VALI LUARASI ---VALTER DAUTI
- OXHAKU
Djeg oxhaku heshtur drute,
Kercet dhembet si acar,
Digjen zogjte tulatur,bute,...
Digjen lulet me shtat-varr.
Digjen re,bashke me ylbere,
Bashke me zera...digjen zjarr,
Perpeliten enderr-mjere,
...nxin oxhaku-oxhak-varr...
Digjet pylli,lumi,mali...
Ne lengim,kthehen ne hi..
Qenka ves i keq ky malli,
Kur braktiset nje shtepi.
Plaku hesht...trazon oxhakun,
(Eh,prek endrra neper terr...)!
Zjarri djeg...dhe ben hi plakun,
Skuq oxhaku si nje ferr...!
Iku gjindja,udhe botesh...
Digjet zjarri ne oxhak.
Jeta qenka krijese lotesh,
...sidomos...kur behesh plak...!
- MODE MODERNE
Te kesh dy gra qe te te duan,
Nje me kurore e tjetren fshehur,
Ne skenen-jete,teater luan,...
Here manekin,here tape i dehur.
Dy portofole te mbash ne xhepa,
Te parin bosh e tjetrin plot,
I pari,hapin hedh te qepa,
I dyti, pergjerohet lot...
Te besh dhurate nje parfum fallco,
Ne pervjetor njohje...dikur...
Dhe si fisnik,dashnor firmato,
Te ndizesh shpirt...te behesh zhur...
Te kesh femije qe bredhin naten,
Te mbash dy qene te races "klas",
Te kesh pushtet,te pa fund harten,
Te jesh mes turmes,vetem As...
- MË SHANI KOT
Me shani,nga qe dua Djanen,
Nje vajze me sy pa faj,
Ju lutem,mos ia ndyni famen,...
Eshte Engjell zemer e saj.
Me shani,sepse Djanen dua,
(Oh, c'perendim mbi buze!)
Sa bote e tere,i vlen nje thua,
Kur qesh e kthehet shpuze.
Se,Djanen dua,ju me shani,
Me thoni"i pa cipe..!
Ajo te deh si raki mani,
...tek sa pulit vec syte...
Sa sharje...vec se dua Djanen...
(E dua,perseri...!)
Ka vite qe s'ia gjej dot anen,
Per ju,s'dua t'ia di.
Se,Djana eshte ambroze hyjnish,
Dhe...ju,po ta takonit,
Do thoshit:"Eh,c'Engjell qe ish,
Sa une, do ta donit...
- Mes drureve pa nje gjeth...
E,zeri kurre mos i humbte,...
Mes dimrit qe te ngjeth.
I ngathet ec miu hirosh,
Kasolles cep me cep,
Sikur me thote ky bukurosh:
Po miu...eshte poet ?
Sepse lodron ne ngrice-acar,
Ne tape shishen gervish,
Te bota tej, dremit e bardhe,
Nje goteze, mund ta pish...
Shkreti e bardhe derdh nur te hirte,
E shkuara nis vdes...
Shtepiza ime me shpirt te flirte,
Merr fryme dhe zjarr me ndez.
Keshtu gjallon gjithcka ne bote,
Plot jete...perjetesisht.
...shtepiza ime,si shpirt i ngrohte,
Merr fryme paqshmerisht...
U vesh me bore shtepiza ime,
Si nuset ne perralla...
Tani,dhe vjershat plot mendime,
...zene behen me te rralla..