baladë
E të thuri vargje...
EKZEKUTOHET
Emrin tim e kanë prangosur
Me katrorë të çelikosur
Fantazmat sillen vërdallë
Bashkë me pëllumbat fluturojnë
Me frymëmarrje të lirë
Unë e bekoj muzën
Të më fal frymëzim të amshuar
SHEKULLLI I NËNËS
Nga Iirida drejt majës,
Së Olimpit u ngjite
Gonxhja e shekullit
Dardanët ta patën lakminë,
Jezuesi të bekoi,
Për bamirësi
Shekulli i nënës
I birësoi vuajtjet.
Globi kishte një emër
Diti të lind shqip
Të bardhëve e të zinjve,
U fale dashuri.
Vrapuan në prehrin e saj
Të shuajnë etje e uri
BALSAM I TURPIT
E mbarësuar
Kohë indigjene
Përbindëshat hedhin valle
Balsam i turpit
Urithi kryqëzon kockat
Nuk erdha nga Kartagjena
Satanizmi juaj nuk njeh kufij
Bien kambanat
Lajmëtari i vdekjes
Pret në portën tjetër
GJEMBA SHEKULLI
( Ukshin Hotit)
Emrin tënd enigmë
Dheu nuk e tretë
I ndarë nga muri me grila
Bashkë me fatin
Tjetërsohet fat- njeriu
Nga histori e gjembosur
Thuaj...
I shërove plagët Dardani
COPËZA JETE
Dizajnë i shkapërderdhur
Në copëza jete
Alternim shprese
Krizantemën do ta merr lumi
Përmasat pjesëtoni
Me ecje vertikale pa adresë
Në Lahazen pastro fytyrën
Nga mëkatet e gadishullit
MBI KALA
(UÇPMB-ës)
Udhëtim nëpër labirinte
Çast vdekje
Perëndia ju bekoi
Malet ushtojnë
Brezat thurin legjenda
Pranverë e kuqe
Mbi kala
Bismark mëkatari
Hartat i tkurr
Psherëtimat dëgjohen
Konstadini mban besë
NUK DO TË KETË HARRIM
(Çamërisë)
Tokë e qullur
Në ty ndjejë
Mall të pashuar
Nuk do ketë harrim
Lotin se tret dot Joni
As grafitet e gërryera
Në faqet e kohës
Le të rritet hija ime
Në mesin e hijeve
Ofshama të thundrrohet
Në pikën e dhembjes
Marko Boçari
Lëpinë djersëgjakun
Në planagun me beronja
Vritet sa e sa herë
Zeusi shikon me dhembje
Dua t’ia dëgjoj thirrjen
Lartmadhëri ….
E kujt është Çamëria…
NATA MEMECE
( V Gërvalla dhe K Zeka)
Zhgënjimin kohë
E thurin gërshetë
Fishkëllimat
Enden nëpër humburtirë
Asaj nate memece
Korbat hedhin valle
Muzgu i kristaltë
Sjell vdekje
Nëpër rrugët qorre
Orëkeqen
Përflakin bashkë me dhembjen
PËRKUND SHEKUJT
( Rozafës)
Vertikalisht shikon Bunën
Metamorfozë në gurë
Ofshamën mos ta dëgjoj yt bir
Mos u trembni kur
E shikoni të heshtur
Gjysmën e fytyrës të përcëlluar
Gjysmën e trupit të gurëzuar
Shtrëngata do ta lë të qetë
Gurët në kala nuk lëkundën
Baladë nëpër kohë
Heshtazi përkundi shekujt
PEISAZH I LAGUR
Lumi shungullon
Nuk gjen qetësi
Peizazh i lagur
Përkund emra
Eshtra të balsamosura
Futen në bark deti
Muzg e agim trishtohen
Nga qyteti gërmadhë
Braktiset kepi i shpresës
Pjesëtohet tmerri
Nga kronika mitike
TË GJALLËT E HESHTUR
Koha ju pagëzoi emrin
Lakuar nëpër morfologji qëndrese
Ditiramb për sa pranvera
Të mbarësuar shqip
Heshtur në kornizë të bronzit
Shikoni diellin që nuk perëndon
Imazh i tjetërsuar
Bulevardit takohemi
Numërohen legjendat
Trajta e emrit ndryshe ju shkruhet
KUJTESË
( Din Mehmetit)
Nëntori t’i shëroi plagët
Ereniku ty të fali mëkatin
Që nuk e shikon karshi
Testament kujtese
E kemi fjalën
Buzëqeshja jote u ngri
Kur vdekja të kafshoi
Kosovë t’u tha një lumë
U thye një shkëmb
Toka përpin eshtra të padjallëzuara
Poet i ditëve të mia
Nuk e flet më gjuhën e metaforave
Është anëtar i Klubit letrar “ Feniks “ Preshevë
Anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve “ Pegasi” Kosovë.
Anëtarë i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës
Ka botuar këto vepra:
- “ Heshtje e shprishur” poezi 2009
- “ Ndal!stacion i dashurisë” poezi 2010
- “ Gjurmët e qëndresës” novela 2011
Cikël poetik
AGIM I FUNDIT
(Babait tim të ndjerë)
Përshëndete diellin
Bashkë me perëndimin
Ikë në përjetësi
Fati m’i përkund kujtimet
Perëndia të trokiti në zemër
Eja pas meje të tha
Unë e gris buzëqeshjen
Atë dashuria më mungon
Pa ty bonjakë jam
Nga agimi i fundit...
KOHA E TËRBUAR
(Visar Zhitit)
Fajtor i tokës së zhuritur
Kapet armiku i proletariatit
Me pegason qajnë hallë
Si jetohet në Kosovë
Vargjet rrëshqasin nën kandil
Heshtazi lexon vuajtjet
I anatemuar nga djajtë
Koha e tërbuar
Rininë i vodhi ....
KTHEHU
Matën kufirit
Vëllai ofshan
E kundroj pa mundur t’ia shtrij dorën
Demonët thonë
Lutuni nga larg
Fantazmat lëpijnë plagët
Për t’ia pastruar identitetin
Shërbëtori i djallit
I frikësohet hijes së vet
Engjëlli nuk do të pijë verë
Nesër do të vij në Preshevë
Do ta mbëltoj fjalën shqip
Në ballin tënd të bardhë
MARSI FLET
Riciklim kohësh
Epruveta tokë
Thithë gjakun deri në palcë
Maratonë krismash
Prangat gllabërojnë shekujt
Sa pranvera të kuqe
Vijnë e ndalën
Marsi flet shqip
Me gramatikë të korrigjuar
GURI I TMERRIT
Qenët më kishin ngrënë të tërin
Gjuhën më kishin lënë
Për herë të parë nuk e dija,
Kush isha?
Gjymtyrët m’i dhunuan
Vdekjen e përshëndetëm
Te guri i tmerrit B....
NDJEJË SE TË SHOH
( R Kukaj)
Dallgët trazohen
Në kala treten legjendat
Si të mos mbajë mëri
Apokalips i përsëritur
Kur shkopi magjik
Kthehet në matës horizontal
Bashkë me lajmëtarin
Ogurzi ...
Ndjejë se të shoh
Sa herë këndoj baladë
E të thuri vargje...
EKZEKUTOHET
Emrin tim e kanë prangosur
Me katrorë të çelikosur
Fantazmat sillen vërdallë
Bashkë me pëllumbat fluturojnë
Me frymëmarrje të lirë
Unë e bekoj muzën
Të më fal frymëzim të amshuar
SHEKULLLI I NËNËS
Nga Iirida drejt majës,
Së Olimpit u ngjite
Gonxhja e shekullit
Dardanët ta patën lakminë,
Jezuesi të bekoi,
Për bamirësi
Shekulli i nënës
I birësoi vuajtjet.
Globi kishte një emër
Diti të lind shqip
Të bardhëve e të zinjve,
U fale dashuri.
Vrapuan në prehrin e saj
Të shuajnë etje e uri
BALSAM I TURPIT
E mbarësuar
Kohë indigjene
Përbindëshat hedhin valle
Balsam i turpit
Urithi kryqëzon kockat
Nuk erdha nga Kartagjena
Satanizmi juaj nuk njeh kufij
Bien kambanat
Lajmëtari i vdekjes
Pret në portën tjetër
GJEMBA SHEKULLI
( Ukshin Hotit)
Emrin tënd enigmë
Dheu nuk e tretë
I ndarë nga muri me grila
Bashkë me fatin
Tjetërsohet fat- njeriu
Nga histori e gjembosur
Thuaj...
I shërove plagët Dardani
COPËZA JETE
Dizajnë i shkapërderdhur
Në copëza jete
Alternim shprese
Krizantemën do ta merr lumi
Përmasat pjesëtoni
Me ecje vertikale pa adresë
Në Lahazen pastro fytyrën
Nga mëkatet e gadishullit
MBI KALA
(UÇPMB-ës)
Udhëtim nëpër labirinte
Çast vdekje
Perëndia ju bekoi
Malet ushtojnë
Brezat thurin legjenda
Pranverë e kuqe
Mbi kala
Bismark mëkatari
Hartat i tkurr
Psherëtimat dëgjohen
Konstadini mban besë
NUK DO TË KETË HARRIM
(Çamërisë)
Tokë e qullur
Në ty ndjejë
Mall të pashuar
Nuk do ketë harrim
Lotin se tret dot Joni
As grafitet e gërryera
Në faqet e kohës
Le të rritet hija ime
Në mesin e hijeve
Ofshama të thundrrohet
Në pikën e dhembjes
Marko Boçari
Lëpinë djersëgjakun
Në planagun me beronja
Vritet sa e sa herë
Zeusi shikon me dhembje
Dua t’ia dëgjoj thirrjen
Lartmadhëri ….
E kujt është Çamëria…
NATA MEMECE
( V Gërvalla dhe K Zeka)
Zhgënjimin kohë
E thurin gërshetë
Fishkëllimat
Enden nëpër humburtirë
Asaj nate memece
Korbat hedhin valle
Muzgu i kristaltë
Sjell vdekje
Nëpër rrugët qorre
Orëkeqen
Përflakin bashkë me dhembjen
PËRKUND SHEKUJT
( Rozafës)
Vertikalisht shikon Bunën
Metamorfozë në gurë
Ofshamën mos ta dëgjoj yt bir
Mos u trembni kur
E shikoni të heshtur
Gjysmën e fytyrës të përcëlluar
Gjysmën e trupit të gurëzuar
Shtrëngata do ta lë të qetë
Gurët në kala nuk lëkundën
Baladë nëpër kohë
Heshtazi përkundi shekujt
PEISAZH I LAGUR
Lumi shungullon
Nuk gjen qetësi
Peizazh i lagur
Përkund emra
Eshtra të balsamosura
Futen në bark deti
Muzg e agim trishtohen
Nga qyteti gërmadhë
Braktiset kepi i shpresës
Pjesëtohet tmerri
Nga kronika mitike
TË GJALLËT E HESHTUR
Koha ju pagëzoi emrin
Lakuar nëpër morfologji qëndrese
Ditiramb për sa pranvera
Të mbarësuar shqip
Heshtur në kornizë të bronzit
Shikoni diellin që nuk perëndon
Imazh i tjetërsuar
Bulevardit takohemi
Numërohen legjendat
Trajta e emrit ndryshe ju shkruhet
KUJTESË
( Din Mehmetit)
Nëntori t’i shëroi plagët
Ereniku ty të fali mëkatin
Që nuk e shikon karshi
Testament kujtese
E kemi fjalën
Buzëqeshja jote u ngri
Kur vdekja të kafshoi
Kosovë t’u tha një lumë
U thye një shkëmb
Toka përpin eshtra të padjallëzuara
Poet i ditëve të mia
Nuk e flet më gjuhën e metaforave