ANILA KODRA
A THUA DUHEMI. AKOMA ....
A thua jemi dashur te dy dikur
Ne kohe te shkuar , apo epoke tjeter?
Ishim te vegjel e ndoshta s'dinim
Tani eshte e shkuar si kohe e vjeter...
A thua jemi dashur vertet dikur
At'here kur zogjte embel ciceronin ?
E ne te dy ne gemusha fshehur
Nen epshe nuk flisnim, vec dritheronim
A thua dashur kemi qene ndonjehere
Atje buze detit, a nen vale e shkume?
Kur me perpije brenda syve si zgalem
Ne lugth 'te zemres te fusja une ...
Apo u deshem ne ditet acar
Kur dimri e mjegulla mbulonte dhene ?
E ne te dy si zogj shtegetare
Ku ishte me ngrohte ngrinim folene ...
Mos valle e deshem edhe kur qame
Atehere kur loti thahej ne mjeker?
E tani qe kujtimet shpirtin tundojne
Na duket larg. Kohe dhe epoke tjeter...
S'di kur u deshem vertet ne te dy
Se s'di kur me deshe me shume ti ,
Kur qeshja e fytyra me behej diell
Apo kur merzitur isha me ty ....
A thua valle dhe sot duhemi
E mes eres e reve dashuria shtegeton?
E imja cdo here qesh e vrapon tek ti
Por dhe krahethyer drejt teje fluturon ..
Ne duhemi, duhemi edhe ne heshtje
Duhemi me shume se dikur te rinj,
Sepse tani tek njeri tjetri mbeshtetemi
Duhemi me shpirt, e jo si dikur femije ..
DERI NE PERJETESI
Po te kishim jetuar bashke
A thua do ishim te lumtur?
Do kishte valle dite te trishta
Kur si pende dashuria te ish lekundur ?
Apo do duheshim gjithmone
Ashtu me zjarr e me epsh,
Qe nga mbremja me yje e hene
Deri kur te zbardhte agu ne mengjes ?
Do ndodhte qe te heshtnim
E te mos fjalosemi te dy valle ?
Te me beje te fle ne kujtime
E te te beja une ty per mall ?
Po me pyet sa do te jetonim
Nese do te ishim bashke,
Ndoshta pak , por sa per gjithe boten
Ndezur si eshka ne kashte .
Ndoshta edhe shume mundet
Por vetem per ne te dy
Une te jetoja ne zemren tende
Ti brenda shpirtit e syve te mi..
Ndaj jeto. Jeto ti shume per mua
Mes endrrash te me shpiesh sa here
Une vec pak te jetoj se shume te dua
Ne dash'c edhe shpirtin ma merr..
Ate do te ta fal e coje lendinave
Te jetoje dhe nje here caste me ty,
Mes barit e lule eremirave
Atje te te prese deri ne perjetesi
EVE DHE. ADAM...
Ti shkon , e mua nje lot me ra
Ne gropezat e syve . A e pe ?
Tash jena nda , dhe s'jena nda
Kjo e sotmja , thua enderr te ishte ?
Kthej koken te te shoh dhe nje here
A thua i fundit ky takim ka me mbete ?
Apo perjetesisht do jemi te dy
Si nje Romeo dhe nje zhuljete....
Te shoh nga pas tek iken, shkon
Mbi gjethet e rena vjeshtes lekundesh
I lumtur dhe trishtuar njeheresh
Doja te mos shkosh. Por s'mundesh ...
Tash ,loti beri vend nen mjeker
Shkelqen si kristal ne cepat e syve,
Do e presim te dy nje avenur tjeter
Eve dhe Adam te na beje te dyve .....
TEK TI DET ....
Ne mbremjen e purpurt ne breg te detit
Shkum-bardha vale s'me la te mendoja
Harruar i kisha te zhurmshmit njerez
Thelle ne fantazi po meditoja.....
Dielli rrezeart ngadale po ulej
Diku thelle ne det do zhytej per pak,
Kaltersia e qiellit ne te kuq po lyhej
Vije e horizontit dukej si ne flake....
Det. Vetem det pa fund para meje
E diku tutje larg me qiellin bashkohet ,
Atje ku bluja me boj qiellin jane nje
Duket sikur paqja me mire perjetohet..
Atje perdore jane zene te dyja
Une qe larg nje vije horizonti shikoj,
Mendova, mes tyre nje cast te isha
Ate paqe si te shenjte ta perjetoj....
Vec...Dallga qe bregut perplaset furishem
Me largoi disi nga kjo fantazi,
Qesha se mu duk si enderr femijesh
Por e di, do jem ne ate enderr perseri..
Ngre syte. Ne sfond s'ka me ngjyra
Qielli e deti tani jane bere nje .
Dielli u fsheh ne dy gjiret e tyre
E kush nuk e shijon embel kete !!!
Ti det me ndjell. Perseri me therret, eja
Ne breg, ne vale qofte dhe ne dallge,
Aty ku bregu e dallga jane si ne beteja
Shpirti im qetesohet eshte si ne parajse ....
U NISA TE VI....
Sot per tek ti e dashur u nisa
Je larg e rruga eshte e gjate,
Ate monotoni te diteve e grisa
Me sjell tek ti nje dashuri e pamate ...
Nisem e koken pas se kthej
Ashtu sikur nuset kur martohen i msojne
E di qe me pret ne stacion. Aty te gjej
Si ndjej minutat qe ikin e shkojne...
Do vi, do vi atje te te takoj
Dhe pse shume do e quanin cmenduri,
Te jem me ty cdo cast e enderroj
Pak cmenderi ka brenda ne cdo dashuri....
Le te me quajne njerezit te marre
E le te thone cudi se si roiti,
Per ty qe sy e zemer me ke thare
Nuk pres moj , qe te behet viti.....
Kalova moj vajze ,male e plot fusha
E sa ura i pash qe qene mbi lume,
Kur te pash te vish drejt meje me jete u mbusha
S'egzistonte njeri ate cast. Vec ti dhe une ......
PER TY
PER TY. Edhe mbi re do qendroja
E fryme s'do me duhej fare,
Do endesha si mjerane mes tyre
Si shpirti i nje mergtare....
PER TY.Prane do ti qendroja dhe diellit
E zjarrin e tij s'do ta ndjeja ,
Nga rrezja ne rreze do shkoja
Do kthehesha me to ne toke, e do te te gjeja ....
PER TY. Edhe mbi hene do flija
E yjet te me perkundnin lehte,
Atje te vije ne mendimet e mia
Te me vije ne gjume qete-qete...
PER TY. Mbi detin me vale e dallge
Po te duhej ne kembe do kaloja,
E kur me ze mekur te me therrisje
Ne cast do vija . Prane te qendroja ...