ALI PODRIMJA
BALADE PËR NJERIUN E VOGËL
Klyshi do të bëhet Qen
Mjerë kudra që polli
Do qelbet edhe Piramida.
Nga lulimi i kungujve
Ruajna Zot, Bastardët
Marshojnë !
ANKTHI
Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë…
Caqet e tua herët t’i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m’i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje…
Medet, kë më parë të shpëtoj:
veten apo zogjtë
e ngrirë n’ajër?
Nipave ç’tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni,
tjetra do t’më kish mbirë!
Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim – toka e mallkuar…
BUKURIA
Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
“Mos – fqiu im i dashur më bërtiti-
- do të vyshket!
Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë
“Mos! – përsëri m’u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.
Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m’u bë.
“I lumi ti!”
– dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s’pashë as ndjeva.
Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë.
DASHURIA
Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s’jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s’menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.
DRITARJA E HAPUR
E pastaj
Asgjë nuk ka lëvizur
Aty Guri
që nuk na lë ta bëjmë Arbërinë
Pak më tutje
Uji i Madh
Dhe Syri i Gastartë që vezullon
E në fund
E në fund të fundit
Varka e Noit
Por nuk e shohim Bregun