XHEMILE ADILI
MBESA IME
E di një ditë do të më thuash, e di
Gjyshe ç’bëre për mua, a nuk më thua
Do të them eja, se për ty e kam një poezi ...
Ku ruhen fjalët prej ari, që dëshmojnë sa të dua
Edhe ca tjera, si të kam përkundur në djep
Kur ti ishe tepër e vogël, e nuk fole dot
Do të them, prekja gjyshes zemrën, sa më djeg
Do të them, shikomi sytë që mbushen me lot
Atëherë do ta shohësh dashurinë, për ty që e pata,
Të kisha si lulepranvere, me yjet në qiell të mata.
NESËR

- BUKA E MISRIT
Bukën prej misri e gatova
Për prushin që ndizej ngadalë
Mes zjarrit e shtrova ...
Duke e bekuar me dy fjalë
Piqu buke e tokës që më pagëzon
Me dashurinë e maleve kreshnike
Piqu ngadalë se askush nuk guxon
Të ta shprish zjarrin moj fisnike.
- U MUNDOVA
Ecja rrugës ku dielli puthte malin
Me erën e jugut pak me shi
Seç ma prekën ca gjethe ballin ...
Bashkë me ngjyrat darushi
Desha të ti preki me rrudhat e mia
Ti kapja me dorë e ti ledhatoj
E pashë se u mungonte dashuria
Kur bryma e parë i trishtoj
Iknin e s’ndalonin, shkonin diku me vrap
Me lot në sy u mundova njërën që ta kap.
- TI
E di,
ti je gjuhë që flet me teke
kur buzët të prekin ngadalë ...
po se di si atje diku më mbete
rrugëve plot dhimbje të kësaj jete
E di,
ti më doje më shumë se sa unë
por koha më morri për kotësi
të gjitha përjetimet ranë në gjumë
sikur të bënim ne dashuri
Më fal të lutem
Më lejo në lëkuren tënde të futem
Plagët ti shijoj
Sepse nuk munda ti jetoj.
NESËR
- Po,
nesër do të jemi egjër i korrjes nëpër ara
si farat e harruara mes drunjve të tharë...
do na mallkojnë ata pas nesh, ku u mbeti fara
kah i çoj era, ku u treten nëpër botën mbarë
Po,
Do na hakmerret edhe kënga e amanetit tokë
Rrudhat e ballit të kullave me sytë plot lot
Ikja e se keqes, pa varre gjithandej nëpër botë
Të mbetur pa sy e kokë, të verbër si ne sot