LINDITA DODA
- TË PRITA
Ti prita mbreme
Ne ftesen e pranveres
Ti vetem fli...
E castin ia besova eres
Per te ti....
Me detin e kalova naten
Ndoshta dhe yjet ndien zili
Prekjen e arratisur
Kthyem ne magji
Ti vetem fliii....
Zjarri I nates se veres
Detin ma pasqyronte ne sy
Puthje nga buzet e nxehta
Vala e fiku aty....
HIJA
Çndjesi eshte kjo perballe qendruar
Me talentin per te lundruar ne mendimet e mija,
Zakon te vetem qe s"ka harruarr
Me driten te banoje dhe hija ...
SYTE E MUZGUT
Sytë e muzgut t'i zhvishja nga të tijat ngjyra
shpirtlodhura nga grija në të zi ,
ngjyrë agimi t'i vishej fytyra ,
në mos më tradhëtoftë pasqyrash nuanca gri...
TE DUA S'TE DUA
Ti Grua
Perballe ke perjetsisht
Te Dua ...
S 'te Dua
Ty , prane s'te dua per tendin
Rreng,
Te largoj , jeten ma merr
Peng ,
Prane frymemarrjes me behesh
Rende ,
Larg zemres m'ia gjen
Nje vend ,
S te dua , ty grua
Jeten ma ben
ferr ,
E ne cast per Ty
Malli
Me merr...
Kush mendon shpetova
Nga ti ,
Nje varke shpetimi kerkon
Perseri....
S te dua ,
dashurine per Ty
Do e ndal ,
E vec mendimi e ben
Te marre ,
Dashurine kush s'mundi
Te ta shterr ,
Se nga ti jeten
E merr ,
E keshtu dilema ,per Ty
Grua
Midis
Te dua ...
s'te dua...
Ti njeh vec ligjet
E tua...
E bota do vazhdoje te shoh
shtrember...
Dhe njekohesisht te adhuroj
Dhimbje e embël.
TI KOHA IME
Ti koha ime,
që ma thinje ëndrrën
fjalët
brenda së njëjtit labirinth
m'i lë ,
diku ma fshehe mallin
të bisedoj vetëm
errësirës
me të...
Ti koha ime
dhe pse me një pemë degëthyer
më ngjan ,
vetëm mendimi se s'më shmang dot
të bën të marrë...
ndërroi stinët
vjedhurazi ,
ngadalë ,
pa zhurmë
vecse s'ma shmang dot përqafimin
në të rëntë rruga nga unë...