ALMA MEHMETI
DIKUSH
Dikush më shan e dikush më mburr,
Dikush si rrjetë mirimange ëndrra thurr,
Dikush si dhelpra që rrushi i bën zili,
Dikush tjetër thotë si raki do të pi.
Dikujt i duket vetja pelivan,
Tregon muskuj dhe hiqet azgan.
Dikush mençurinë e vë në peshore,
Dikush thotë:- Dua të lëpij si akullore.
Shumë ëndërra thurren me imagjinatë,
Fjalë të bukura, gjuha shpatë.
Ku është edukata, respekti, kultura,
Ndaj këto vargje për seksin mashkull thurra.
E bëtë botën kafe, gri, të zezë,
Nuk gjej dot justifikim për besë.
Ngjyroseni botën me ngjyra ylberi,
Kafshën nga njeriu e veçon nderi.
Edhe shumë të tjera pa tjetër,
Ndaj për shumë gjeste prefereroj kohën e vjetët.
SMIRA
Ah moj smirë, s'më le rehat,
Si tërkuze e gjërë e gjatë,
Kur më sheh përtokë rrëzuar,
Buzëqesh pa u vonuar,
Në qiell kur fluturoj,
Fshihesh që mos të të shikoj,
Ah moj smirë e mjera ti,
E kush të pati ty zili,
Edhe pse sytë mi fsheh,
E gjithë bota ty të njeh,
Smirë të lutem rrimë mërguar,
Mos më hajde e pa ftuar.
FATI
Ah jeta,,, me gënjeshtra e të vërteta,
Grabitqare me të gjatat kthetra,
Me 7 kokë si kuçedra,
Si bixhozi me të pistat letra,
Fati,,, kush të madh si oqeani e pati,
Dikujt armik ju bë rehati,
Nga pesha dikujt ju thye shtati,
E dikujt tjetër varr ju bë shtrati,
Dikush kokë mbushur e fatlumë,
Dikush në vënd të trurit ka pëndë e shkumë,
Kush asgjë e kush ka shumë,
Për fatin e botës, në faj veten zumë,
Mjer ti o i pa fat, se jeta të shkoj argat,
Lum ti tru harabel, dhe i pasur dhe dembel...
PER CUDI
Në çdo fushë për çudi,
Të arrirë ndjehen të tërë,
Sa shpejt fluturon i ziu njeri,
Lëvdatat në kasafortë palosur vër,
E fillon fjalimi rrjedhshëm,
Kaq e aq çmime fituar,
Në heshtje i bëj një rezyme,
Shpatullat përpjetë kam shtrënguar,
Ndjehesh hiç kot së koti,
Para hiçit rri gatitur,
Ndryshojnë siç ndryshon moti,
Veten kur kanë për të shitur,
Dhe përdorin fjalë shumë,
Të mëdha por nuk janë shqip,
Përrallat të vënë në gjumë,
Në podium veten zbrit e hip,
-Të gjorin lërmëni rehat,
Nuk kam shkollë, as alfabet,
Lum ju që patët këtë fat,
Në ëndërra mbaroni fakultet.
"MALLKUAR DRITA JOTE"
Hëna për një çast u fsheh,
Në errësirë u pengova dhe rashë,
Ti moj Hënë, me dritë të deh,
Mallkuar shkëlqimi jote:- të thashë,
Mes errësirës e humbur nëpër natë,
Nuk mund të ndjek as gjurmët që lashë pas,
Në ato shtigje me dru e tokë të thatë,
Eca e eca dhe një greminë përpara has,
Nuk di nga të vete, nga të shkoj nuk di,
Zhurma e pyllit mes errësirës më tmerroj,
Nëpër natë kur mori udhën i ziu njeri,
Në shkarpa u pengua dhe gjunjët dërrmoj,
Më shumë se gjunjët zemrën copton,
Kur Hëna besimin brënda teje lëndon.