LEBIBE ZOGIANI
100 VJET DESHTA TË UDHËTOJË GËZIMI
Deshta që të mos mbaronte kurrë...
Ishte rruga, më e shkurt që bëra ndonjëherë
Dhe vetëm 6000 kilometra,
Deshta të ishte festë jeta ime
Festë e të bukurit atdhe
100 vjet deshta të udhëtojë gëzimi
Ta merrja edhe qiellin në valle deshta
Me ty të fluturoja nëpër shekuj
O atdhe i më t’bukurit flamur
Të bëhem copë
Nga gëzimi
Dhe bërtisja fort
“Të kam mëmë e më ke bijë
Oh zemra ime Shqiperi”
T`i laja shekujt me lot gëzimi
Dhe valoja me ty
Gjaku im i shenjtëruar
Deshta të bëhesha engjulli yt, i përjetshëm
Të ruaj nga syri i keq
Dhe bërtisja fort
”Shqipërinë e dua se jam shqiptar
Kosovën e dua se jam shqiptar”
O sa shumë deshta të të puth në ballë
Shqiperikosova ime e nusëruar
Sa hije të ka vella
Edhe vallja e kuqe sot
N’ rrugën e bashkimit
Dhe bërtisja fort
Te kam mëmë e më ke djalë
”O sa mirë me qenë shqiptar”
Deshta të bëhem dritë e syve tu
Atdhe
T`i puthja të dy, t’mos ngopesha kurrë
Deshta të hyja në tokë
T’ia mbyllja sytë babës
Që i mbetën të hapur
Pa të parë ty
Të merrja në valle bashkë me tokën
Dhe le të vdisja nga gëzimi
O e madhja Shqipëri
LETËR SHOQES
Mos ik nga e kaluara
Bënë që e kaluara të ik nga ti
Të frikësohet nga dita e thyerjes së gënjeshtrës
Dhe dita e së vërtetës
Se ishte vetëm humbje kohe
Të besosh në të pabesuarën e pa besë
Kohën nuk ta kthen loti
As lumi
Ata kanë rrugën e tyre
Ti marrshin t’ ligat
Magjitë e zeza t’i marrshin
Hahaha…
Kohën e zgjatë jeta me të vërtetën
Pa e kthyer kohën kah e kaluara
As kokën
Mos mallko
Ti u rrite në atë kohë
Për ta mundur gënjeshtrën
Me gurin e së vërtetës
E theve pasqyrën që të zgërdhihej
Me ditët e shëmtuara
Vite,decenje…
Të ia themi të vërtetën vetes
Duke u betuar
Se nuk do ta gënjejmë më kurrë
Dhe jeta është e bukur
Dhe shumë e bukur
Duke e dashur vetveten
Qoftë edhe vetëm me tri ditë jetë
Me ata që na duan
Me të vërtetën
Pa u gënjyer
Nga ata që nuk e meritojnë
Asnjë ditë të jetës sonë
Jeta është më e bukur
Qoftë edhe vetëm me ëndërra
Dhe me shpresë
Për të ardhmen
Edhe nëse kurrë nuk bëhet realitet
Se duke vuajtur
E u gënjyer
Nga ata që kënaqen me vuajtjen tonë
Gëzuar!
”Këtë botë e bëra timen”
Ishte vargu më i bukur i poezisë tënde
Se po ua le jetën në duar të tjerëve
Mund ta marrë edhe djalli
E edhe, biri i birit të tij…
Stop!
T’ia fshijme lotin kohes
Të jemi më shumë se dje
Më shumë se sot
Të rritemi me të vertetën
T’i ndihmojmë edhe ata të marrë
Kushdo qofshin
S’paku,ta vënë gishtin në kokë
Por pa mallkuar
Se edhe për marrëzitë e tyre
Ndoshta ishte fajtor dikush
Stop!! Kohë e ma…
NA BENE T’PAVDEKSHEM NGA MALLI
Dritën nga sytë
Shpirtin nga trupi
Na bënë hije
Lotin në sy na e thanë
Nga motra nga vllau
Edhe vdekjen na e vranë
Na bënë mall t’përjetshëm
Na ndanë
Por jo nga gjaku
As nga emri
Nga gjiri nga djepi
Nga ninullat
Përrallat e gjyshit
na i vranë
Harronim t’flisnim, nga heshtja
Edhe vendlindjet na i ndanë
Na bënë blegërima t’përhershme nga malli
Nga krojet e ftohta
Nga qershori i bukur
Na ndanë
Këngës së bilbilit pranverën ia vranë
Harronim edhe t’këndonim
Nga vaji
Na bënë këngë t’përjetshme nga malli
Edhe me vdekje mbi shpinë
U kthyem
Tek ti
O dëshirën e fundit
Të vdesim atje
Na bënë udhtarë t’përjetshëm nga malli
Na ndanë
por jo nga gjaku
As nga emri
Na bënë t’pavdekshëm nga malli
Cicrëronte Baca Beqë
”Me zogun e malit” :
Edhe varret na i ndanë
”Zogu im
Kah t’ia mbaj unë
këtu n’spital”
Si ta bart trupin
E shpirti don të udhëtoi
Sot
Për në Kosove
Dhe hanin thërrimet e fundit
në dritaren e hapur …
E sytë nuk donin të mbylleshin…
DITËN KUR TË GUXOSH
Ditën kur të guxosh
të vdesësh pë te jetuar
Atë ditë
Do të fillosh të jetosh
E lind dashurinë
Për jetën
Dhe jetën per dashurinë
Ditën kur të guxosh
Të vrasësh heshtjen
Per ta thënë fjalën
Që duhet thënë
Atë ditë e lind të vërtetën
Mbretëreshën e fjalës
Dhe e vret gënjeshtrën
E thënë nga frika
Ditën kur te guxosh
Të jetosh i vetmuar
Atë ditë do ta vrasësh vetmin
E lind guximin
Të jesh mike
Me gjithë botën
Dhe atë më të dashurën
Vetveten.
SOT
Perplasur
nga ererat
e pa turpshme
bie ngadal
duke fluturuar
Ne shtratin e vjeshtes
se veruar
Kerkoi token e bekuar
Jam shprese
Dhe, di te jem vetem e lumtur ,sot
nuk kam kohe per asgje, me
Jam pa trup
Vetem shpirte jam
Nuk kam kohe, ta barte trupin me vete
te renduar nga marrezite e kohes
Jete jam
Veshur me gjethet e me te bukures vjeshte
Dite jam
veshur me vesen e trendafilit
qepur me rrezet e diellit
mall jam
dhe fluturoi ne majat e drunjeve
ti shohe
100 ngjyrat e atedheut
Sot
Feste jam
Vishem me himnin e flamurit
qendisur me mallin
e gezimit
Te jem atje sot ,dua
Enderre jam
dhe bie ngadal
ne shtratin e kuq
Perkundur nga hapat e pranveres
se lodhur nga pritja
per ta pare enderren e bashkimit
Poezi jam
nisem per ne udhen e shkronjave
dua te jem atje sot
me valsin e lumturise
Kenge jam
e pa kenduar!