Lume Plaku
TA DISH,QE……
Po më pe me dritë në sy
do të jap zemër e shpirt
po të pash,që më shef shtrëmbët
do më kesh gjarpër në ëndërr
o do gjesh akull në zemër……
E VERETETA E GENJESHTRA….
Janë dy ekstreme gënjeshtra me të vërtetën
si i ftoht’ i dimrit ,me nxehtësinë e verës
si errësira e natës,me dritën e ditës
si lulet plotë aromë e gjëmbat e ferrës…
LARG STRESIN----
Zemra e syri,
që lozin e të lumtur buzëqeshin,
e trëmbin e sa me larg e dërgojnë stresin….
DRITE SHKURTERI….
Nuk shijon e s’njef bukuritë në lartësi
forcën e ngjitjes e krenarinë,që ka shqiponja
ai,që me dritën e syryt arrin tek hunda e tij
e gjithë zogjtë e qiellit,i quan laraska,o sorra.
JA VLEN TE HESHTESH…
Heshtja të mënçurin në vesh e këshillon
mos të lodhet me ta,që vetëm intrigojnë
e merr për dore e tutje e largon
prej atyre,që ndëgjojnë,por s'duan të kuptojnë.
HESHTJA MJALT…
Kur duhet dhënë përgjigjia,por nuk e di
kur e di,që ajo fjalë vret dashuri
kur flet e s’të kupton,kush pranë të rri
heshtja është mjalt,s’paguhet me flori…
VLERA QE VLEJNE…
Fitimet më duhen për të jetuar
e nesërmja mos të më vras
në zemrat e miqëve të nderuar
të kemë kohë të shkoj të trokas.
Ti bëj strehë për t’u qetësuar
me dashuri trasparente kristal,
me pastërti,si ujë burimi gurgulluar
e ky është fitimi më i madh.
NDEGJOME….
“Larg imoralit,se e bën e ta lë në derë
dhe nga ai,që vjedh,se ty të thërret hajdut
e zerrua,më shumë se vetja s’të jep vlerë
aq di,s’ka faj e të thërret “zerro me xhufkë”.
VLERE…….
Në një vënd,ku ligësija nuk myket
dhe turpi bashkë me bukën hahet
mbaj vete vlerë,atje mos bjerë
të shkatërrojnë,s’të kanë njofur asnjëherë….
MOS MIRENJOHES……..
Mos e kafsho,se të ushqeu ajo dorë
gotën,pjatën,që hëngre,mos përmbys
si zvarranik do përfundosh, shpejt a vonë
të puthësh këmbët e atij,që do të godis
KUJDES!!!!
Dimri të tkurr trupin e bën të fortë si veten ,
vera të ngroh kockat ,ti pregatit për vjeshtë,
kujdes pranverën,kur muskujt jasht i nxjerr,
se është stinë e bukur,por dhe pak e pabesë
VETMIA…..
Vetmia,ogurzezë më përzien mendimet,
që vërdallë si flutra më vinë nga larg
hapin krahët si fletë ditari me kujtime
e me to flas,me to qesh ,me to qaj….
EKSTREME…..
Kur i dituri insiston me këmbëngulje
e me ambicje të arri
atje, ku mëson e shfrytëzon gjithë diturinë,
është mënçuri….
Por kur vrapon si gomari i padituri
me ambicje plotë ligësi
drejtë majave ,që ku s’arrihet të arri,
është marrëzi……
NEQOFTESE..…
Kur vëndin e vlerat e tua nuk njef
e fut hundët,atje ku s’duhen futur,
mos u mërzit ,kur të përdoresh nga të tjerët,
si leckë çimentoje e të të fryn si pluhur.
MIKE ME HESHTJEN…
Dikush,kur flisja s’më dëgjonte
tamam vesh shurdh
e ma linte fjalën jetime……
Dikush injorant,me pretendime
me arrogancë e me dhunë
fjalën, ma copëtonte thërrime….
U bëra mike me heshtjen
e fjalët vura mënjanë
kujt t’ja thoja????
Kërkoja një zemër të madhe
o mendimet me shpirt binjak
të kuptohesh ç’të thoshnim,doja.