SARANDA SHALA
Ka studjuar per”Gazetari dhe Psikologji, aktualisht vijon studimet master ne Universitetin e Prishtines,”Psikologji klinike dhe keshillim”.Ka pasion shkrimin dhe hobi ka poezine.
Gazetare dhe psikologe,Saranda Shala flet për “Fluturime poetike”.
Gazetaria është një pasion që në fillim lind nga dëshira për të shkruar,pastaj dalëngadalë të bëhet një mënyrë e pandashmë për të qenë në kontakt me të tjerët.Të duket sikur ke diçka që duhet gjithmonë t’ia thuash dikuj.
Psikologjinë, e kam zbuluar vërtë më vonë dhe jam bërë rob I saj,sepse më duket se duke njohur ndjenjat dhe mendimet e tjetrit njohë më mirë vetën time.
Libri,është forma jonë ideale e ekëzistencës,Pa librin nuk e di si do të ishim.Kafshët që janë jashtë nesh I duam shumë.por na dhimbsen edhe pse nuk e njohin ekëzistencën e librit.
Poezinë,e kam zbuluar herët .Sot më shumë më pëlqen të dëgjoj nën tinguj muzike,ose ta lexoj pa zë.Dikur më pëlqente ta recitoja,por sot nuk e kam atë dëshirë nga që jeta ka shumë prozë.
Fotografia:Roland Bart thoshte që fotografia ndalon kohën.Fotografia jo vetëm që ndalon kohën por ajo mban gjallë kujtimet dhe ëndërrat.Kur shohë një foto time të fëmijërisë,nuk shohë vetëm portretin tim aty,por shohë qytetin e vjetër,rrugët nëpër të cilat kam ecur,shohë atë kohë që ka ndaluar aty.
Politikën, e dua kur është teatër që kënaq dhe urrej kur bëhet karikatur e dramës që jetojmë çdo ditë.
Teatri, është vendi që na mbledh për të parë jetën tonë në mbrëmje.Në fakt,mbrëmjet tona janë bërë teatër i mërzitshëm,ndaj dhe sallat e teatrit kemi nisur ti boshatisim.
Në fund zgjodha lirinë.
Liria është ajo pasuri që ne nuk e dimë sa vlen dhe sa kushton.Liria është gjithçka e shtrenjtë që ne e shpërdorojmë çdo ditë si ajrin dhe ujin.Po ta denim se çfarë është liria edhe ajri dhe uji do na e bënin jetën më të lehtë.Për fat të keq njerëzimi kurrë nuk do ta mësoj rëndësin e saj,për sa kohë që ne vritemi akoma.

PRES
Pres
në mes trishtimit e ëndrrës,
hedh sytë në dritare,
seç zihet diçka brenda vetes,
derisa shikoj këtë rrebesh me shi
e zemra ime si kjo vetëtimë,
godet për ty.
Hedh një hap pas…,
afrohem pranë zjarrit,
kam ethe,
sa ndjej ftohtë,
as ky çaj i malit nuk më ngroh.
Nga temperatura digjem zjarr
e tëra,
kur ty nuk të shoh…,
pastaj…,
shtrihem të bëj një sy gjumë.
Sa pranë të kam, kur je kaq larg
e kujtimet ikin në harresë,
në shpirtin tim do të vërtitesh…
Eja në ëndërr sonte,
sa mall kam,
të pres..
FUNDVIT
Jashtë bën ftohtë,
Ç'të bëj?, - unë them me veten,
Në stacion të pres a të kthehem,
Trafiku urban thua ka ndaluar me kohën,
pasionin, ëndrrat s'm’i ndalon dot..
Bora si një ciklon sillet e mbështillet rreth trupit,
makina me xhama të zinj parakalojnë,
Autobusi fill pas tyre vjen,
Ulem pranë dritares në perde bryme,
Si udhëtare me peshë të tepërt,
Them jeta symbol, të bardhën e të zezën ka.
Shikoj nga dritarja,
Sa i zbrazet me duket ky qytet,
i zbardhuar e i stolisur,
Supet më rëndohen akoma më shumë,
shoh njerëz të ngrirë duarsh,
Faqe mavijosur,
të pafajshëm ikin e braktisin.
Ndizet pullë e kuqe, sinjalizon zbritjen,
E mërzitur zbres ngadalë,
hap sytë,
bardhësi dimri reflekton,
Në dorë mbaj aparatin,
Shkrep, trak-trak,
klik…
Një foto për fundvit…
Lutem, e keqja të shkrihet në borë…
HARRIM
Ne detin e kaltert fryen ere..
Vetetima tund dallget adriatike,
Si nje flutur me krahe ngjyrash,
Dalengadale, notoj shtigjeve..
Perballe me shfaqet nje peisazh..
Anije e bardhe, që lehte lundron,
Shkalleve ngjitem drejt e avash,
Dua te udhetoj kilometra ku agon..
Te harroj Ty dhe harroj gjithcka,
Ç ‘dashuri që ndjej per ujin kristal,
Marinare e lumtur ngjitem ngadal,
Kujtimin tënd diku po e ndal...
Vala e merr, kujtimin ja fal.
BALADË DASHURIE
Si udhetare e neteve te gjata
Me halle e me rropatje
ne kete qetesi te hidhur
denese dashuri e humbur.
Te desha, pa e ditur se te desha,
ti harrova genjeshtrat,
duke te besuar.
Ti fala gabimet duke mos
I kujtuar, ndarja erdhi ..
Te humba, pa ditur se te humba,
Brenda ndihem e zbrazet,
E pranoj,
zemra ne gjysme eshte ndare.
Do te me duhet kohe e gjate
Plaget ti sheroj,
Ne kete rrugetim do iki larg,
Atje larg..
Ne ishujt e braktisur
Do marre me vete kitaren,
E do kendoj me mall
Kengen e fundit te ndarjes...
Më kot,
Do kërkoj rrugën e ringjalljes!...
Ti, përjetesish,
Do jesh mes tingujsh, mes vargjesh...