ELONA GJERGO - TANKA
ÇFAR KËRKOVA
Unë çfarë kërkova
nga dita ime?
pak ty
në sirtaret e mia
një bluzë ose shall
të hedhur tek unë
të ngatërruar me boshatisjen
që më shkakton
mall.
Çfarë kërkova unë
nga nata ime
një yll më tepër
për çdo dëshirë më pe
një shenjë parfumi tëndin
pas teje
nëpër shtëpi
ose më mirë
mbi jastëk.
Çfarë kërkova nga vetja
një rreth të vogël
te tejmbushur
me caqe që nuk
më kapërxenin mua
fije floku nëpër shtëpi
kollë cigareje
sa herë të më thoje
të dua..................
Doja
ti të më thoje
"natën" shpirt
edhe të mos më flisje
ditët kur ne ziheshim
kur të më urreje
po doja të ishe gjithmonë
ti ai...
që do të flije pranë meje.
Doja të bëhej
gjithmonë
çfarë mua më shkrepej
dhe kur ti
me përgjërim
më thoje "mos më plagos"
të më mbysje në puthje
kur të të tekej
dhe unë mos të të thoja
kurrë "mos".
Doja të mos harroje
për ditëlindje të më dërgoje
lule
dhe tonat përvjetore
ti kujtonim si dikur
ti do ishe gjithmonë
në zemrën time mbret
dhe unë e dashurisë sonë
shërbëtore.
Doja të jetoja
brenda një shtëpie
prej xhami
të binte shi jashtë
dhe brenda unë e ti
ditë të qeta të jetonim
por...një i bardhë dhe një e zezë
nuk bëhen gjë tjetër
veçse gri.
Grindavec ti duke u marë
me çdo hollësi
që mbushte zemrat tona
me hiç asgjë
kryeneçe unë
duke të shkuar gjithmonë
kundra
bërtisja si e marë
edhe kur nuk nxirrja zë.
Doja ah... sa tepër
ndoshta ti më shumë
e di që dhe lista jote
ngjan pak me mua
jemi aq të njëshëm
sa shpeshherë më mbyt
po s'kam
ç'të bëj se kaq shumë
të dua!!!!!
NUK MËSOVA KURRË
Nuk mesova kurre te thith cigaren
as mes vargjeve moderne te poezise
po di, te te pikturoj ty,pas xhamit duke lene
"jashten" e perbaltur te gjithesise.
Di sa ngadale doren e majte drejt buzeve con
simetriket e tua nuk ngopem ti shijoj edhe kur s'jane pran'
e zhytur mes copezave pa forma,jasteke...komodina
pertej shiut hedh syte dhe cigaren akoma ne dore e mban.
Lakuriqesine e nates dhe hijeve te bera grumbull
mes tymit shtellungevogel pa ndalur i sfidoj
s'me lene rehat ziliqaret...as ajo qe ti ke frike
une rri mes ndjenjave te mia dhe duke pire te shikoj.
Pa bluze mbi mendjen tende...as kepuce ne hapat e tu
mendimet i numeron pa gishta,ah sikur ta di c'mendon
ne ate moment kur magjishem cigaren mes nesh ke futur
sa copeza te miat...me nje te atille i nderron??
E megjithate,e admiroj qendrimin tend
dhe menyren si padashur me sheh
me flet me shikim,ca dot nuk i kuptoj
cfare dreqin ka atje brenda dhe ma fsheh??
Atje pas ores qe sensin e akrepave ka humbur
te therras pa ze, vetem... mos me ler shume
shiu atje eshte dhe bota jashte gjithmone te pret
une... nuk jam endrra qe vij ne gjume.
Cila eshte me afer teje pas atij xhami te piste?
mendja apo shpirti i ngujuar ne nje dritare
une nuk e provova kurre helmin e duhanit
por di sa bukur eshte ...kur ti pi ciagre!!
TI SHKROVE SHTATË VARGJE
Ti shkrove shtatë-tetë vargje
unë faqe pa fund
të përthyera herë-herë
që të mbaja mend mirë
diçka që harroj
se, brenda asaj që thuhet
ka dhe gjëra me vlerë
ashti siç ka plot
që s'dua ti kujtoj.
Dashuri është
dhe kam guxim
të flas ,nganjëherë
edhe të mos,
të bëj kështjella mendimesh,
ti ngre në qiell
dhe duke i rrëzuar
brenda
mua të më burgos.
Se ndryshe do ishte "...
SEPSE UNE KËSHTU TË DUA
Të të dua ia vlen
dhe atëherë kur nuk dua
më keq akoma kur them se s'të
mendja e trullosur
nuk më degjon më mua
edhe kur e godas me shkelma, i bërtas me zë.
Ia vlen të të shoh
dhe atëherë kur mall i them vetes
se nuk kam
po si mundem unë të duroj
kur vij vërdallë dhe prapë tek ty përplasem
si zogu në xham.
NJË DITË
Ah...po ditet keshtu jane
nje e bukur, tjetra bosh
te merkures thur dhe ndonje varg
kur nje dite ta" gjesh" me zemren tende
dhe kembeulur si shoke te flisni
une do jem shume larg....
TË URREJ
Per cdo sekonde
te bere dysh me ty
e si mund ta besh copash
nje cast
pjesen me te vogel
per vete e mbaja
ti
kishe me shume nevoje
ne cdo rast.
Per cdo mendim
te thene
me shpirt
po si i fola aq gjate
erresires?
ajo te prek me gjemba
nuk ka dore
as gisht
dinte vetem te shiste endrra.
Per cdo mall
qe fliste
nen emrin tend
zgerdhire
dhimbjes sime...te tuat dhembe
per cdo premtim
Krishtat ne qafe
mi kryqezove
edhe kur shkelja veten time me kembe.
Per cdo here qe
te thashe te dua
dhe dot s'e kthej
as castin, premtimin
endrrat dhe deshirat
per mua
qe nuk dallova dot
njeriun
Te urrej!
per cdo lot te dale nga keta sy
Unë çfarë kërkova
nga dita ime?
pak ty
në sirtaret e mia
një bluzë ose shall
të hedhur tek unë
të ngatërruar me boshatisjen
që më shkakton
mall.
Çfarë kërkova unë
nga nata ime
një yll më tepër
për çdo dëshirë më pe
një shenjë parfumi tëndin
pas teje
nëpër shtëpi
ose më mirë
mbi jastëk.
Çfarë kërkova nga vetja
një rreth të vogël
te tejmbushur
me caqe që nuk
më kapërxenin mua
fije floku nëpër shtëpi
kollë cigareje
sa herë të më thoje
të dua..................
Doja
ti të më thoje
"natën" shpirt
edhe të mos më flisje
ditët kur ne ziheshim
kur të më urreje
po doja të ishe gjithmonë
ti ai...
që do të flije pranë meje.
Doja të bëhej
gjithmonë
çfarë mua më shkrepej
dhe kur ti
me përgjërim
më thoje "mos më plagos"
të më mbysje në puthje
kur të të tekej
dhe unë mos të të thoja
kurrë "mos".
Doja të mos harroje
për ditëlindje të më dërgoje
lule
dhe tonat përvjetore
ti kujtonim si dikur
ti do ishe gjithmonë
në zemrën time mbret
dhe unë e dashurisë sonë
shërbëtore.
Doja të jetoja
brenda një shtëpie
prej xhami
të binte shi jashtë
dhe brenda unë e ti
ditë të qeta të jetonim
por...një i bardhë dhe një e zezë
nuk bëhen gjë tjetër
veçse gri.
Grindavec ti duke u marë
me çdo hollësi
që mbushte zemrat tona
me hiç asgjë
kryeneçe unë
duke të shkuar gjithmonë
kundra
bërtisja si e marë
edhe kur nuk nxirrja zë.
Doja ah... sa tepër
ndoshta ti më shumë
e di që dhe lista jote
ngjan pak me mua
jemi aq të njëshëm
sa shpeshherë më mbyt
po s'kam
ç'të bëj se kaq shumë
të dua!!!!!
NUK MËSOVA KURRË
Nuk mesova kurre te thith cigaren
as mes vargjeve moderne te poezise
po di, te te pikturoj ty,pas xhamit duke lene
"jashten" e perbaltur te gjithesise.
Di sa ngadale doren e majte drejt buzeve con
simetriket e tua nuk ngopem ti shijoj edhe kur s'jane pran'
e zhytur mes copezave pa forma,jasteke...komodina
pertej shiut hedh syte dhe cigaren akoma ne dore e mban.
Lakuriqesine e nates dhe hijeve te bera grumbull
mes tymit shtellungevogel pa ndalur i sfidoj
s'me lene rehat ziliqaret...as ajo qe ti ke frike
une rri mes ndjenjave te mia dhe duke pire te shikoj.
Pa bluze mbi mendjen tende...as kepuce ne hapat e tu
mendimet i numeron pa gishta,ah sikur ta di c'mendon
ne ate moment kur magjishem cigaren mes nesh ke futur
sa copeza te miat...me nje te atille i nderron??
E megjithate,e admiroj qendrimin tend
dhe menyren si padashur me sheh
me flet me shikim,ca dot nuk i kuptoj
cfare dreqin ka atje brenda dhe ma fsheh??
Atje pas ores qe sensin e akrepave ka humbur
te therras pa ze, vetem... mos me ler shume
shiu atje eshte dhe bota jashte gjithmone te pret
une... nuk jam endrra qe vij ne gjume.
Cila eshte me afer teje pas atij xhami te piste?
mendja apo shpirti i ngujuar ne nje dritare
une nuk e provova kurre helmin e duhanit
por di sa bukur eshte ...kur ti pi ciagre!!
TI SHKROVE SHTATË VARGJE
Ti shkrove shtatë-tetë vargje
unë faqe pa fund
të përthyera herë-herë
që të mbaja mend mirë
diçka që harroj
se, brenda asaj që thuhet
ka dhe gjëra me vlerë
ashti siç ka plot
që s'dua ti kujtoj.
Dashuri është
dhe kam guxim
të flas ,nganjëherë
edhe të mos,
të bëj kështjella mendimesh,
ti ngre në qiell
dhe duke i rrëzuar
brenda
mua të më burgos.
Se ndryshe do ishte "...
SEPSE UNE KËSHTU TË DUA
Të të dua ia vlen
dhe atëherë kur nuk dua
më keq akoma kur them se s'të
mendja e trullosur
nuk më degjon më mua
edhe kur e godas me shkelma, i bërtas me zë.
Ia vlen të të shoh
dhe atëherë kur mall i them vetes
se nuk kam
po si mundem unë të duroj
kur vij vërdallë dhe prapë tek ty përplasem
si zogu në xham.
NJË DITË
Ah...po ditet keshtu jane
nje e bukur, tjetra bosh
te merkures thur dhe ndonje varg
kur nje dite ta" gjesh" me zemren tende
dhe kembeulur si shoke te flisni
une do jem shume larg....
TË URREJ
Per cdo sekonde
te bere dysh me ty
e si mund ta besh copash
nje cast
pjesen me te vogel
per vete e mbaja
ti
kishe me shume nevoje
ne cdo rast.
Per cdo mendim
te thene
me shpirt
po si i fola aq gjate
erresires?
ajo te prek me gjemba
nuk ka dore
as gisht
dinte vetem te shiste endrra.
Per cdo mall
qe fliste
nen emrin tend
zgerdhire
dhimbjes sime...te tuat dhembe
per cdo premtim
Krishtat ne qafe
mi kryqezove
edhe kur shkelja veten time me kembe.
Per cdo here qe
te thashe te dua
dhe dot s'e kthej
as castin, premtimin
endrrat dhe deshirat
per mua
qe nuk dallova dot
njeriun
Te urrej!
per cdo lot te dale nga keta sy