LIRIDONA SHEHU
NJË RRUGËTIM I RI I POETES LIRIDONA SHEHU
Me një"Alfabet zemre" hyn në labirinthet e poezisë një poete e re,që kërkon t'i dëgjohet zëri. Një zë sa lirik,aq edhe epik i një hasjaneje të re,që di të na i përcjellë me muzikalitet. Tingujt e bukur rrëshqisnin nëpër vargje,e unë përjetoja të njëjtën ndjenjë,sikur të isha atje në Has.
E kuptova botën e saj shpirtërore,ja lexova thellësin e mendimit,sepse ajo kërkon të hyjë në botën e poezisë me një"Alfabet"që vetëm zemra e saj e di kodin.Një kod qè zbërthehet në vargjet e saj,e që na e pèrcjell ne të gjithëve,e ne duhet t'i japim urimin tone "Mirësevjen"në sofrën poetike.
Një hasjane e re,që di t'i këndojë këngët e vèndit të saj me dashuri,qè di t'i derdhë lotët për djemtë e rinj qè mbetën në altarin e lirisë.
Një poete e re që di të flasë me natyrën duke na e sjellë atë me të gjitha ngjyrat,për të thithur edhe ne aromën e luleve të malit,për të dëgjuar cicërimèn e zogjve tè fshatit Lukinaj ku ajo jeton,zhurmën e lumit ku ajo kalon,e me vargun e saj mistik ajo na thotë:Kaltërsin e qiellit i vesha trupit këmishë nate.....Sa ëmbël di t'i përzgjedh figurat krahasuse.Eh! vesën e mèngjezit zgjedh vaskë për trupin e saj.
Shikoni ç'farë imagjinate fshihet brënda shpirtit të saj,që si njè hajneshë di t'i vjedh ngjyrat e ylberit,për të lyer me penel portat e Prishtinës ku ajo kërkon të hyjë magjishëm,sepse kërkon të pamundurën,sepse beson te vehtja e saj,që duke shkallmuar prangat e fanatizmit ajo tè hyje me një"Pasaportë shpirti" poetike.Lumturohet tek kërkon këto,e fluturon deri në përjetësi siç dëshiron ajo të bëhet,sepse ajo di të vjedh rrezen e artë të diellit.
Në 24-orëshin,që kalon,ajo vetëm shpreson,sepse gjallëria atë e frymëzon.Por ajo edhe këlthet në varg,për lakuriqësinë që i duket si krenari e ç'veshur,e për të ajo qan.Sepse ajo kërkon të përkundet në bardhësi zemre,sepse aty ndihet ngrohtë.E për këtë ajo thërret Shpatën e Briskun,simbole që godasin të keqen.
Prandaj kërkon të bëhet poete,që me vargun e saj t'i ngjall"të vdekurit e gjallë’’ "PA NDOSHTA,JAM KJO QE JAM’’….Kështu shpërthen ajo në varg.Por,e di që poeti trazohet e frymëzohet nga çdo luhatje,por nuk trëmbet,sepse ka dritën,që i ndriçon rrugën e cila lufton me mesjetën zvarranike.Antivlerat blejnë edhe diellin,ulërin ajo.Prandaj ajo kërkon t'i kryqëzojë në varg meskinitetet,sepse do të mbrojë të vërtetën,duke shuar gënjeshtrën.
Por,që të bëhet kjo çdo njeri duhet të njohi ADN e kombit,duke kthyer kokën për vlerat e atyre që na lanë tokën tonë,për të mos u bërë ireale kjo kohë.
Ngrihuni o njerëz të vëndit tim.....thërret në varg kjo vajzë e re,për t'i thënë mërgimit ndal,sepse ka frikë nga imagjinata se si do të vijë e ardhmja.
Ajo është nxënëse,por sa herë mbyllet qershori ajo vuan,vuan sepse nuk do të kthehet të bëj brumë në magje.Ajo e do diturinë,sepse ajo di të çajë errësirèn.Ajo kërkon të lundrojë në oqeanin e përjetësisë......Dhe për këtë nuk do të stepet,nuk do trëmbet,sepse e urren injorancën të cilën do ta zgjidh siç zgjidh një ekuacion të vështirë.
Nuk jetoj dot si gjarpri nën gurë,.....sepse nuk duroj dot,dhe i jep këshilla vehtes duke i marrë nga njerëzit e mëdhenj.Të jetosh para se të vdesësh thotë poetja.Ajo udhëton në këtë rrugë duke rrëmbyer një copë dielli,për ta thyer errësirën në gojën e dritës.Këtë kërkon ajo,dhe e bën,sepse ka besim në vehte,sepse çdo gjëje të keqe ajo i ngre perde hekuri.Vallëzon e lirë pa pranga në poezi,kështu do edhe në jetë.Por njerëzit duhet të kenë në shpirt simbolin e paqes,që e krahason bukur me një koncert lumturie.Por e di.që shpesh ndodh eklips jo nga natyra thotë ajo,por nga rrethi ku jeton.
Por ajo merr frymëzim nga poetët që nuk ndalen edhe kur një tërmet u lëkund mendjen.Prandaj do të bëhet poete.Kështu e ushqen ëndrrën e saj,duke ecur në udhëdrite.duke hedhur penelin mbi poezit shumëngjyrëshe.Do t’i këndojë Rexhep Smajlajt,që për të është një Promete.Sepse Iliria ka patur figura të tilla me të cilët ajo krenohet në varg.Ajo e do tokën Ilire,e do Hasin,e do Prishtinën,
e tërë gëzim del në Shëngjin e flet me valën me një kod të ri.
Një alfabet,që vetëm zemra e saj di ta zbërthejë,e me këtë alfabet shkon në Shkodër e prek Rozafën,e trimërohet,mahnitet nga gryka e Valbonës e lundron në përjetësi.....pastaj rrëmben një grusht rërë nga Velipoja ta ruaj si kujtim,për t'u kthyer përsëri,sepse syri dhe shpirti ju verbuan nga ajo bukuri dhe dehet pa raki,sepse ra në dashuri jo me trupin e tij.......Dhe këtë sekret ja tha motrës hasjane,që vuajti në trotuaret e jetës si deri më sot,por,që laps e letër,nuk ja thyejnë dot. Po......e ka vendosur.Do të bëhet poete.Sepse ka besim tek vehtja,sepse fjalët e bacë Rifatit i qëndrojnë si gjerdan krenarie.Ajo di t'i ruajë në zemër,sepse ka një alfabet,që nuk ja vret plumbi i kohës.
Ajo do të hyjë në kështjellën e poezisë me një Pasaportë shpirti.........e shuan etjen në aromë filizi.Strehë ka një yll me kurorë mbreti.....Jeton,udhëton me pasaportë shpirti.
Ky është shpirti i Doni Shehut.
Hyra pa pasaportë në shpirtin e saj.Ndihem e lumtur.
Vlorë,2011 Liljana Troqe
BRISK - SHPATË
Kombinim jo i zakonshëm
Brisk-shpatë…
Shpatë,për të hapur vrimën.
Brisk për të depërtuar në të
Shpatë e mprehtë sa shpirtmadhësia.
Brisk i pastër si artdashuria
Shpatë me ar e mbuluar
Brisk prej argjendi ndërtuar.
Shpatë me dekada në jetë, udhëtarë
Brisk këmbët tash ka nisur të marrë
Shpatë një pedagog i mrekulluar
Brisk një nxënës i përkushtuar
Shpatë një burrë ‘’i hollë’’…
Brisk një vashëz e njomë
Shpatë-brisk,
BRISK-SHPATË
Udhëtarë liridashës,
Nisur drejt një rruge të artë!
KËNGA E ZEMRËS
Kaltërsinë e qiellit,
Ia vesha trupit
Këmishë nate,
Etjes i fala gurgullimën e përrenjëve...
Zjarrminë e diellit mbolla
Gjymtyrëve të ngrira,
Qafore vara yjëzit e bukur...
Vesën e mëngjesit zgjodha,
Vaskë për trupin tim...
Kaçurrelit i lidha lulet pranverore,
E gjethet e pemëve zbukuruese,
Hënës ia vodha dritën,
Për hijeshi të fytyrës.
Shpirtin ushqeva me zë bilbili,
Këngë e zemrës sime.
Ti dhe poezia jote,
Melodi e dashurisë.
Drithërimat e shpirtit,
Tinguj të përjetësisë.....
NJË MBRËMJE NË PRISHTINË
Më erdhi kristal me hapa të lehtë,
Prajshëm, ëmbël, zemrën ma lëkundi
Si dikur nëna në djep, fëmijë më përkundi.
Me ngjyra ylberi m'i arnoi brengat,
Zemrën e mistershme ma dha në grusht,
E më mbolli në shpirt ëmbëlsinë e fjalës.
Lulëzoi e para mes trëndafilash,
Aromën e lumturisë ma vari në zemër,
Më ndolli në shpirt zë kanarinash.
Prishtina hapi portën madhështore,
Mbrëmja puhizë shpirtin ma ledhatoi...
Poezia rend si foshnjë e sapolindur,
Buzëqeshje shiu, rreze hëne më sodit....
Ajo mbrëmje në Prishtinë...
Nuk e di....
Ndriçonin llambat e neonit më shumë,
Apo unë në brendësi...?!
NË VEND TË LIBRIT
Gjithmonë e doja shkollën,
Të shijoj dhe fakultetin mendoja,
Të vazhdoja për magjistraturë,
Të jem doktor shkencash ëndërroja!
Dhe sot,ku jemi ne?!
Ca në Veri e ca në Jug,
Disa në Lindje e disa në Perëndim,
Në vend të librit
Mësojmë të gatuajmë brumë,
Na dirigjuan në rrugën pa kthim.
Në depo mielli kohën e kalojmë,
Në vend të sallës së ligjërimeve
Me makina brumi punojmë!
Ahh...sa zjarr që kam përbrenda,
Ah shkollën sa ma ka ënda!
Por kurbeti mua më treti
Mërzia shoqe permanente më mbeti!
Shkollën ëndërrova,
Furrtar përfundova!
LIRI - DONA
Që kur u vetëdijesova po të kërkoj,Liri,
Dua të përvetësoj ilimunizmin,
Realiteti,sa i ëmbël e i hidhur për mua,
Ideali m’kërkon emrin e lindjes!
Dështim,kambanë klithmash...!
O sot,o nesër,lirinë do ta mabj në duar!
Ndoshta,kërkoj shumë nga kjo fjalë e shenjtë,
Që kam lindur me të,bashkë me ninullat n’djep!
Eh sa netë i kalova pa gjumë,
Here-herë u zgjova somnanbul,
Edhe fjetur edhe zgjuar kërkova Liri,
Pa pasur frikë as nga njeriu,as nga Zoti!
Dua ta zgjoj heshtjen e mendjes,
Baladë do të këndoj me zë shpirti,
Dhe e vdekur,n’qafë do var si relikte fjalën Liri!
Ujem ndoshta po bëhem,por Lirinë e meritoj!
Mos ma merrni,ma jepni ta shijoj!
NË SOFËR MIQËSH
Kurthuar litarëve kanunorë më mbetën,
Copëza të shpirtit,tufaneve,furtunave…
Nëpër shekuj,ëndrrash të përthyera,
Fjala më mbeti peng plagëve…
Haraç u paguaj gjëmave të moçme,
Që lanë amanet këmishën e zezë!
T’i veshim dritës-terrin,
Për një kinse traditë-burrëri!
E unë,trëndafilit të njomë
T’i bëhem gjemb dua!
Syve t’u qëndis ylbere e t’i vesh kaltërsi,
Qerpikut ujëvarën që ta përthaj atë krua!
Në sofër miqësh dua fjala t’i jap zë këngës,
Të marr frymë gjethesh bleroshe,
Petaleve ëndrrabardha të prehem,
Në dritëliri të përkundem valësh!
NJË PERDE E HEKURT
Do ta mbuloj trishtimin,
Me një perde të hekurt.
Do e fsheh mërzinë
Mbrapa perdes së hekurt!
Do e zhduk vetminë,
Pas një perdeje të hekurt!
Do e fundos pesimizmin,
Me perde të hekurt përmbi!
STOP!
Me perde të hekurt,
Në çdo vështirësi!
Armë!
Një perde e hekurt,
Dua të jetoj e veproj në liri
ATA…NUK ERDHËN
Sikur nata ua vrau dritën
E i përpiu errësira,
Sa shumë i pritëm
Ata nuk erdhën…
Ndoshta ajri i zymtë i kohës
I helmoi,
Ndoshta qielli strehë iu bë,
E ne menduam edhe t’i pagëzojmë
Ata...nuk erdhën!
Rrugën,kush ua preu,
Buzëqeshjen,kush ua thau...
Zemërhapur i pritëm
Ata nuk erdhën!
Ndoshta engjujt i morën përkrah
Ndoshta yjet ua ngrohin shpirtin,
Ndoshta qielli miqësisht i rrëmbeu,
Ata...nuk erdhën!
Sa shumë i pritëm.....
GURËT E KALASË MË FLISNIN
U struka në botën e guackës së vjetër
Dikur,imagjinata gjurmonte historinë,
Tiktaket e hapave modernë
Shpirtërisht u binjakëzuan
Me kalldrëmin e rrugëve të moqme!
Më thanë se fluturoja me krah shqiponje
Unë,nuk e kuptoj dot,
Athua e tëra aty isha
Apo në një tjetër botë?
Me gishtërinjë të dridhur
Ledhatoja gurët e kalasë
Në temperaturë të lartë gjaku më vlonte
Drithërima trupi në çdo hap
Syrit tim të uritur
I vesha kulturën e lartë.
Në çdo gurë që shkelja,
Në çdo bimë që nuhasja
Me ëndje lexoja nga një histori
Rozafa kryelartë engjëllore
Më vështronte me krenari!
Mbretreshë Teutën kërkova,
Me sy nuk e pashë,
Në zemër e ndjeva,
Në afërsi…..
Gurët arkaik më folën me shumë dashuri
Çuditërisht,një zë i ëmbël më përshpëriti
‘’Në mbretërinë tonë,Teuta sot je Ti’’
Ahh,…sa mrekulli
Perlë e vjetër ilire,
Pasuri e artë e tokës sonë,
Madhështia e Kalasë së Rozafës
Fiksim shpirti e syri përgjithmonë!
Gjuhën e gurëve në Shkodër mësova
Vetvetes ia kam shumë zili
Tek flisja miqësisht me gurët e kalasë
Rozafë,desha të flijohem përse
NË RRESHTA TË POEZISË
Dua të flas,por ma vrasin fjalën,
Po edhe sikur somnanbul të zgjohem,
Më akuzojnë.
Sekret t’u tregoj,nuk guxoj
Më përgënjeshtrojnë...
Ta fsheh në skutat e zemrës,
Di,por nuk dua,
Se mos ndoshta shpirti më mban inat,
Pastaj poezia syrin ma shtrembëron...
Sikur t’i vesh qenies sime fustan dashurie?!
Oh,më zhveshin,
Më bëjnë copë-copë...
Të arratisem në ujëvaren e lumturisë,
Më gjejnë edhe atje,
Ma burgosin kënaqësinë...
Ehh,sikur të lundroja në oqeanin e përjetësisë...
Jo!
Fundin afër do e kem,
Ia ndalin rrjedhën ujit,
I thurin një gardh të madh.
Me krah dallëndysheje të fluturoja kaltërsisë qiellore
Re të murrme më shfaqen
Më verbojnë pasionin…
Çelësi i dashurisë sime është poezia,
Nëpër rreshta gjej prehje shpirtërore,
Vargjet më ndjellin dritë
Më japin gjallëri,shpirt,jetë,ëmbëlsi.
Me ngjyrat e dashurisë pikturoj në poezi!
ALFABET ZEMRE
Në tinguj pianoje
Më ngriu kënga,
Vargjet i qava me lot shpirti,
Pushova vallen e shpuar gjembash,
Të shuaj etjen ëndërrave të bardha…
Fjalën ma vranë gjëmët e moqme,
Trupin më mbuloi këmishë e zezë
Amanet i ‚kinse’ traditës...
Vetveten ngushtëllova me drithërima zemre
Alfabet që nuk ma vret dot
Plumbi i kohës.
NË KOPSHTIN E LULEKUQEVE
’’Dikush ndoshta më troket në derë nga dëshira
për t’më parë,
e dikush nga dhimbja,
por më mirë sikur të mos i ndajë’’
—fjalët e bacë Rifatit po i citoj!
Trembëdhjetë vite më pare
Qarqafët e kuq kishin mbuluar kopshtin
Në sofër derdhej baruti i shpirtzinjëve,
Nuk mbetën duar për të gatuar bukën,
Qumështi ishte shterruar
Fëmijët ushqeheshin me ato copëza baruti!
Eshtrat klithnin,gjëmonin plumbat,
Liqeni igjakut doli nga shtrati,
I myku koha buzëqeshjet e luleve
Gjarprinjtë përdridhnin mishrat e heronjëve të pafajsisë!
Një plumb,një tjetër dhe një tjetër…
Shifrat ngritëshin në pafundësi…
Kullat e Jasharajve qendresë gurore
Shpirti i tyre bulëzim në liri!
Kthetrat e diellit mbërthyen Prekazin
Nën hijen e qiellit notonte gjaku,
Malet u veshën me pëlhurë të errët,
U përmbytën fushat në gojë të liqenit të kuq!
Historia më mori për dore atë mbrëmje verore
Pas kaq vitesh dhimbje e nderi
Ballë për ballë me bacë Rifatin
Në kopshtin e lulekuqeve krenaria gjerdan më mbeti!
M’u drithërua trupi,shpirti m’u dobësua
Guximi,nderi,trimëria e zotësia e Jasharajve
Portave të zemrës rrëmbyeshëm m’u prangua!!
(Korrik,2011)
EKUACION I PAZGJIDHUR
Stërmundim,vuajtje e lodhje pa mbarim,
Ka sot shekulli,që ecën drejt shkatërrimit...
Mërzitet e dëshpërohet deri në amshim,
Nga shëmtitë agresive që lëndojnë njerëzinë.
E kaplon nervozizmi,hipertensioni,
Deri në zhgënjim të ekzistencës!
Kur i varet në sy buzëqeshja e gënjeshtërt,
Pështiroset nga mashtrimet e eunukëve...
Për çdo ditënatë,e hirtë kjo përditshmëri
Jeta,Uni,ku...nuk e di,nuk e di.....
ILIRI,TOKË E BEKUAR
Pamë dritë edhe në errësirën e thellë,
Prekëm diellin edhe në gjysmën e natës,
Shkëlqeu hëna edhe në mesditë,
Me 28 Nëntor u valëvit Ditë e Pavarësisë
Puthëm ëndrrën,Iliri,tokë e bekuar
Shqipëri,500 vite e cunguar,
Tokë shqiptare me gjak e ujitur,
Kështjellë Iliriane në piedestal ngritur.
28 Nëntorin e kemi skalitur në gurin e lashtë,
Dashurinë më të madhe kombëtare,
Flamurin me Shqiponjën krenare,
Do jetojmë dhe vdesim për trojet shqipëtare!
PASAPORTË SHPIRTI
Më dehë kjo kohë e artë,më nxehë
Në tela kitare drithëron zemra
Pasaportë ujvarash në burim ndjenjash
Shetis,dremis ku ma ka ënda,
Çdo cep,çdo pjesë,çdo lakesë pa gjemba.
Në këngë zogjësh përthyhet shpirti,
Në aeroport yjesh parakaloj furishëm
Te stacioni i ëndrrave mrizoj magjishëm,
Të shuaj etjen në aromë filizi
Strehë kam një yll me kurorë mbreti
Jetoj-udhëtoj me pasaportë shpirti!