Izota Rexho Haruni
ME KALLZA GRURI
Me kallza gruri e rrite shtatin,
Ngjyren e tyre lekures hedhur,
Pantallonat të thyera mbi gju,
Kush nuk te pa,s‘mbeti i dehur?
Buze e kuqe turperon qershine,
Nje engjell,kishte zbrit nga qielli,
Dhe ajo bluze qe ta fshihte gjine,
Zbulonte supe,kur ngjitej pas belit!
Me bulëza djerse,balle-zbukuruar,
Aromë jasemini trupi te merrte.
Kush t’u afrua, nuk ndjeu drithme,
Nuk kishin faj, se u fusje derte.
Kur ecje ti, pershperisnin gjethet,
Me turp beje dhe vetë trendafilat.
Ua more ngjyren,ja veshe shpirtit,
Kendoje ti, dhe heshtnin bilbilat!
Te krijoi zoti në një dite të shtune,
Dhe u mor me ty, të gjithe ate dite.
Ne shpirt te hodhi nga shpirti i tij,
E se ç’fare te dha, ta tregojne syte!
Nga syte e tu çelin mijra bozhure,
Dhe disa petale të ngelen mbi faqe=.
Zeri kur dilte prej buzëve të kuqe,
Si ujët e burimit, kur del me naze!
Nuk di,je hyjni,apo mos je xhinde,
Vetëm di te them,me ke xhindosur.
Gjithë diten baritem si i pergjumur,
Dhe naten e ndjej,sa m’ke plagosur!
Pse nuk me do, moj te vrafte zoti,
Ai zot qe të beri me shumë kujdes.
Po nuk te mora,le t’me vrase mua,
Rrugeve do endem,bohem do mbes!
TË DESHA
Te desha, pa tu bere pjese.
Me rrembeve, pa me kerkuar,
Tani po iki pa u ndjere!
U bera shtrat i dhimbjes time,
Si shtrati i nje lumi,
Qe percjell uje pa pushim.
Here i qete, i pa trazuar,
Here - here me terbim.
Ndjenje.
Qe derdh aty ku buron,
E ngjizur me veten,
Ndjenje shterpë,qe lindi veç merzi.
Te desha,
Pa te kerkuar qe te me duash,
Edhe ti,
Ti, do tu bashkohesh kujtimeve,
Pa te mbajtur meri...
BORËS
Rrezja e djellit te shton shkelqimin,
Nuk te tjeterson,nuk te munde dot.
Vetëm krip e gurte ta shpoi zemren,
Te shkrin ngadal, dhe, te kthen lot.
DESHA NGJYRAT E SHPIRTIT
Gjithe ngjyrat e shpirtit shpertheva,
Ylberin kerkoja me sy
Pas shiut te kripur te vjeshtes,
Vjeshtes së etur per filiza te rinj.
Shi, qe i mundi gjethet pa linfe
Dhe veshi me ngjyre meit.
Ndjej tek gjarperohet rreth deges,
Perkedhelet, e dritherimat
Ti percjelli ne shpirt.
Ne shpirt te ç’ngjyrosur nga zhgenjimi,
Dhe nepër te timit shpirt.
U fsheha pas ngjyrave te vjeshtes,
U fsheha, pas puthjesh e perqafimesh,
Pas ndjenjash qe nuk ishin ngjizur,
Pas nje melodie ne heshtje belbezuar,
Dhe ju luta nje kenge,
Nje kenge te pa kompozuar...
Ju luta te pikturonte brenda syrit tim,
Te pikturonte nje bote,
Ku ç’do gje eshte e prekshme,
Nje bote,
Ku gjaku ka ngjyren e tij,
Dhe loti ka ngjyren e gjakut.
Atje ku shiu ka shijen e lotit,
Ku loti ka peshen e dhimbjes,
E ku dhimbja quhet dashuri.
Gjithe ngjyrat e shpirtit shpertheva,
Peneli pikturonte vetëm në GRI!
NUK E DI ÇFAR JE
Nuk e di je Ujk apo Qen,
Por di qe vetë jam si Hene.
Mos u shnderrro,e ke te kote,
Une te çmende kur jam e plote!
Ulerin si i terbuar,
Jam e plote, jo e moshuar.
Une magjin e kam ne gjak,
Neser, do rinohem prap.
Nje here Qen e nje here Ujk,
Te me mposhtesh valle kerkon?
Nuk i tutem une askerkujt,
Ti zakonin nuk e harron.
Qenin e kam shume per zemer,
Edhe Ujkun e kam zbutur,
Nuk fiton ti kurr me mua,
As me sherr, sa me të lutur.
Se kuptoj,pse të thon manar,
Nuk le asnje yll pa e share.
Mos m'u hiq i dashuruar,
Ulerin dhe ske të pushuar.
As manar dhe as i terbuar,
Nuk ke kurre per t'm’u afruar.
Mblidhe mendjen,gjetke gjuaj,
Une per ty, jam mall i huaj.