LANA ANNA DEMBO
DHE NË FRYMËMARRJEN E FUNDIT
- femijëve të mi -
Edhe në frymëmarrjen time të fundit,
Mbetem e qëndroj me sytë nga qielli.
Edhe kur më shkundet pemë e trupit,
Dua të shikoj për Ju,kur të lindë dielli.
Ju, filizabrishtët e gjelbër të trupit tim,
U dua përjetësisht në rritje e fluturim!
RRUGICËZA IME
Ruga ime ku hapat kam hedhur,
Ku gjurmëzat kam lënë në gurë.
Mërgimit erdha për ti mbledhur,
Ti bëj kurorë e ti vendos në mur.
Hapat e mi, shkruar në kalldrëm,
Moshën e vitet që në jetë hodhëm.
Kanë bukurinë por dhe emrin tënd,
Kudo që në vite, jetë ne u ndodhëm.
Këtu të varur në oxhak të shtëpisë,
Je e vendosur në një foto të thjeshtë.
Në kalldrëm lexoj vitet e fëmijërisë,
Si lulëzime pranvere lulishte-vreshte.
Ti fotografi me kalldrëm nga bukuria,
Je fëmijëria ime,ardhur nga Shqiperia!
FLLADI KORÇËS TIME
E di, në këtë kohë pranvere,
Degët hap përpara portës,shtëpisë.
Luan koncerte me uvertura vere,
Me tjegullat në majën e çatisë.
Lejleku do vijë dhe do gjejë folenë,
Me xhkarpa do fillojë ta riparojë.
Ta ketë më të lartën ballkon – skenë,
Botën e madhe nga lart ta shikojë.
Lejleku ka ardhur nga mërgimi,
Në folenë e tij në vjetër përmbi lis.
Mua në Florida po më zë trishtimi,
E mallin shtegëtar për në Korçë nis...
Shpirti ka ikur,dhe pse trupi s’leviz!
MË KA MARRË MALLI
Më ka marrë malli për një rrugicë,
Dhe për një portë që qëndron hapur.
Për mbrëmjen e embël që me paterisë,
Shkonte e heshtur me hap të matur.
Më ka marrë malli ppër ngricën,
Kur futej në trup dhe më dridhte.
Për puthjen tënde që më hiqte frikën,
Dhe ngrohtësinë trupit ma mbillte..
Dimri mbillte ftohtë dhe dëborë,
Ne digjeshim zjarr në kraharorë.
Më ka marrë malli për tu dredhur
Nga një puthje e turpshme vjedhur!
KUJTIMET
Shumë kujtime mbajnë sytë,
Shumë kujtime mban dhe buza.
Kujtime kur zërin ma mbyt,
Me krahët e tu si tërkuzë.
Vite kam, jam lidhur e tëra
Në shpirt thellë e në zemër.
Trupin tim burim e bëra,
Dhe të lava si nëpër ëndërr.
E di, puthja jonë skuqte frutat,
Pastaj i vjelnim nëpër stinë.
Vjeshta e vera i mbushte butet,
E nëpër dimra neve i pimë...
Më pas të deheshim me lumturinë!
TRËNDAFILI
Trëndafilin që kërkon dhe ta ka ënda,
Djalosh, ka aromë,por ka dhe gjëmba.
Pa u çjerrë dhe pa u lodhur në kërkim,
Nuk mërr dot as aromë, dhe as lulëzim.
Ty aroma e ëmbël dhe ngjyra të pëlqen,
Por shkojnë bashkë me gjembin refren!
Kurrë nuk fiton në luftën dashuri pa sosur,
Pa patur buzët e etura, e këmbët gjakosur....
Se kështu,dhe vetëm kështu në lindje agimi,
Vjen kënga e shpirtit dhe e lumturisë gëzimi!
DASHURINË
Dashurinë time e kam shumë të çmuar,
Si një burim që rrjedh duke gurgulluar...
Unë kam dashuri, për lule dhe për pemë,
Dhe për zogjtë e vegjël që në çerdhe flenë...
Kam dashuri për kafshët, uqër dhe luanë,
Dhe pre me urrejtje mishin t[ë gjallë hanë.
Kam dashuri për botën,shpezë e zvarranikë,
Ndonsë kurrë zvarrë nuk eca në jetë një ditë...
Dashuritë te njeriu janë si lulet nëpër kodra,
Jane herë të mëdha, por nisin nga e vogla!
Dhe unë dashuritë i dua si të jenë fëmijë,
Me puthje përkëdhelje sa nis dielli të ndrijë!
Por dashuria për njerzit në shpirt dua të mbijë!
MËNGJESET E MIA
Kur buza jote me puth e unë hap sytë,
Mëngjesi del i bukur e me shumë dritë.
Gëzimin e rrezeve lumturie duke pritë,
Dhe shpirtin tim si baçevan duke vaditë…
Kësaj vaditje freskuse, që gjelbëron fletën,
Unë do ti këndoj me shpirt të gjithë jetën!
ÇDO DITË NGA NJË VARG
- Lorenc Dembo -
Çdo ditë nga një varg hedh në letër,
Nga një gur vendos shtëpisë dashuri.
Pastaj rrëmbej edhe një letër tjetër,
E ndërtoj me të një kullë art-poezi…
Ti nuk e kupton sot Lorenc i dashur,
Se fjalë e strofa çdo ditë,e përkushtim,
Me ëmbëlsinë e shpirtin të butë-matur,
Do lindë libri,me fytyrën tënde në agim…
Ky është nga ana ime një tjetër adhurim!
NUK DI PËRSE
Nuk di pse zemra më rreh si një zog,
Sa here që e shoh në rrugë kur rend.
Rrahja e saj mua diçka don e më thot,
Prandaj hidhet e kërkund nuk zë vend…
Nuk di,por dhe hënën e bëj si një motër,
Futemi në valle dhe unë ngjitem laaaa-rt.
Shpirti më kthehet në flutur dhe në lodër,
Dashuria më bën muzikë,mbushur me art…
Se ajo,shpirtin e tij me mua bashkë mbart!
ÇELSI I DASHURISË
Çelsin që hapa zemrën e te lashë të hyje,
E treta në detin e pa fund dhe të thellë.
Atë që kërkova e gjeta në të bukurat yje,
Përjetesisht në zemrën time për ta mbjellë...
Çelsi më nuk më duhet,e flak,derën e mbyll,
Dashuria jote ma bën atë verë, lule dhe pyll!
NDJENJ – DRIDHJE
Kam filluar te ndjej dridhje,
Diçka me vjen oshetime,
Kam kuptuar se pa lidhje,
Paskam shkruar poezine…
Kam kuptuar, ne jete veç dhimbje,
Paskam pasur dashurinë.
MARR FRYMË NGA TY
Une marr fryme nga ty,
Dhe jetoj me shume,
Te kam si keta sy,
Dhe te dua pa fund…
Ti je jeta ime e vertete,
Shpirti im veç ty te perket,
NË DET
Une jam pulbardhe,
Dhe puthem me vale,
Ti det je deti i gjere,
Që të më presi ka dale…
Nje pikez e vogël kripe,
Ne buze dhe te ngrin,
Preke pakëz me gjuhe,
Ngjet si lot i gëzimit tim?
DASHURIA NUK FLET
Kur eshte e dlire dashuria?
Kur veten harron shpejt.
Kur eshte e thelle dashuria?
Kur eshte e heshtur krejt!
Kur eshte e pasur dashuria?
Kur gjithçka ajo tëdhuron!
Me thuaj, si flet dashuria?
Nuk flet, po vetëm dashuron....
Kam filluar te ndjej dridhje,
Diçka me vjen oshetime,
Kam kuptuar se pa lidhje,
Paskam shkruar poezine…
Kam kuptuar, ne jete veç dhimbje,
Paskam pasur dashurinë.
MARR FRYMË NGA TY
Une marr fryme nga ty,
Dhe jetoj me shume,
Te kam si keta sy,
Dhe te dua pa fund…
Ti je jeta ime e vertete,
Shpirti im veç ty te perket,
NË DET
Une jam pulbardhe,
Dhe puthem me vale,
Ti det je deti i gjere,
Që të më presi ka dale…
Nje pikez e vogël kripe,
Ne buze dhe te ngrin,
Preke pakëz me gjuhe,
Ngjet si lot i gëzimit tim?
DASHURIA NUK FLET
Kur eshte e dlire dashuria?
Kur veten harron shpejt.
Kur eshte e thelle dashuria?
Kur eshte e heshtur krejt!
Kur eshte e pasur dashuria?
Kur gjithçka ajo tëdhuron!
Me thuaj, si flet dashuria?
Nuk flet, po vetëm dashuron....