Herman Zeka
ETJE DASHURIE
Si cub nate
hyre ne shtratin tim...
me rrembeve ne krah
dhe u tretem trup e shpirt...
u dhame ne ngasje
dashurie çmendurisht.
Harruam boten
fryme merrte,
tinzare na pergjonte...
lakun ngrehur kishte
ne 'gijotine' te na denonte...
Sa shume u deshem
ate nate
ne magji dashurie...
shekujt u shkrine ne vite
e vitet ne dite nate...
Sa dashuri jetuam...
e dot su ngopem
të etur mbetem perseri
nga e jona e madhja Dashuri...
VASHA PORADECARE
Harlisur ne rruge me kalon lehte
si shtojzavalle
vasheze poradecare:
Syte e tu kthjelltesi liqeni..
kurmi jot me shkumbe te bardhe
stisur ne buzet e tua sensuale
Aferdita;petale trendafilash lare....
Ne shtrat tim vjen puhize pranvere.
me duar dridhur te linjtat zberthen..
rreshqasin si fjolle nga kurmi jot
lare me uje liqeni..
Dy gjinj te epshem..
te te rrembejne ne etje dashurie
te puth te emblin gji
e nje shenjez manushaqe harrohet poshte tij..
Kurmi jot i ngrohte,
ere trendelinene timin djeg si zjarr
me je trazim i neteve te mia
me je vere e rrushit vjeshtak
ne dejet e mia...
Vashe poradecare!!!..Lyhnide liqeni
vitet ikn e ti e bukur me vjen si dikur...
pehere me ty i dashuruar vij...
HESHTJE
Prej heshtjes tende te ndere gjate
po mundohem te pikturoj ...
mendjen time vagabonde.
Perhumbur e ndjej si nje trup pa forme
qe iken zvarritur plagosur...!
Mundohem ta mbaj me deshperim
ne te perhimten telajo tretur.
E pikturoj ne tonalitet te zeza
me sfumatura ne gri, zemer- thyer
pa as' nje fill te gjelber ne hije.
Me lot te kuq rrjedhur plagosur
prej heshtjes tende te ndere gjate.
Ngadale ec zvarrarritur ne nje
are te mbjelle me qenie amorfe,
duke pritur ne agoni kete mbarim
te heshtjes tende te ndere gjate...!!!