ANGJELINA KRASNIQI - ENXHI
TAKIMI IM ME PROZATOREN
ZHANETA LAZRI
- për librin me tregime “Magjitë e mbrëmjes” –
Me zonjën Zhaneta Lazri, gazetare e njohur e Angjensisë Telegrafike Shqiptare, nuk isha takuar asnjëherë.Kisha dëgjuar dhe kisha lexuar për të nga miqtë e nga shokët në shtyp e në fb.Prej kohësh më lindi një dëshirë ta takoja nga afër, të dëgjoja zërin e saj, të lexoja vështrimin e qetë dhe heshtjen që flet shpesh herë më shumë se mijra fjalë.Këtë dëshirë ja shpreha dhe të shoqit të saj Ndue Lazri,edhe ai gazetar i njohur.Përgjigja e Ndues ishte pak e këndshme dhe alegorike: “Don të ta postoj, apo don të ta dërgoj me fluturimin e parë nga Bolonja për në Gjermani dhe ta kesh në shtëpine tënde, se unë prej me shume se 35 vjetësh jam “ngopur”, më ka dalë prej hundësh.Për një çast ngurova, por duke ditur humorin e tij nga miqtë që shkruajnë, e që kanë jetuar me të nga afër, ju përgjigja: “Nëse mundeni ma postoni,ose dhe ma dërgoni me avionin e parë, por të dini se, më pas do ta kërkoni dhe unë nuk do t’ua kthej përsëri”!Që nga kjo bisede e thjeshtë në chat,në fb, nuk kishin kaluar as një javë kur trokiti dera.Renda ta hap me të shpejtë,sepse nuk dija kush ishte, dhe ne që jetojmë në emigracion i keni miqtë të pakët si festat tona.Për habinë time shikoj te dera një grua me moshë më të madhe se timen, me një fytyrë të qetë, me nje vështrim të ëmbël, për të mos thënë, shumë të embël,e cila kishte në duar një trendafil dhe në kokë një kapele të bardhë, flokët i ishin derdhur mbi supe,ndërsa mbrapa syzeve lexohej një botë e tërë.Në ato momente nuk kisha si ta pyesja; kush ishte dhe nga vinte, sepse miku te dera e shtëpisë nuk pyetet, por pa e zgjatur e ftova brënda dhe e ula në kolltukun më të veçantë të sallonit të madh.Ajo u ul dhe po më shikonte në bebe të syrit,më la në duar trëndafilin që mbante në duar, por dhe atë të buzëqeshjes dhe ende pa u ulur mirë më pyeti:
- Nuk po më pyesni kush jam?
- Prisni, zonjë! Në radhë të parë, mirse erdhët, dhe me pas duke pirë kafen do pyesim.
- Jo,jo, më parë më pyesni, sepse për të pirë kafe do kemi kohë, sepse unë kam ardhur për të mos u kthyer më andej nga erdha.Burri im më nisi për te Ju dhe më tha, që të mos kthehem më në derën e tij.Dhe të dini se shkaku jeni Ju.Kam 35 vjet martesë dhe kurrë e askush nuk arriti të na ndante, këtë e bëtë vetëm Ju!Dhe me sa shikoj qënkeni e mirë, e bukur, elegante dhe paska të drejtë ish burri im që më përzuri nga shtëpia.
Mbeta, xhezveja me ra nga duart, ndërsa trëndafili u drodh nga gota me ujë dhe ra në tokë e u thye bashkë me gotën.Petalet u shpërndanë si puthje të bukura nëpër dysheme, por unë po dridhesha.
Zonja që kishte bujtur për mik qëndronte e heshtur, nuk i dridhej as qerpiku vetëm se vuri buzën në gaz.
- Më falni,çfar thoni kështu se nuk po kuptoj?
- Kuptoni, kuptoni, më tha ajo duke u rehatuar.Deri sa burri më përzuri nga shtëpia dhe me tha, që të jetoj përjetësisht në shtëpinë tënde, këtu diçka fshihet.
Isha zbehur dhe bëre si një shall i larë dhjetra herë që i del boja, por për kohëzgjatjen, dashurinë dhe kujtimet e bukura vazhdojmë ta veshim edhe pse kemi në garderobë dhjetra të tjerë.
- Cili është burri juaj zonjë? Më falni sepse nuk po ndihem mirë?Askujt në jetën time nuk i kam hyrë në pjesen e ndjenjave dhe jo më juve që nuk u kam parë kurrë.
- Mua nuk më keni parë, por keni parë burrin tim.
- Cili është burri Juaj?Durat, buzët po më dridheshin, këmbët nuk po më mbanin.O zot, kësaj i thonë, të të vijë andej nga nuk e pret!
- E keni gabim, më tha ajo, Ju e prisnit këtë, ndryshe unë nuk do kisha ardhur.Ju keni biseduar me burrin dhe ai u ka dhënë fjalën se do tua dërgojë me fluturimin e parë nga Bolonja e Italisë.
E hodha xhezven në lavaman dhe e përqafova.Ju jeni bashkëshortja e Ndue Lazrit?
- Po, ajo jam që mos qofsha,kam bërë gjithë këtë rrugë për të ardhur deri te ju, dhe më e keqja është se nuk do “kthehem më”.
- Mos u ktheni,zonjë, do qëndroni këtu me mua, dhe u jap fjalën se do ndiheni mirë, por dhe mua do më bëni shoqëri, sepse ndihem vetëm.
U ula pranë miderit tim dhe e perqafova Zhaneta Lazrin.E mora në duar, e përkunda, e shijova nga afër vështrimin,buzëqeshjen dhe më pas hapa kraharorin e saj për të lexuar çfar fshihte brënda saj.
Që në fillim kuptova se Zhaneta ishte e pakët në fjalë, por më shumë shprehte nënkuptime në çdo qëndrim, mendim dhe varg të tregimit të saj.Sa më shumë që shtyhesha në thellësi të mendimeve të saj,kuptoja se,fliste me fjalë të prera,të sakta,jo shumë lakonike, por dhe jo shumë të gërshetuar me fantazinë dhe dëshirën për të thene shumë.Ishte vërtet e “Magjishme” në mënyrën e tregimit.
- Jeni e thjeshtë në të treguar dhe shpjeguar, por jeni vërtet e magjishme për nga stili,i pëshpërita.Nuk kuptoja i thoshja vetes apo asaj.Por ajo nuk fliste, vetëm buzëqeshte sikur më pohonte, kështu kam qënë në jetën time, e thjeshtë, e sinqertë dhe e vërtetë.Prandaj dhe çfar degjoni nga pena ime, nga goja ime, nga mëndja ime, kanë të bëjnë me jetën tonë reale, thjesht duke i bërë gjerat më artistike dhe më të pëlqyshme për njerzit që na rrethojnë.
- Por, arti i vërtetë ky është, zonja Zhanetë!Njeriu këtë kërkon, që të shikojë vetën në ngjarjet e treguara prej jush, por dhe prej të tjereve.
Ajo qëndronte modeste, si duket natyra të tillë e kishte krijuar.Një lule të veçantë për nga ngjyrat dhe nga aroma në kopshtin e bukur ku qëndronte.
Çfletimi i mendimeve dhe atyre qe lexoja duke u futur gjithnjë e me thellë në liqenin e mendimeve të saj, më bente pa kuptuar ta tërhiqja me pranë vetes, dhe ajo si për çudi nuk kundërshtonte.E kisha bërë njësh me buzët dhe sytë e mi, me dukej se do ta haja me sy e me buzë, dhe prapë do mbetesha e pa ngopur.Tregimi i saj për tezen ishte një shtrirje jetësore e jetës së një gruaje që jetonte deri në fundin e jetës së saj me një dëshirë të madhe për dashurinë e shtegëtuar,por që në shpirtin e tezes edhe në fundin e jetës kishte lenë ngrohtësinë dhe dëshirën e madhe për një kthim, sado i vonuar që të ishte ai, prapë lumturia e një shpirti të dashruar nuk matet me vitet, por me momentet e lumturisë.Fjala e përdorur dhe fjalori në gjuhën e saj janë kaq njerëzore dhe jetësore, sa nuk kupton, lexon apo dëgjon këtë rrëfim nga goja e vetë Zhanetës.Kur mbaron këtë tregim ndjen një drithërimë shpirtërore dhe nje shije lëndimi në shpirt për një dashuri që sejcili nga të dy të dashruarit e merr me vete në shtëpinë e fundit, por duke lënë një mesazh të madh për të gjallët.
Zhaneta tregonte e tregonte, dhe une nuk kuptoja që filxhanin e kafes e kisha lënë të pa prekur dhe po pija me shume deshirë dhe etje fjalët e saj, ngjarjet që ajo më tregonte me një zë që nuk e kisha dëgjuar më parë në jetën time, për nga mënyra dhe nga sinqeriteti.
Më poshtë ajo më foli gjatë për një tjetër dashuri,për një dashuri të lindur në një moshë të njomë, në një moshë kur vetë edhe unë isha si një gonxhe e hapur dhe flladet e pranverave përkundin brënda meje po të njëjtat dëshira ashtu si dhe të personazheve që ajo më tregonte.Kjo më bënte ta dashuroja dhe me shumë fjalën dhe tregimin e saj, sepse ishte jetësor dhe i prekshem, pa ato fantazitë që përdorim shpesh në fjalorin tonë, për tu treguar me intelekt dhe me kulturë të gjërë.Zhaneta kulurën e saj e kishte si aromat që qëndrojnë në shishet e vogla, por që aromën e kanë në kohëzgjatje, por dhe që të bëjnë të ndihesh mirë për gjatë gjithë kohes që je e pudrosur me pikëzimet e kësaj arome.Edhe në këtë rrëfim, mikja ime më bëri të kuptoj se ndjenjat e thella qëndrojnë gjatë, dhe bëjnë të lumtur çdo njeri të sinqërtë dhe thellësisht të dashuruar, por që vitet ikin dhe koha nuk kthehet mbrapa.Vërtet koha nuk kthehet mbarapa, por mesazhet qëndrojnë në çdo kohë dhe për këdo që i dëgjon këto ngjarje.
I hodha një sy vështrimit të Zhanetës dhe e vendosa në tavolinë.U ngrita dhe mblodha petalet e trendafilit që u thyen bashkë me gotën.Aty kuptova se trendafili dhe gota ishin të vajzës sime,që i kishte këputur në oborr para se të vinte në shtëpi dhe i kishte prurë një mbrëmje më parë.Si duket kur panë trendafilin e buzëqeshjes nga kapaku i librit të Zhanetës, ato nuk duruan më shpërthyen dhe u përplasen në tokë.Tani, me të drejte po kuptoja dhe une pas takimit me të se, vërtet dy trendafila në shtëpinë time nuk mund të qëndronin.Trëndafili Zhanit qëndronte i kuq, i freskët dhe i plotë, në të frynte pranvera e frymëzimit, që më bënte dhe mua të mos e hiqja nga dora.
Rrëfimi i tretë i saj ishte dhe më rrënqethës se dy të parët, shumë më jetësor dhe shumë më i ndjeshëm, këtu kuptoja se Zhaneta kishte gjetur çelsin dhe menyrën e saj për ta bërë bashkëbiseduesin te mbante veshët dhe syte ngrehur.Në këtë tregim më shkojë për shtat fjala e urtë popullore “ kush ka vajza, botën ka”.Ky tegim shumë i shkurtës, të lë mbresa të mëdhaja, dhe kur arrin ne mbyllje mbetesh disi e befasuar,sepse ke dëshirë që zëmërgjerësia, dashuria prindërore dhe ajo njerëzore të të shoqërojnë edhe më gjatë në lexim, por dhe në jetë, pasi kemi filluar ti largohemi realitetit dhe dashurisë prindërore, dhe në këtë rast tregimi i zonjës Zhanetë është një recetë e cila shëron shumë shpirtra të vrarë nga largësia apo pamundësia për të qënë pranë prindëve.
Përshëndetja e fundit me Zhanin bëhet nëpërmjet një “Përralle” të shkurtër, por që për nga mënyra dhe nga alegoria na fut në mendime të thella, pa moral që bie në sy, pa fjalë të thata e të pa “pjekura”, por ajo me gërshetimin e një “Prralle” na bën të kuptojmë si duhet në të vërtetë të jemi në jetë.Këtu kuptoj dhe jam e bindur se autorja në fjalë, do jetë dhe një gjyshe e ëmbël për prrallat e nipave dhe të mbesave të saj.
Vazhdova të çfletoj më tutje, por për çudinë time, gërmat nuk po i njihja më, dhe kuptimi i tyre kishte humbur, më pas kuptova se, vazhdimi ishte në Italisht dhe jo më në shqip, u pezmatova disi, por me në fund thashë, “bukur, sepse jo vetem lexuesit shqiptarë kanë nevojë për tregimet e Zhanit, por dhe ata Italianë”.
Pasi e përkëdhela me dorë portretin e saj, por dhe penën e saj të mrekullushme, e vendosa në etazherin e librave të zgjedhur dhe i pëshpërita.:
“Tani përfundimisht dhe përjetësisht do qëndroni këtu me mua, zonja Zhanetë, nuk do ktheheni më te bashkëshorti juaj Ndue Lazri”.
Hapa kompjuterin dhe i shkruajta Ndue Lazrit:
“Zoti Ndue, gruaja Juaj ndodhet në shtëpinë time.Edhe nëse Ju do ta kërkoni, unë nuk do mundem tua kthej më.Ju jeni i dashruar pas saj, por edhe unë jam e dashuruar pas penës, mënyrës, formës dhe stilit të bukur të tregimit”.Me këtë veprim prita dhe pres akoma përgjigjen e zotit Ndue, i cili nuk po me shkruan, si duket është “penduar”, që gruaja e tij ndodhet përjetësisht te unë.